Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Ulen çmimet e apartamenteve në Shqipëri

Info-Treg 17/08/2014

Transaksionet për shitje banese, rivlerësim pasurie të paluajtshme, apo kredi për strehim sipas programit të Entit të Banesave, tashmë do të kenë si bazë vlerësimi tabelat e reja, sipas udhëzimit të qeverisë, publikuar në Fletoren Zyrtare më 15 gusht, i cili përfshin vlerat mesatare të shitjes së apartamenteve për gjithë zonat e Tiranës dhe për 70 komuna e bashki në të gjithë vendin.

 

Tirana

Sipas udhëzimi të Këshillit të Ministrave më të shtrenjta mbeten pjesa e ish-Bllokut dhe qendra e Tiranës, me vlerë prej 190.000 Lekë/m² (1360 Euro/m²), duke pësuar një rënie të lehtë nga 191.000 Lekë/m², që ishte një vit më parë. Po ashtu vihet re ulje e çmimit edhe për zona të tjera të njohura në kryeqytet, si Bulevardit Zogu i I. Zonat më të lira janë pjesa periferike afër Freskut dhe zona poshtë Unazës së Re, me çmime deri në 60.000 Lekë/m² (430 Euro/m²). Udhëzimi i qeverisë përfshin vlerat mesatare edhe për 70 bashki dhe komuna, ç’ka shërben për të orientuar shitësit apo blerësit e apartamenteve drejt çmimeve reale.

harta1

Harta e zonave administrative të Tiranës

 

Zona 1

Lagja “Ali Demi”

1/1 – nënzona afër bulevardit “Bajram Curri” 98,000

1/2 – pjesa më në periferi larg bulevardit 80,000

 

ZONA 2

Fillon nga Ministria e Jashtme, Pazari i Ri, Bashkia e Tiranës, vazhdon përgjatë shëtitores “Dëshmorët e Kombit” dhe zë gjithë pjesën lindore të saj. Kjo zonë përfshin dy krahët e Lanës që nga sheshi “Fan Noli”, Shkolla e Baletit, Rruga e Elbasanit, stadiumi “Qemal Stafa”, gjithë zona e Qytetit Studenti deri në periferitë e tij, një pjesë e Parkut të madh deri te Pallati i Brigadave dhe Sauku.

2/1 – 187,000

2/2 – 135,000

2/3 – 95,000

2/4 – 110,000

2/5 – 80,000

 

ZONA 3

Pjesa lindore e Tiranës, nga rruga “Bardhyl”, vazhdon në Porcelan në afërsi të malit të Dajtit

3/1 – Pjesa afër unazës 75,000

3/2 – Pjesa e sipërme 60,000

 

ZONA 4

Verilindja e Tiranës, pjesa e Rrugës së Dibrës, në të dy krahët e saj nga farmacia nr.10, zona e spitaleve, Alliasi, Shkolla e Bashkuar e deri në Kinostudio.

4/1 – Pjesa qendrore të zonës 70,000

4/2 – Periferia e zonës 60,000

 

ZONA 5

Ish-Blloku, zona te stadiumi “Selman Stërmasi”, zonën e Librit Universitar, Garda e Republikës, pjesa e Parkut të madh dhe ajo e Kopshtit Botanik, blloku i vilave në Selitë, që vazhdon deri te stacioni i fundit I Tiranës së Re.

5/1 – 190,000

5/2 – 131,700

5/3 – 107,000

5/4 – 80,000

 

ZONA 6

Përfshin pjesën perëndimore dhe kodrat përreth Kopshtit Zoologjik, pjesën mbrapa Qytetit të Nxënësve dhe Tregut Ushqimor deri në Kombinat dhe periferinë e tij.

6/1 – 65,000

 

ZONA 7

Është përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta”, nga rruga “Mujo Ulqinaku”, rruga “Skënderbeg” te blloku i ambasadave në lindje, Rruga e Durrësit në veri dhe Unaza e Re në perëndim.

