Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Vodafone Albania, së shpejti teknologjia 4G

Lajme-Treg 12/02/2015

Vodafone Albania njoftoi se ka nisur fazën e testimit të teknologjisë 4G/LTE në rrjetin e vet dhe së shpejti klientët do të mund të përfitojnë shërbime data më të shpejta se kurrë.

Pak kohë më parë, AKEP mori vendim për zhvillimin e tenderit për dhënien në perdorim te brezave të frekuencave GSM 1800, me date 2 Mars 2015 duke i dhene mundesine sipermarresve te komunikimeve elektronike te ofrojne 4G/LTE.

LTE (4G) është prezantuar tashmë në shumicën e tregjeve Europiane ku rezulton te kete ndryshuar rrënjësisht eksperiencën e navigimit në internet nëpërmjet celularit. Shumë shpejt edhe klientet Vodafone do të mund të ndajnë të njëjtën eksperiencë me ta pasi me marrjen e spektrit, kompania planifikon të nisë ofrimin e sherbimeve 4G brenda Majit 2015 në Tiranë dhe më tej do të shtrihet në gjithë Shqiperinë.

Falë 4G, klientët Vodafone do të kenë mundësi të përdorin internetin në celular më shpejt, më thjeshtë dhe në më shumë vende se kurrë . Prej kohësh, kompania Vodafone Albania ka nisur intensivisht punën dhe investimin për të rritur kapacitetetet dhe për të ndërtuar një rrjet modern me qëllim mundësimin e një cilësie maksimale të kesaj teknologjie të re dhe revolucionare për tregun e telekomunikacionit ne Shqipëri.

Teknologjia 4G/LTE ofron shërbime të dhënash me një shpejtësi të pakrahasueshme që aktualisht është 3 deri ne 4 herë me e lartë se 3G . Falë këtyre parametrave klientët do të mund të shkarkojnë video, lojra, aplikacione, filma dhe stream në kohë reale, shumë thjeshtë dhe duke kursyer kohë. Falë cilësisë dhe shpejtësisë së lartë të transmetimit, teknologjia 4G/LTE , do të hapë rrugën nje varieteti shërbimesh të reja të pa provuara me parë ne tregun shqiptar

Rjeti i Vodafone Albania mbulon me shume se 99% te popullësisë duke i mundësuar klienteve Vodafone shërbime komunikimi në çdo moment dhe kudo që të ndodhen me çmimet më konkurruese në treg. Investimet e vazhdueshme në tregun e telekomunikacionit janë në fokusin e kompanisë me qëllimin e vetëm për ti ofruar klientëve shërbime dhe produkte të një cilësie të pakrahasueshme.

594 herë e lexuar, 2 herë sot

  

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total