Mirësevini, [ Regjistrohu | Hyr

Pyetje të zakonshme

1. Sa oferta mund të publikoj tek 100oferta.com?

Mund të publikoni një numër të pakufizuar ofertash, mjafton të mos përsërisni ofertat.

 

2. A është çdo njoftim i ofertave pa pagesë?

Po. Çdo njoftim i ofertave është dhe do të jetë gjithmonë FALAS, pa asnjë kusht të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Kjo përfshin gjithashtu edhe shpërndarjen në rrjetet sociale.

 

3. Si mund ta publikoj ofertën edhe në faqen Facebook 100oferta?

Ofertat e reja, me fotografi dhe përshkrim të saktë mund të publikohen edhe në rrjetet sociale pas pak minutash, përfshi faqen Facebook 100oferta

 

4. Si mund ta publikoj përsëri në faqen e parë ofertën?

Thjesht duke klikuar ikonën që gjendet në fund të ofertës së publikuar, ose tek paneli i përdoruesit duke klikuar “Menaxho njoftimet”. Për më tepër ju lutem lexoni “Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

 

5. Si mund ta mbaj ofertën gjithmonë në faqen e parë?

Kjo është reklamë për ofertën tuaj. Për më shumë informacion ju lutem lexoni: Disa nga mundësitë e reklamimit tek 100oferta.com

 

6. Sa kohë qëndron oferta e publikuar tek 100oferta.com?

Ofertat publikohen fillimisht për 100- 150 ditë, por pas kësaj periudhe ju mund ta ripublikoni ofertën pa pritur miratim tek “Ndrysho ofertat”. Praktikisht, oferta vazhdon të jetë e publikuar, derisa të gjeni blerësin.

 

7. A mund të regjistrohem me llogarinë time Facebook, Twitter ose Google+ ?

Ky opsion ka qenë i vlefshëm deri në Gusht 2014, por për arsye të llogarive të paverifikuara në rrjetet sociale, çdo përdorues duhet të regjistrohet me një email direkt tek 100oferta.com

 

8. Pse është fshirë oferta ime?

Ofertat e publikuara fshihen vetëm në rast se:

– shkelin Rregulloren

– janë të përsëritura

– ka kaluar më tepër se 3 muaj nga koha e skadimit

 

9. Oferta ime nuk është lexuar shumë. Çfarë duhet të bëj?

Formulimi i ofertës ka shumë rëndësi për leximin nga vizitorët e interesuar, gjithashtu çmimi që keni vendosur mund të jetë shkaku kryesor. Për më tepër ju lutem lexoni: Si të formuloni një ofertë të suksesshme

 

10. Disa nga postuesit kanë profil të verifikuar. Ç’do të thotë kjo?

Kjo shenjë tregon se postuesi i ofertës është verifikuar nga 100oferta.com si një postues korrekt, me kontakte të konfirmuara dhe informacion të vërtetë. Gjithsesi 100oferta.com nuk garanton asnjë veprim kontraktual apo financiar mes shitësve dhe blerësve, që kontaktojnë nëpërmjet ofertave të publikuara tek 100oferta.com.

Profili i verifikuar tregon se postuesi ka një sjellje korrekte me përdoruesit e 100oferta.com, por mban përgjegjësi për çdo informacion të postuar në ofertat e publikuara tek 100oferta.com. Për më tepër ju lutem lexoni: Profil i verifikuar nga 100oferta

 

11. Më në fund e shita atë që doja të shisja, po tani?

Veprimi më i mirë që mund të bëni është ta deklaroni “të shitur” tek paneli juaj që shfaqet kur klikoni “Menaxho njoftimet”. Në këtë mënyrë nuk do të shqetësoheni më nga telefonatat. Veprimi tjetër është ta fshini ofertën tuaj nga paneli juaj dhe automatikisht fshihet edhe nga 100oferta.com.

 

 12. Si mund të raportoj një ofertë të parregullt?

Tek 100oferta.com çdo postues i ofertave regjistrohet dhe poston oferta nga një adresë IP, e cila nuk bëhet publike, por mbahet nga 100oferta.com për arsye sigurie. Gjithsesi nëse vëreni një ofertë të parregullt, ju lutem raportojeni atë tek butoni në fund të ofertës. Nëse doni të dini më shumë për sigurinë e përdorimit të 100oferta.com, ju lutem lexoni: “Këshilla për përdorim të sigurtë të 100oferta.com”

 

Nëse keni pyetje të tjera ju lutem na shkruani më poshtë, ose tek info@100oferta.com

5 përgjigje deri “Pyetje të zakonshme”

  1. andia03/04/2015 @ 12:25

    pershendetje….doja tju pyesja nese ne faqen tuaj,njerezit a mund te reklamojne edhe per lloje te ndryshme fidanesh nqse duan ti shesin,,?faleminderit

    • Patjeter, mjafton te respektohet rregullorja si per publikimin e gjithe ofertave te tjera.
      Nqs. nuk gjeni nje kategori te pershtatshme per te postuar oferten tuaj, mund te zgjidhni kategorine: “te ndryshme” -> “njoftime”

  2. linda109/05/2017 @ 10:14

    pershendetje
    me daten 10.05.2017 behet 1 vit nga publikimi i ofertave.si mund ta ndryshoj dt,?dhe per nje vit tjeter?

  3. linda111/05/2017 @ 08:52

    ok,ju falenderoj

Shkruaj një përgjigje!

Ju duhet të keni hyrë për të shkruar një koment.

Info-treg

  • Marketingu Online për Hotelet

    prej në 23/05/2017 - Comments Off on Marketingu Online për Hotelet

    Nuk ka rëndësi nëse keni vetëm dy dhoma që i jepni me qira për pushime, një hostel të vogël, çadra kampingu, apo një hotel me 3 yje: ju keni nevojë të bëni marketing online për të komunikuar me ata që janë duke planifikuar pushime, në mënyrë që të bëhen klientët tuaj. Ndryshe nga një biznes […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.c...

    prej në 20/05/2017 - Comments Off on Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e mark...

    prej në 09/05/2017 - Comments Off on Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

  • Profil i verifikuar nga 100oferta

    prej në 05/05/2017 - Comments Off on Profil i verifikuar nga 100oferta

    Kjo shenjë tregon se postuesi i ofertës është verifikuar nga 100oferta.com si një postues korrekt, me kontakte të konfirmuara dhe informacion të vërtetë, megjithatë 100oferta.com nuk garanton asnjë veprim kontraktual apo financiar mes shitësve dhe blerësve që kontaktojnë nëpërmjet ofertave të publikuara tek 100oferta.com. Profili i verifikuar tregon se postuesi ka një sjellje korrekte me […]

  • PINBA ju lidh me njerëzit, bizneset dhe ...

    prej në 05/05/2017 - Comments Off on PINBA ju lidh me njerëzit, bizneset dhe ju ofron mundësi punësimi

    PINBA është një aplikacion i suksesshëm, që integron hapësirën sociale me atë profesionale. PINBA të sjell më afër me profesionistët si ty, të prezanton para një komuniteti të madh ndërkombëtar dhe të hap një botë të madhe mundësish për punësim jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Shumë kompani të regjistruara tek PINBA janë të […]

total