Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Vlerësimet e vizitorëve të huaj për hotelet shqiptare

Info-Treg 02/07/2012

Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik. Nga viti në vit numri i të huajve që vizitojnë vendin tonë rritet dhe po kështu edhe numri i hoteleve dhe familjeve që japin ambjentet e tyre me qira për pushues e turistë në vende bregdetare e malore. Shqiptarët shquhen me të drejtë për mikpritjen e tyre, por bashkë me përgëzimet dhe fjalët e mira vijnë edhe kritikat, që  të themi të drejtën nuk priten edhe aq mirë. Megjithatë sot turizmi është një industri fitimprurëse dhe duke e parë si të tillë do ishte shumë më mirë, që kritikat e vizitorëve tanë t’i kthejmë në fitimprurëse, duke eleminuar ato mangësi, që ndoshta ne nuk mund t’i shohim me sytë tanë. A është turisti mik? Jo. Turisti nuk është më mik, sepse ai paguan për një shërbim që ne e reklamojmë dhe pretendojmë se e kemi. Dhe për sa kohë që turisti paguan, ai është klient dhe për ta patur klient ne duhet ta trajtojmë si të tillë.

Si vlerësohen shërbimet e hotelerisë në Shqipëri nga sytë e turistëve? Kemi zgjedhur rastësisht disa vlerësime të skajshme për hotelet në Shqipëri. Në fillim “lajmi i keq”. Disa prej turistëve që kanë vizituar vendin tonë kohët e fundit, janë përballur me probleme që mund të shmangen, ose të rregullohen pjesërisht. Nga pakënaqësitë e tyre bie në sy më tepër pastërtia, funksionimi i internetit, reklamimi jo korrekt i hotelit në internet, gatimi, etj. Ndërsa në pjesën e dytë kemi “lajmin e mirë“. Edhe pse shumica e hoteleve janë të rinj dhe nuk trashëgojnë ndonjë traditë të gjatë, kanë bërë hapa të mëdhenj para duke u krahasuar me hotelet më të mira të rajonit.

 

Vlerësimet ku shfaqen problemet:

 Hotel Berat

Hoteli duket jo i pastër dhe nga jashtë duket lumi Osum i ndotur. Lumi është i mbushur plot me plehra që janë hedhur gjithandej. …Banja ishte e vogël, e rregullt, por kishte një dush pa perde kështu që na duhej të mbanim ujin të mos përhapej gjithandej. Ndjehej erë cigare në gjihtë hotelin. Në katin sipër ishte një restorant i madh që menaxhohej dhe frekuentohej nga adoleshentë. Një mëngjes atje kishte një festë dhe restoranti u kthye në një klub vallëzimi…

 

Hotel Tiranë

Ndodhet në periferi dhe pak vështirë për t’u gjendur edhe sikur të kesh qënë më parë atje. Ka grumbuj me plehra përreth, po kjo është një gjë e zakonshme për Tiranën. Stafi flet pak anglisht dhe pak gjermanisht. Wifi ekziston vetëm në recepsion, jo në dhoma.

 

Hotel Durrës

Edhe pse është një nga hotelet më të shtrenjta, nuk duhet të presësh shumë. Muret në holl janë të zbukurua ende me piktura të komunizmit. Është një luks fals dhe çuditërisht nga këndvështrimi i njerëzve atje mund të krahasohet me Ritz Carlton (ku mund të gjesh dhomë edhe me gjysmën e çmimit të këtij hoteli në Durrës).

 

Hotel Tiranë

Edhe pse ka vetëm 5 vjet që është hapur, duket i vjetër dhe i lodhshëm…

 

Hotel Voskopojë

Një shërbyes na ndërroi çarçafët, por nuk dukeshin të larë mirë…

 

Hotel Tiranë

E zgjodha këtë hotel sepse reklamonte se kishte pishinë, madje në tarracë. Por u zhgënjeva kur gjeta një pishinë pa ujë në mes të Majit në temperaturë 26° C. Edhe sauna pa asnjë “paralajmërim për përdorimin” nuk funksiononte. Stafi nuk e pranoi që kishin reklamuar diçka që nuk funksiononte dhe as të bënin ulje çmimi për këtë. Gjithashtu në website ata shfaqin një foto me hapësirë dhe gjelbërim, por asgjë s’është e vërtetë. Hoteli gjendet në mes të një xhungle betoni në një nga vendet më të zhurmshme të Tiranës. Dera e dhomës sime kishte një kërcitje të përhershme. Mëngjesi ishte i keq dhe me një kafe që nuk pihej, pa asnjë zgjedhje tjetër.

 

Hotel Sarandë

Hoteli ishte me 4 yje, por unë mund t’i jap 1.5, Ata thanë se kishin internet në çdo dhomë, por s’ishte e vërtetë. Mëngjesi shumë i pakët.

 

Hotel Gjirokastër

Qëndrova në hotel 2 netë, por s’do të kthehem më kurrë. Një hotel i lirë, por larg qytetit. Cilësinë e dhomave dhe të shërbimit e vlerësoj 4 nga 10.

 

Hotel Gjirokastër

–              Mungonte perdja e dushit

–              Po ta gjeje derën e jashtme mbyllur duhet të trokisje rreth 15 minuta derisa dikush të dëgjonte

–              Na thanë se s’kishte interent nga moti i keq, por vumë re se kishin hequr fishat e internetit për dhomat

–              Gjatë natës ra shumë shi dhe kur u zgjuam pamë që uji kishte vërshuar në dysheme, ku për fat të keq kishim disa pajisje që u dëmtuan

–              Stafi nuk fliste anglisht dhe nuk kishte dëshirën për ta ndihmuar, veçanërisht një grua.

