Mirësevini, [ Regjistrohu | Hyr

Si funksionon

Më poshtë do të gjeni disa shpjegime për mënyrën se si funksionon 100oferta.com:

Si të kërkoni:

Janë dy mënyra shumë të thjeshta dhe efikase për të kërkuar diçka që doni të blini, apo shërbim që doni të merrni nga njoftimet dhe ofertat e publikuara tek 100oferta.com

1. Kërkoni nëpërmjet kategorive. Në faqen kryesore shfaqen 9 kategoritë kryesore, të cilat ndahen në nënkategori të tjera. Klikoni tek një prej kategorive (ku interesoheni), p.sh. AUTOMJETE dhe;

do të shihni që shfaqen gjithë njoftimet për automjete sipas rradhë së njoftimit, ndërsa në të djathtë keni nënkategoritë ku mund të klikoni për të zgjedhur vetëm nënkategorinë ku interesoheni, psh.VETURA dhe më pas zgjidhni përsëri nënkategorinë për llojin e veturës, p.sh. VW

Ose klikoni tek menuja kryesore “Kategori” dhe do t’ju shfaqet një tabelë me gjithë kategoritë dhe nënkategoritë e njoftimeve. Zgjidhni direkt kategorinë ose nënkategorinë që doni (p.sh. “1+1”, nën kategorinë “Me qira”) për të lexuar gjithë njoftimet e 1+1 që jepen me qira.

2. Kërkoni tek kutia e kërkimit. Filloni të shkruani fjalën kryesore të asaj çfarë po kërkoni dhe automatikisht do t’iu shfaqen alternativat me këtë fjalë kyçe (jo tag). Nëse doni ta përshpejtoni kërkimin zgjidhni dhe kategorinë kryesore, p.sh. fjala “Apa…” tek kategoria “Prona”. Më pas shtypni ikonën e kërkimit:

 

Si të regjistroheni:

1. Për të publikuar një njoftim ju duhet të keni llogarinë tuaj, pra të regjistroheni. Klikoni lart në të djathtë të ekranit “Regjistrohu”. Në formën që iu shfaqet plotësoni:

Emër përdoruesi (vetëm gërma të vogla dhe numra, pa hapësira boshe); dhe

Email (duhet të jetë i vlefshëm, sepse do të merrni password nëpërmjet Email-it).

Pas kësaj hapni Email-in tuaj dhe merrni aty Password-in. Për të hyrë në llogarinë tuaj klikoni “Hyr” në cepin e djathtë, lart të ekranit.

2. Por ka edhe më thjesht. Nëse keni një llogari në Facebook, Twitter, Google, Yahoo, WordPress, ju hyni direkt duke klikuar tek cepi i djathtë, lart “Hyr” dhe ikonën e rrjetit ku keni llogari. Në këtë mënyrë jeni i regjistruar dhe mund të filloni të postoni njoftimet tuaja.

Si të postoni një ofertë:

1. Pasi keni hyrë në llogarinë tuaj klikoni “Posto një ofertë”. Postimi i ofertave është FALAS.

2. Zgjidhni kategorinë ku do të postoni: p.sh. 1. Automjete – 2. Vetura – 3. Fiat dhe klikoni “Vazhdo”

3. Plotësoni fushat. Fushat me * duhet të plotësohen patjetër.

4. Lexoni rregulloren dhe nëse jeni dakord me të, klikoni “Dërgo njoftimin”. Sapo të aprovohet njoftimi do të shfaqet menjëherë në website.

Si të përdorni panelin tuaj

1. Klikoni tek “paneli im” lart, në të djathtë të ekranit.

2. Nëpërmjet panelit tuaj ju mund të kontrolloni sa herë është lexuar njoftimi juaj, deri kur është i vlefshëm, mund ta ndryshoni njoftimin (tek ikona e lapsit), pezulloni përkohësisht, apo ta deklaroni të shitur.

3. Në të djathtë keni menunë e opsioneve të përdoruesit, informacionin e llogarisë tuaj, të cilat mund t’i ndryshoni dhe statistika.

Si të fshini një njoftim nga platforma:

Nëse ju doni ta fshini një njoftim para se të përfundojë afati kohor, pasi është shitur, apo për ndonjë arsye tjetër, ju lutem njoftoni tek: info@100oferta.com, duke dërguar emrin e përdoruesit dhe “Referencë njoftimi ID”.


Nëse keni probleme me regjistrimin, postimin e njoftimeve, apo nuk gjeni kategorinë që ju përshtatet, ju lutem kontaktoni: info@100oferta.com

 

18 përgjigje deri “Si funksionon”

  1. Fredi23/02/2012 @ 20:09

    Komplimenta shume bukur

  2. Fatosi01/05/2012 @ 12:54

    dua te antaresohem

  3. dritana pobrati03/05/2012 @ 09:50

    dua te regjistrohem

  4. Pershendetje,

    njoftimi juaj eshte publikuar në linkun e meposhtem:
    http://100oferta.com/ads/11-60-m%C2%B2-plus-garazh-16-m%C2%B2-2/

  5. ne cfare kategorie te postoj njoftimin per shitje linje prodhimi.faleminderit

  6. anila21/06/2012 @ 21:11

    Pergezime

    • hamzai25/12/2012 @ 09:49

      jap me qera nje ambjent 48 m2 bosh , mund te perdoret per zyre, studio, ambjent banimi , klinike , farmaci , etje .

