Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Tërheqja ndaj telefonave smartphone

Lajme-Treg 08/12/2015

Telefonat smartphone janë tërheqës. Ka shumë mundësi që ju po e lexoni këtë shkrim nga një telefon smartphone.

Vitin e kaluar Banka e Amerikës zhvilloi një studim, nga i cili rezultoi se gati gjysma amerikanëve (47%) nuk do të duronin më tepër se një ditë pa një smartphone dhe tendenca për ta përdorur për veprime bankare sa vjen e rritet.

Sondazhi zbuloi se telefoni (smartphone) vinte menjëherë pas Internetit dhe higjienës për nga rëndësia, madje 91% e konsumatorëve besonin se telefoni i tyre është i rëndësishëm sa një makinë apo deodorant, ndërsa ishte më i rëndësishëm se kafeja (60%) dhe televizioni (76%).

Në raport, Banka e Amerikës segmentoi një grup të konsumatorëve që e përdorinin telefonin për qëllime bankare dhe pothuajse një e treta (31%) thanë se e përdornin të paktën një herë në ditë, ndërsa rreth 82% e konsumatorëve e përdornin të paktën një herë në javë.

Po për të rinjtë? Sondazhi raportoi se të rinjtë (të moshës 18-24) e shihnin telefonin e tyre si shumë të rëndësishëm (96%).

 

Mobile Banking apo vizita në degët e bankave

Pothuajse dy të tretat e konsumatorëve (62%) janë përpjekur të përdorin telefonin për veprime bankare. Aktivitetet më të zakonshme ishin monitorimi i bilancit të llogarisë dhe deklaratave. Banka e Amerikës tani ka mbi 15 milionë përdorues aktivë nga telefoni që përdorin telefonat 165 milionë herë në muaj. Ky numër është në rritje me më shumë se 200.000 konsumatorë në muaj.

Megjithatë, vizita në degët e bankave është ende metodë e preferuar për menaxhimin e llogarive. Rreth 84% e të anketuarve kanë vizituar një degë në gjashtë muaj. 23% e të anketuarve thanë se do të kryenin transaksionet në një degë banke. Rreth gjysma (47%) e të anketuarve thanë se përdorin aplikacionin e bankës në telefon ose faqe interneti si një metodë e preferuar.

Edhe në Shqipëri përdorimi i telefonit smartphone për veprime bankare ka filluar të gjejë përdorim gjithmonë e më tepër. Përveç llogarive bankare e-banking që ofrohen nga shumë banka të nivelit të dytë për përdoruesit e internetit, po përdoren gjerësisht aplikacione që instalohen shumë lehtë në telefona smartphone, si: Easypay, apo pagesa direkt nga telefona celularë të zakonshëm nëpërmjet Mpay.

Me futjen në treg të teknologjisë 3G nga operatorët celularë përdorimi i telefonave smartphone po ec me ritme shumë të shpejta. Aktualisht, më shumë se 70% e përdoruesve të 100oferta.com vijnë nga një telefon smartphone, e cila është e vetmja faqe që përshtatet 100% me çdo madhësi ekrani, qoftë kompjuter desktop, laptop, tablet, apo telefon smartphone.

 

Etika e përdorimit të telefonit

Disa nga pyetjet e tjera ishin rreth veprimeve të njerëzve të tjerë. Gjesti më i bezdisshëm ishte kur dikush kontrollon një telefon gjatë vozitjes (38%). Ndërsa tjetër sjellje joetike konsiderohej ndarja e informacionit personal duke biseduar me zë të lartë në publik dhe shumë detaje mbi mediat sociale. Njerëzit që kontrollonin një telefon celular gjatë ngrënies nuk ishte aq shqetësuese (7%).

Sondazhi zbuloi se konsumatorët ishin të shqetësuar rreth humbjes së kontakteve personale (79%). Kur u pyetën se nga çfarë do të hiqnin dorë për të rifituar telefonin e tyre, rreth 4 në 5 (79%) e të anketuarve thanë se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga alkooli ose çokollata.

 

Aplikacioni që bëri të mundur studimin: Qualitytime (për Android)

Studimi u bë i mundur nga një aplikacion i quajtur Qualitytime, i cili pasi instalohet në telefon merr të dhëna për mënyrën e përdorimit të telefonit tuaj. Cilat aplikacione përdorni, sa herë, sa kohë, etj. Ju mund të vendosni alarm p.sh. nëse nuk doni të përdorni një aplikacion të caktuar më shumë se 3 orë në javë, ose mund të kujtoheni për disa minuta pushim pasi keni përdorur një aplikacion për aq kohë sa dëshironi, jo më shumë.

/ Burimi: Forbes.com

Nuk ka tag

1001 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total