7/1 – Rr. “M. Gjollesha” 120,000

7/2 – 100,000

7/3 – 85,000

7/4 – Unaza e Re e rreth Fushës së Aviacionit 65,000

 

ZONA 8

Veriu i Tiranës kufizohet nga rruga “Qemal Stafa” në jug, rruga “Bardhyl” dhe rruga “5 Maji” në lindje, rruga “Siri Kodra” dhe Rruga e Barrikadave në perëndim te Selvia. Vijon deri te Blloku i Magazinave.

8/1 – rrugët “Qemal Stafa”, “Tafaj”, “Ali Pashë Gucia” “Thanas Ziko”, “Riza Cerova” deri te rruga “Bardhyl”. 110,000

8/2 – Pjesa më veriore 100,000

8/3 – 72,000

 

ZONA 9

Shtrihet në perëndim të zonës 8

9/1 – Blloku përgjatë “Zogu I”, Rruga e Barrikadave, rruga “Fortuzi”, “Sulejman Pasha” deri te “Mine Peza” 130,000

9/2 – Stacioni i trenit e deri te Zogu i Zi 100,000

9/3 – “Don Bosko”, “Jordan Misja” 75,000

 

ZONA 10

Qendra e Tiranës, Rruga e Durrësit, rruga “Mihal Duri”, Rruga e Kavajës, rruga “Islam Alla”, pjesa e tregut çam, sheshi “Skënderbej”, rruga “Myslym Shyri”, “Dëshmorët e Kombit”.

10/1 – 145,000

10/2 – 140,000

10/3 – 100,000

 

ZONA 11

Veriperëndim i Tiranës. Përfshin Laprakën, Spitalin Ushtarak dhe arrin deri te “Zogu I Zi”, kufizuar nga Rruga e Durrësit dhe rruga “Don Bosko”

11/1 – Rruga “Don Bosko” 87,000

11/2 – Zbritja drejt Laprakës 75,000

11.3 – Pjesa e mbetur 70,000

 

Pavarësisht uljes së lehtë që kanë pësuar çmimet e apartamenteve, sipas Global Property Guide, Shqipëria duket se është pothuaj në të njëjtin nivel me vendet e rajonit, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bullgaria, ndërsa janë 2-3 herë më të ulëta se Greqia, Serbia, apo Kroacia. Nëse na lejohet të bëjmë një krahasim, Shqipëria ka çmimet më të ulëta të banesave krahasuar me vendet bregdetare, edhe pse të dhënat e statistikave shqiptare ende nuk merren për bazë, si të dhëna zyrtare nga GPG.

graf1

Çmimet mesatare për metër katror në Evropë

Grafiku i mësipërm i Global Property Guide, tregon çmimet mesatare për metër katror në Euro, për apartamente rreth 120 m² të vendosura në qendër të qyteteve më të rëndësishme të çdo vendi, ose qendrave administrative dhe financiare.

Çmimet e publikuara nga Global Property Guide janë të bazuara në hulumtimet për banesa, duke përdorur një metodë të thjeshtë, që në mënyrë sistematike skanon të dhëna nga ofertat e publikuara online (si tek 100oferta.com), për shitje dhe qira të apartamenteve e shtëpive.

Këto prona janë në gjendje të shkëlqyer, me pajisje të mira dhe janë rinovuar ose dekoruar brenda pesë viteve të fundit. Banesat e sapondërtuara dhe pronat e shitura që në ndërtim nuk janë të përfshira. Është e pritshme që çmimet e pronave të reja të jenë më të larta se çmimet e publikuara nga Global Property Guide.

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Si të blesh një makinë në Gjermani

    by në 09/02/2017 - 0 Komente

    Blerja e një makinë të re ose të përdorur në Gjermani mund të jetë një sfidë, megjithatë ka shumë informacione që mund t’ju  ndihmojnë. Blerja e makinës në Gjermani mund të jetë e suksesshme sepse ka një numër shumë të madh makinash në shitje. Makinat e perdorura mund të gjenden me një çmim të mirë […]

20 shitjet e fundit

total