Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Vodafone Albania dhe Kryqi i Kuq ndihmojnë familjet e prekura nga përmbytjet‏

Lajme-Treg 07/02/2015

Vodafone Albania nëpërmjet Fondacionit Vodafone Albania u vjen në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet nëpërmjet një pakete ndihmash.

Fondacioni Vodafone Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar njoftuan nisjen e shpërndarjes së ndihmave me ushqime dhe batanije për 500 familjet e evakuara nga përmbytjet në zonat e prekura dhe veçanërisht në Fier e  Vlorë, ku dëmi është më i madh.

Drejtori i Fondacionit Vodafone Albania, Albi Greva u shpreh: “Në këto momente, nevoja nuk është vetëm emergjente. Ajo thërret për kontributin e të gjithëve. Ndaj do të donim të inkurajonim komunitetin e biznesit, institucionet dhe qytetarët qe të kontribojnë me çfarë munden për të ndihmuar njerëzit në nevojë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Ndihma jonë kerkohet sot, sepse nesër për ta është vonë”.

Sekretari i Pergjigjtshem i Kryqit te Kuq Shqiptar Artur Katuci tha se “Vullnetarët dhe aktivistët e Kryqit te Kuq Shqiptar janë në terren prej ditesh. Jemi në fazën e shpërndarjes se ndihmave për një numër të konsiderueshëm familjesh të prekura në zonat e përmbytura. Partneriteti me Fondacionin Vodafone Albania mundësoi realizimin e operacionet tona të para te menjëhershme për të cilat jemi në koordinim me autoritetet lokale. Është institucioni i parë që na ka telefonuar për të kontribuar në mënyrë të menjëhershme”.

Nuk ka tag

503 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit

total