      • I nderuar z.Hamza, ju mund te njoftoni tek: http://100oferta.com/add-new/ duke u regjistruar, ose duke hyre me llogarine tuaj te Facebook, Google, ose Yahoo – eshte shume e thjeshte, ju tekstin e keni, mjafton te shtoni kontaktet dhe adresen e ambjentit. Kjo eshte nje hapesire vetem per komente dhe njoftimi juaj per “ambjent me qira” nuk mund te lexohet nga vizitoret e 100oferta.com…

  7. MEQE PATA RASTIN TE GJEJ KTE FAQE SHPRESOJ TE GJEJ MJETIN E DUHUR SEPSE PO KERKOJ NE FAQE TE TJERA QE NUK JAPIN TE DHENA PER MJETIN

  8. zyreekspertekontabel07/09/2013 @ 10:16

    ku mund te ndyshoje passwordin

    • Pershendetje,

      ne emailin tuaj ju vjen nje fjalekalim (qe te themi te drejten nuk ka mundesi te mbahet mend :)) dhe nje link nga ku ju mund te hyni ne profilin tuaj. Perndryshe klikoni “Hyr”, futni emrin e perdoruesit dhe fjalekalimine vjeter. Klikoni “Profili im”, ndodhet ne anen e djathte dhe rishikoni te dhenat tuaja. Ne fund vendosni fjalekalimin e ri dhe mos harroni te klikoni “Ruaj ndryshimet”. Faleminderit qe njoftoni tek 100oferta.com
      Jeni gjithmone te mirepritur!

  9. Ka kosto per publikimin e njoftimit??

  10. wwwfizedaja1@gmail.com21/10/2016 @ 16:52

    Me falni ne oferten time nuk eshte shfaqur nr cel

Shkruaj një përgjigje!

Ju duhet të keni hyrë për të shkruar një koment.

Info-treg

  • Këshilla për një udhëtim të shkurtër tur...

    prej në 15/07/2017 - Comments Off on Këshilla për një udhëtim të shkurtër turistik

    1. Krijo një itinerar Kur ndërmerrni në një udhëtim të shkurtër, është e rëndësishme që të planifikoni me kujdes kohën tuaj. Nëse nuk planifikoni orët dhe ditët, mund të përfundoni duke humbur diçka që dëshironi të shihni. Një itinerar i mirë përfshin paraprakisht udhëzime, harta dhe informacione të rëndësishme për vendet që po vizitoni. Spontaniteti […]

  • Krahasimi i makinave evropiane, japoneze...

    prej në 04/07/2017 - Comments Off on Krahasimi i makinave evropiane, japoneze dhe amerikane

    Në këtë epokë të globalizuar, nganjëherë nuk është e lehtë të dallosh dy objekte të ngjashme që janë bërë në vende krejtësisht të ndryshme dhe kjo është e vërtetë kryesisht në rastin e makinave. Në ditët e sotme, makinat prodhohen në të gjithë botën, kështu që ndoshta nuk është e saktë t’i etiketojmë ato plotësisht […]

  • 15 arsye pse duhet të vizitoni Shqipërin...

    prej në 30/06/2017 - Comments Off on 15 arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë

    Publikuar nga Alexander Waltner (Suedi) Dëshironi të vizitoni Shqipërinë? Zgjedhje e mirë! E kam bërë vitin e kaluar dhe u kënaqa. Deri tani është një nga vendet e mia të preferuara, dhe këtu janë 15 arsye pse të gjithë duhet të vizitojnë Shqipërinë në vitin 2017! Është ende një vend relativisht i pashkelur Sa njohuri […]

  • Tregu i pronave në bregdetin e Adriatiku...

    prej në 26/06/2017 - Comments Off on Tregu i pronave në bregdetin e Adriatikut. A mund të konkurojë Shqipëria?

    Luhatjet e tregut të pronave në bregdetin dalmat Pas një recesioni të gjatë prej 6 vitesh (2009-2015), tashmë ekonomia e Kroacisë është në rritje, ç’ka pritet të forcojë në mënyrë të natyrshme edhe  tregun e pronave. Një rikuperim i çmimeve po ndodh edhe në kryeqytet Zagreb dhe vitet e ardhshme pritet një rimëkëmbje edhe për […]

  • Shqipëria në listen e 30 vendeve të përz...

    prej në 25/06/2017 - Comments Off on Shqipëria në listen e 30 vendeve të përzgjedhura nga Forbes

    Forbes: 30 vendet më të lira për të udhëtuar në vitin 2017 Nga: Stephanie Parker – bigworldsmallpockets.com Ky cep i harruar i Evropës është një destinacion i shkëlqyer për çmime të lira të turizmit në një kontinent shumë të shtrenjtë. Me plazhe fantastike përgjatë bregut të saj, duke përfshirë portin e peshkimit të Sarandës, Shqipëria […]

total