Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Turizmi, hotelet do të kategorizohen me yje

Blog 05/04/2015

Tokat e zonave turistike mund t’u jepen investitorëve me 1 euro qira për 99 vjet.

Në projektligjin “Për turizmin” parashikohet që t’u jepet lehtësi kompanive që qeveria do t’u japë status “të veçantë”.

Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetit apo të njësive të qeverisjes vendore, që ndodhen brenda zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, brenda dy muajve nga miratimi i zonës, kalojnë në administrim të Ministrisë së Ekonomisë.

Parashikohet vënia në dispozicion e pasurisë së paluajtshme për ndërtimin e hoteleve dhe objekteve të tjera turistike. Kohëzgjatja e vënies në dispozicion është deri në 99 vjet.

Ligji parashikon edhe lehtësi të tjera, si transferimi i pronësisë te të tretët, i strukturave të veçanta akomoduese, që mund të bëhet me miratimin e ministrit.

Për investimet me statusin “Investime strategjike të veçanta” në turizëm është parashikuar edhe transferimi i së drejtës së pronësisë të pasurive të paluajtshme shtetërore tek investitori privat, nga ana e Këshillit të Ministrave. Kur vlerësohet nga qeveria, marrëveshja për realizimin e investimit strategjik miratohet me ligj të posaçëm në Kuvend. Gjithashtu, parashikohet që të vihet në dispozicion hapësira e plazhit, port turistik apo pontil i përhershëm. Ndërkaq, njësive vendore u vendoset si kusht marrja e pëlqimit paraprak të ministrit të Ekonomisë, për çdo ndërtim akomodues jashtë zonave turistike.

Risi në këtë projektligj është krijimi i sistemit kombëtar të klasifikimit sipas kategorive përkatëse të strukturave akomoduese. Klasifikimi është kusht detyrues për ushtrimin e veprimtarisë akomoduese. Urdhëron që brenda 18 muajve të vendosen “yjet”.

Pas miratimit të ligjit, hotelet nuk do të reklamojnë më nivele klasifikimi sipas dëshirës së tyre, pa përmbushur standardet. Çdo strukturë akomoduese do të riklasifikohet një herë në katër vjet.

I gjithë procesi i klasifikimit do të udhëhiqet nga Komisioni i Standardizimit të Veprimtarive Turistike, ngritja e të cilit parashikohet në këtë ligj. Organet përgjegjëse në fushën e turizmit do të jenë: ministria, Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit, Agjencia Kombëtare e Turizmit, degët territoriale të turizmit, Inspektorati i Turizmit, njësitë vendore, Komisioni i Standardizimit të Veprimtarive Turistike.

Dega territoriale krijohet si një strukturë administrative e ministrisë, ndërsa Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit do të funksionojë pranë çdo prefekture. Siç shihet, po shtohen katër institucione që do të merren me turizëm. Nga drafti kuptohet se qeveria ka në plan kalimin me shpejtësi të trojeve turistike tek investuesit me status “të veçantë”. Sipas ligjit, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme urdhërohet të kryejë regjistrim të veçantë për të gjitha pasuritë që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, për të cilat nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar. Regjistrimi i veçantë, kryhet brenda tre muajve nga miratimi i zonës turistike.

Ndërkaq, lejet e ndërtimit për struktura akomoduese jashtë zonave turistike, në rastet kur jepen nga bashkitë, duhet të marrin pëlqimin paraprak të ministrisë. Mënyra e kalimit të trojeve shtetërore tek investitorët është e njëjtë me atë që kanë përdorur më parë qeveritë socialiste dhe demokrate. Fillimisht jepet një status, më pas i kalohet pronësia ose i jepet toka me qiranë e famshme me vlerë 1 euro, që mban autorësinë e ish-kryeministrit Berisha. Nga kjo politikë trashëguam “fshatrat” turistike, që po hipotekohen aktualisht në favor të atyre që blenë apartamente apo vila buzë detit.

 

Klasifikimi

Çdo hotel do të ketë shenjat dalluese, sipas përcaktimit të mëposhtëm:

  •  “Bujtinë” standard
  •  “Fjetinë” standard, komfort
  •  “Kamping” standard
  • “Hotel” dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje
  •  “Motel” standard, komfort, superior
  •  “Resort” tre yje, katër yje, pesë yje
  •  “Qendër kurative” dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje
  • “Fjetje dhe mëngjes” (B&B) standard, komfort, superior

/ Gazeta Shqip

Nuk ka tag

664 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

total