–              Nuk kishte ujë të ngrohtë në mëngjes.

 

Hotel Korçë

Nuk e di se si mund të japin vlerësime pozitive për këtë hotel, përveçse të jenë vetë pronarët. Dhoma ishte aspak tërheqëse dhe me pamje të keqe. Data e skadencës së sapunit ishte e disa muajve më parë (edhe pse sapunët nuk përdoren më nëpër hotele). Perdja e dushit ishte e cilësisë së keqe. Mëngjesi jo vetëm ishte shumë “koprac”, por edhe ishte më i keqi që kemi provuar ndonjëherë në ndonjë vend.

 

Hotel Korçë

Zgjodha këtë hotel sepse kishte çmimin më të lartë në qytet, por gjeta një surprizë të madhe: nuk kishte parkim fare. Dhoma ishte shumë e vogël me një dritare të vogël dhe mbante erë myk.

 

Hotel Ksamil

Hoteli është i pistë. Pronari është mashtrues dhe i pasjellshëm. Punonjësit e stafit janë hajdutë, më vodhën bizhuteritë.

 

Restorant Tiranë

Edhe pse restoranti frekuentohet shumë nga të huajt ushqimi është mesatar dhe shërbimi i ngadaltë dhe paorganizuar. Anitapastat pothuajse nuk ekzistojnë, ëmëlsirat nuk janë të mira dhe ka pak.

 

Vlerësimet e vizitorëve që kanë mbetur shumë të kënaqur nga prtija dhe trajtimi:

 

Hotel Berat

Gjatë katër netëve që qëndruam në këtë hotel nuk munda të gjej as edhe një problem të vogël. Pastërti, efiçencë, staf miqësor dhe që të ndihmon. Ushqimi shumë i mirë, pamje mahnitëse nga kati i sipërm.

 

Hotel Tiranë

U kënaqëm gjatë qëndrimit tonë në hotel. Suita ishte sidomos mbresëlënëse. Ushqimi Ishte i shkëlqyer dhe secili pjesëtar i stafit ishte shumë i sjellshëm. Të gjithë ishin të predispozuar të na ndihmonin, madje e këshilluan shoferin e taksisë të na çonte ku dëshironim. Do të kthehemi sërish kur të vijmë në Tiranë.

 

Hotel Tiranë

Hoteli është një oaz i qetë edhe pse në zonën më të populluar të Tiranës. Ka një kopësht të këndshëm për bar dhe “snacks”. Staf i shkëlyer dhe i fokusuar plotësisht tek klienti.

 

Hotel Pogradec

Gjithmonë qëndroj këtu kur vizitoj Pogradecin, Korçën ose Ersekën. Ka internet në dhomë, i pastër dhe ingrohtë edhe në dimër. Ushqimi është i mirë, ka tavë peshku me disa lloje. Hoteli ka një plazh të vogël afër dhe parking. Megjithatë është mirë t’i lajmëroni rreth një orë para për ta gjetur gjithçka gati.

 

Hotel Durrës

Është perfekte çdo gjë: shërbim i mirë, pishinë shumë e pastër, dhoma të mëdha, parking i sigurt. Që sot nuk do ta ndërroj më këtë hotel në Shqipëri.

 

Hotel Vlorë

Ky hotel është shtëpia juaj kur jeni larg. Dhomat shumë të rehatshme, ushqimi shumë i mirë, pamja e mrekullueshme nga deti, stafi shumë miqësor. Vendi i përkryer për të qëndruar në Vlorë.

 

Hotel Shkodër

Gjatë qëndrimit në Shkodër gjeta këtë hotel, të pozicionuar në qendër, miqësor, modern, pranë shëtitores. Ofron një mëngjes shumë të mirë nga ora 7:00 deri në 10:00. Dhomat janë të mëdha dhe të mobiluara në mënyrë funksionale. Ofrojnë internet në dhomë dhe pastrim.

 

Restorant Korçë

Së pari theksoj se është vështirë të gjesh ndonjë restorant tjetër që kombinon kaq mirë ushqimin e shijshëm me atmosferën e ngrohtë. Muret janë të veshur me gurë dekorativë. Buka dhe biskotat janë të prodhuara nga restoranti. Menuja është e plotë dhe kuzhinieri me përvojë të gjatë e i kulturuar.

Një përgjigje tek “Vlerësimet e vizitorëve të huaj për hotelet shqiptare”

  1. Alban29/08/2012 @ 11:45

    Shqiperia duhet shum me u pjek sa i perket Turizmit,
    Hotelet,Investime ne vitet e findit ka pasur shum mirepo sherbimi i hoteleve esht shum i ulet.
    Shqiperia nuk ka Kulture per turizem……..
    Infrastruktura e dobet edhe pse esht permirsu shum len shum per te deshiruar.
    Kanalizimi ujrat e zeza te cilat derdhen direkt ne det….skom koment

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Si të blesh një makinë në Gjermani

    by në 09/02/2017 - 0 Komente

    Blerja e një makinë të re ose të përdorur në Gjermani mund të jetë një sfidë, megjithatë ka shumë informacione që mund t’ju  ndihmojnë. Blerja e makinës në Gjermani mund të jetë e suksesshme sepse ka një numër shumë të madh makinash në shitje. Makinat e perdorura mund të gjenden me një çmim të mirë […]

20 shitjet e fundit

total