Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Këshilla për përdorim të sigurtë të 100oferta.com

Edhe pse do të donim të mendonim se gjithkush është i sinqertë dhe i respektueshëm, për fat të keq kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Mashtrimet janë një realitet i internetit. Pavarësisht nga kjo, 100oferta përpiqet të krijojë një komunitet të sigurt online, ku përdoruesit mund të lidhen me njëri-tjetrin thjesht, me këshilla dhe informacion në lidhje me ofertat e publikuara prej tyre.

100oferta nuk trajton shkëmbimet e parave mes blerësit dhe shitësit dhe nëse dikush ju thotë ndryshe, ndoshta po përpiqet t’ju mashtrojë.

Gjithmonë tregohuni i kujdesshëm me informacionin personal, të dhënat financiare, apo pagesat e çdo lloji për njerëzit që nuk i njihni personalisht.

Tashmë që mijëra individë dhe biznese përdorin çdo ditë 100oferta.com, disa këshilla për sigurinë tuaj janë të domosdoshme.

  1. 100oferta.com është një faqe interneti që publikon ofertat e tregut shqiptar. Edhe në rastet kur ndonjë ofertë vjen nga shtetas shqiptarë jashtë hapësirës shqipfolëse, ju keni mundësi të hulumtoni rreth aktivitetit të postuesit. Pra, gjithmonë keni mundësi të takoheni fizikisht, ballë për ballë dhe jo vetëm online, me këdo që ka publikuar një ofertë dhe kjo është mënyra më e mirë për të shmangur çdo mashtrim të mundshëm.
  1. Kërkesat për të përdorur shërbimet e transferimit të parave si Western Union ose MoneyGram nuk janë të destinuara për transaksione mes personave të panjohur. Dikush që ju kërkon një transfertë të tillë ka shumë gjasa të jetë një mashtrues. Një mashtrim i zakonshëm është kur ju dërgojnë email duke kërkuar para për t’Ia dërguar një miku apo të afërmi. Mos kryeni kurrë transaksione me të panjohur, gjithmonë takohuni fizikisht me shitësit.
  1. Nëse ju vjen një email gjoja nga 100oferta.com (apo ndonjë faqe tjetër) duke iu kërkuar të dhënat tuaja personale si: emër përdoruesi, fjalëkalime, të dhënat e kartës së kreditit etj, ky është një email i rremë. 100oferta.com dhe shumica e faqeve të tjera, kurrë nuk do t’ju dërgojnë email për të ekzaminuar të dhënat tuaja.
  1. Nëse dikush merr përsipër të publikojë një ofertë në emrin tuaj me pagesë, ky është mashtrim. Pagesa të kërkuara fizikisht ose online nga faqe të mirënjohura për pagesa online si eBay ose PayPal, nga persona të tjerë në emrin e 100oferta.com janë të gjitha mashtrime. Tek 100oferta.com çdo njoftim i ofertave, pa asnjë kushtëzim, është dhe do të jetë gjithmonë FALAS.
  1. Kujdes nga oferta të tilla si “puno nga shtëpia” apo “kredi me interes zero”. Këto oferta nuk janë publikuar dhe nuk do të publikohen në asnjë mënyrë tek 100oferta.com, por edhe nëse lexoni një të tillë në faqe të tjera, duhet të keni kujdes, sepse bëhet për qëllime mashtrimi, ose veprime të paligjshme financiare.
  1. Tek 100oferta.com çdo postues i ofertave regjistrohet dhe poston oferta nga një adresë IP, e cila nuk bëhet publike, por mbahet nga 100oferta.com për arsye sigurie. Gjithsesi nëse vëreni një ofertë të parregullt, ju lutem raportojeni atë tek butoni në fund të ofertës.
  2. Përveç kontakteve që ju vendosni kur postoni një ofertë, 100oferta.com lejon mundësinë e komunikimit mes shitësve dhe blerësve nëpërmjet mesazheve mes email-eve të tyre. 100oferta.com nuk ka mundësi të kontrollojë përmbajtjen e mesazheve në email, por nëse mendoni mesazhet janë SPAM, me gjuhë fyese, pa lidhje me interesin për ofertën apo shqetësues, ju keni mundësi të bllokoni adresën IP që gjendet në fund të email-it, ose ju lutem postojeni atë email siç është (forward) tek info@100oferta.com

Nëse jeni një vizitor i 100oferta.com, që po kërkoni të blini diçka, ju keni mundësi që të raportoni çdo ofertë, të cilën e gjykoni si të parregullt, nëpërmjet një butoni të vendosur në fund të ofertës. Në këtë mënyrë ju ndihmoni të gjithë komunitetin shqiptar në internet.

Nëse vini re ndonjë problem tjetër që lidhet me sigurinë në internet mos hezitoni të na shkruani tek info@100oferta.com.

Faleminderit!

Shkruaj një përgjigje

Ju duhet të keni hyrë për të komentuar.

Info-treg

  • Parimet themelore të dizajnit për dekori...

    by në 12/01/2018 - Comments Off on Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve n...

    by në 11/01/2018 - Comments Off on 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një interv...

    by në 10/01/2018 - Comments Off on 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e mark...

    by në 09/01/2018 - Comments Off on Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

  • Si të përgatiteni për një intervistë pun...

    by në 08/01/2018 - Comments Off on Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

total