Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Yjet e hoteleve, a tregojnë plotësimin e kritereve?

Info-Treg 07/08/2013

Informacioni më i rëndësishëm që marrim menjëherë nga një hotel është numri i yjeve. Shpesh shumë njerëz zgjedhin sipas këtij kriteri bazë edhe rezervimin në një hotel. Disa kërkojnë hotel me një yll për çmime më të lira, ndërsa të tjerë kërkojnë me 4 apo 5 yje për shërbimin më të mirë. Po çfarë e dallon një hotel me 2 yje nga një hotel me 3, ose 4 yje?

Vlerësimi i hoteleve me yje është gjithmonë në evolucion dhe ndryshon nga vendi në vend, por vitet e fundit “Hotelstars Union” arriti të harmonizojë klasifikimin e hoteleve në të gjithë Evropën dhe zonat përreth. Disa vende kanë pranuar kriteret e “Hotelstars Union” dhe pritet që ky kriter do të aplikohet në të gjithë Evropën.

Për të kuptuar më mirë kriteret e vendosura shërben ky infografik, i cili paraqet të gjitha shërbimet dhe objektet që janë të detyrueshme për hotelet, sipas vlerësimit të tyre me yje. Gjithashtu kjo mund t’ju shërbejë për të ndihmuar të zgjidhni hotelin që dëshironi dhe të gjykoni nëse yjet e vendosur mbi hyrjen e hotelit janë të vërtetë, apo jo.

yje hotele

Vendi ynë ende nuk është në listën e atyre vendeve që kanë zgjedhur të unifikojnë kriteret për vlerësimin e yjeve të hoteleve dhe shpesh shumë klientë mbeten të shgënjyer nga vetëvlerësimi i hoteleve tona. Si ka qenë përvoja juaj rreth kësaj çështje? Ju mund të komentoni më poshtë për përvojat tuaja në hotelet e Shqipërisë, apo jashtë vendit për plotësimin e kritereve të vlerësimit!

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total