Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Udhëtimi epik në Bjeshkët e Namuna

Promovim 26/05/2015

James Ottery nga gazeta e mirënjohur “The Telegraph” u ngjit në majat e Bjeshkëve të Namuna dhe tregon për eksperiencën e tij të paharrueshme.

Mos e lini emrin t’ju mbajë larg. Këto maja të qeta e të pashkelura mund të njihen si Bjeshkët e Namuna, por kur të jeni mes shpateve të tyre të fuqishme, “të bekuara” mund të tingëllojë një mbiemër më i mirë.

Për udhëtarët që pëlqejnë shtigjet e largëta, majat e thepisura dhe mikpritjen ballkanase, ky udhëtim do të shënojë një nga aventurat më të mëdha të verës. Shqipëria, në çdo formë, është një destinacion i shkëlqyer udhëtimi. Ajo është krenare, e bukur dhe e pasur në traditë – por ndryshe nga vendet e tjera, është e paharrueshme.

bjeshket e namuna shqiperi 1

Alpet Dinarike, ku përfshihen edhe Bjeshkët e Namuna, janë vetëm disa orë në veri të kryeqytetit. Fasadat gri të qyteteve ia lenë vendin livadheve të mbushura me lule. Lumenjtë e akullt gurgullojnë nëpër luginat e gjelbra. Shtigjet e qeta të barinjve gjarpërojnë mbi male, përmes pyjeve të ahut, nën hijet e të cilëve gjenden stanet.

 

A është ky udhëtimi më i lartë i Europës?

Kë është një udhëtim në një vend evropian, por jo si zakonisht, thellë në një qoshe të izoluar, por madhështore të kontinentit. Edhe pse shiu i verës është i rrallë, moti mund të ndryshojë aty për aty. Do t’ju duhet një xhaketë e papërshkueshme nga uji, bashku me një kapele dielli dhe disa pantallona të konvertueshme.

Do të ecni në këmbë për pothuajse një javë përmes peizazheve të mahnitshme. Në një pikë, gjurmët tuaja do të lenë shenjë mbi gurë në lartësinë 2,217 m, në malin e Arapit.

Mikpritja malësore këtu nuk është më pak e dobishme. Malet janë të populluar me fshatra të shpërndarë larg, kështu që akomodimi i zakonshëm mund të jetë në shtëpitë e vogla të fshatrave. Ju pret një dhomë me një pamje piktoreske dhe një vakt i bollshëm.

bjeshket e namuna shqiperi 2

Ka arsye pse udhëtarët e apasionuar pas hiking, flasin për Shqipërinë e Veriut me superlativa. Për këdo që vlerëson emocionin e vërtetë të aventurës jashtë rutinës, ka pak vende më tërheqës se sa majat gëlqerore të Ballkanit.

Pjesa më e madhe e maleve është e arritshme vetëm gjatë muajve të verës, ç’ka e bën shkëputjen nga bota e zakonshme edhe më tërheqëse. Shija e maleve plotësohet nga troftat e egra të pjekura dhe rakia e kumbullës.

Artikulli në origjinal: http://www.telegraph.co.uk/sponsored/travel/adventure-travel-clothing/11621436/europe-top-mountain-hike.html

   

909 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

total