Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Tregu i apartamenteve dhe makinave

Info-Treg 04/06/2016

Tregu i apartamenteve në shitje

Shitja e apartamenteve në Tiranë karakterizohet nga çmime të ndryshme që kryesisht varen nga pozicionimi. Në disa prej zonave të reja të banimit çmimet janë relativisht të ulëta, ku mund të gjeni një apartament që shitet edhe me 300 Euro/m², ndërsa në disa të tjera çmimet vazhdojnë të jenë të larta duke arritur edhe në 3000 Euro/m².

100oferta.com ka kryer një studim të tregut të shitjes së apartamenteve në kryeqytet, bazuar në ofertat e publikuara tek 100oferta.com për periudhën Janar – Maj 2016, ku vërehet se zona e Freskut dhe Unazës së Re janë zonat me çmimet më të lira në treg, me çmime mesatare respektivisht 486 Euro/m² dhe 509 Euro/m². N ë zonën e Komunës së Parisit apartamentet shiten me një çmim mesatar prej 785 Euro/m², ndërsa në zonën e ish Bllokut çmimi mesatar arrin në 1643 Euro/m² ose rreth 3.4 herë më i lartë se në zonën e Freskut. E ngjashme është edhe diferenca e çmimeve për apartamentet me qira.

100oferta cmimet mesatare apartamente 5

Aktivitet i lartë i shitjeve të apartamenteve vihet re gjithashtu edhe në periferi, kryesisht në zonat e Kamzës, Dajtit dhe Yzberishtit, ku çmimi mesatar për m² është akoma më i lirë. Ofertat për shitje apartamentesh, sidomos nga agjenci imobilare kanë ardhur duke u rritur në mënyrë të shpejtë vitin e fundit tek 100oferta.com. Kjo rritje e publikimit të ofertave është rrjedhojë e dy arsyeve kryesore: besueshmëria në korrektësinë e publikimeve të ofertave nga 100oferta.com dhe përhapja më e shpejtë e ofertave drejt grupeve të interesuara për blerje krahasuar me mënyrat e hershme tradicionale.

 

Tregu i makinave në shitje

Makinat më të kërkuara tek 100oferta.com vazhdojnë të mbeten VW Golf dhe Mercedes Benz C class, të ndjekura nga Ford, Reanult, Opel etj. Vihet re një interes më i madh nga blerësit për makinat ekonomike japoneze si Toyota Yaris dhe Corolla. Përsa i përket viteve të prodhimit, ofertat e makinave që marrin më tepër interes nga vizitorët janë vitet 2000-2005, ndërsa vazhdojnë të kërkohen dukshëm më tepër makinat me naftë.

100oferta cmimet mesatare makina 5

Ajo që kemi vënë re është se periudha për shitjen e një makine tek 100oferta.com është zvogëluar ndjeshëm duke patur raste të shitjes edhe brenda ditës, ndërsa mesatarisht nevojiten rreth 25 ditë.

Për të qenë më të suksesshëm në shitjen e makinave apo gjithçka tjetër tek 100oferta.com ju lutem lexoni: “Më të suksesshmit e 100oferta.com” dhe “Si të formuloni një ofertë të suksesshme“.

 

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Fuoristradat më të mira për vitin 2017

    by në 26/10/2017 - 0 Komente

    Njerëzit i pëlqejnë furoistradat, pozicionin e ngritur të tyre, ndjenjën e qëndrueshmërisë dhe nocionin që fuoristradat të mbajnë të sigurt, pavarësisht nga moti apo lloji i rrugës. Ata janë tërhequr gjithnjë e më shumë, për stilin e tyre të veçantë. Dizajni i tyre sot është shumë larg nga modelet e vjetra. Fuoristradat tani kanë elementë […]

  • Historia e Mercedes-Benz

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Prodhuesi gjerman i makinerive luksoze Mercedes-Benz ka qenë i pranishëm në rrugë me makinat e tij për më shumë se një shekull, duke kaluar në mënyrë elegante dy sfidat e ashpra të historisë së automobilave. Përgjegjës për gjenezën moderne të motorit me djegie të brendshme, ‘etërit’ e markës Mercedes-Benz praktikisht shpikën automobilin. Shumë vite më […]

total