Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

“Vdekja” e PC nuk është e ekzagjeruar

Info-Treg 21/08/2013

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur një kompjuter ndërrohej me një të ri për çdo 3 vjet. Një mikroprocesor i ri nga Intel ose një përditësim i Windows-it të mrekullueshëm bënte që njerëzit dhe korporatat të zëvendësonin PC, që dukeshin jashtėzakonisht të vjetëruar. Por shitjet e PC po bien me rreth 14% nga viti në vit, pavarësisht lançimit të Windows 8. Ndërsa Microsoft dhe fansat e tij nuk duan ta pranojnë ende, se Windows 8 është një dështim. Dështimi për të gjeneruar shitje të reja është i keq, ndërsa  përshpejtimi i trendit të rënies së shitjeve të PC është i tmerrshëm. Në këtë pikë, duket qartë se Windows 8 është ngadalësuar në treg.

Me 79 milionë PC të shitur në tremujorin e parë, për Microsoft dhe Intel duket ende situatë e mirë dhe ndoshta nuk është koha për panik, por zakonisht të dyja kompanitë përdornin modelet e reja për të gjeneruar rritjen e shitjeve. Dhe ndërsa shitjet e PC shohin rënie, kërkesa për Tablete po shpërthen.

Nuk ka dyshim: Kjo është një mënyrë e rënies së tregut. Kjo është e vogël, vetëm 1% e vitit të kaluar, por 14% është shumë. PC, në fakt, është si dinosaurët e 66 milion viteve më parë. Një meteor ose kometë ishte vdekjeprurëse. Barëngrënësit gjigandë që kishin arritur deri në 80 ton, shpyllëzuan shumë tokë dhe madje duhej të shkonin shumë larg për ushqim. Grabitqarët e tjerë dhe ata që hanin mbeturinat e lëna luftuan për ekzistencë. Nuk ishte shenjë e mirë kur qielli u errësua dhe shpërthyen vullkanet. Prodhuesit e PC ndoshta mund ta ndjejnë këtë.

Konsideroni gjendjen e vështirë të HP dhe Dell, si gjigantët krenarë të botës PC. HP gati e shkatërroi biznesin e PC disa vite më parë. Me shitjet nën 24%, ata pothuajse e humbën emrin e madh të HP. Ndërkohë Dell përpiqet ta trajtojë si çështje private. Epoka e PC ka ardhur drejt fundit pas një drame me tre akte të luajtur gjatë dekadës së kaluar:

Akti 1 – Intel tregton shpejtësi për pushtet:

Për një kohë të gjatë, procesorët Intel u përhapën shpejt, njësoj si Ligjet e Moore, duke shtuar megahertz ose gigahertz çdo brez. Por mes dekadës së fundit, ajo u detyrua të tregtojë të njëjtën shpejtësi për pak përmirësime: cores të shumta. Kur PC Magazine testoi PC e tyre të parë dual-core Intel në prill të vitit 2005, ajo arriti në 3.7GHz. PC e sotme rrallë e arrijnë atë numër. Pse? Sepse procesori konsumon rreth 130 watt në atë shpejtësi kundrejt 1/10 e laptopit tuaj sot. Po, ajo ka 2 ose 4 “cores” (ose njësi të përpunimit), dhe në përgjithësi është më mirë, por jo impresionuese. Përmirësimet e performancës kanë qënë të pamjaftueshme.

Akti 2 – Kapitulli Windows ka përfunduar:

Microsoft nxorri Windows 7 në vitin 2009. Kjo ishte një OS e shkëlqyer, që përfundimisht plotësoi Windows XP, i cili kishte filluar 8 vjet më parë. Fakti që mori 6 vjet nga XP në Vista, të cilën njerëzit e urrenin, ndoshta nuk e ka ndihmuar. Por Windows 7 i dha përdoruesve një kënaqësi të përkohshme dhe një shpërblim, që Windows ishte pas gati 20 vitesh, më në fund i kompletuar.

Akti 3 – iPad fillon epokën tabletë:

Ishte vetëm një periudhë prej 3 muajsh mes daljes së Windows 7 dhe konferencës për shtyp të njoftuar nga iPad Apple, por kjo nuk dukej e rëndësishme. “iPad Apple nuk do të jetë thjesht një best-selleri i kompanisë më të mirë,” tha John Dvorak më 10 shkurt 2010. Dvorak ndoshta ishte ekspert i epokës PC. Deri tani Apple ka shitur 121 milion iPad. Dhe ndërsa shumica e shitjeve “zëvendësojnë”PC, tabletet Android janë gjithashtu në ditë të mira. Deri më tani, çfarë nuk është sipërfaqësore është vetë Microsoft, shitjet e të cilit kanë qenë minimale.

Por vdekja e PC nuk ka lidhje vetëm me tabletet, ka lidhje edhe me smartphone-t dhe botën në zhvillim. Për shumë njerëz, “kompjutera” janë pajisjet në xhepin e tyre, jo laptopët dhe desktopët. Shumë gjëra në lidhje me tabletet dhe smartphone-t, janë më të lehta për të ruajtur dhe përdorur dhe më pak të prirura për viruse. Intel, nga ana e tij, qëndron në këmbë duke bërë përmirësime të vogla, por është edhe agresiv në tregjet e tableteve dhe smartphone. Microsoft, i cili është përpjekur për të sjellë përvojën e tableteve me prekje me Windows 8, deri tani nuk ka bërë përshtypje tek konsumatorët, të cilët shohin versione të shumta të tableteve Surface, laptopë të shtrenjtë me Windows 8. Microsoft duhet të provojë përsëri me një përditësim, nuk ka asnjë zgjedhje. Problemi është se shumë njerëz kanë zgjedhur tashmë.

Mark Rogowsky | Forbes | 2013

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total