Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Të blesh apo të shesësh? Kjo është çështja!

Info-Treg 05/12/2013

Studimet e reja në SHBA tregojnë, që në kohë krize, 80% mendojnë se është momenti i përshtatshëm për të blerë, por vetëm 7.6% mendojnë se është momenti i përshtatshëm për të shitur.

Kërkimet e reja japin një përgjigje pse blerësit mendojnë se është moment i përshtatshëm për të blerë, ndërsa shitësit nuk mendojnë se është ky momenti për të shitur.

Tendenca e blerësve është normale si në çdo krizë ekonomike, por këtë herë shitësit janë ndryshe. Ajo që e dallon këtë lloj krize nga të tjerat është ulja dramatike e çmimeve të pronave të paluajtshme, sidomos në vendet e zhvilluara. Pas një rritje marramendëse prej 40-60% nga viti 1992 deri në 2005, çmimet e pronave të paluajtshme, sidomos shtëpive në tregun perëndimor pësuan një ulje të menjëhershme, duke arritur deri në 70%, edhe pse kërkesa e blerësve mbetet e lartë.

Dy të tretat e atyre që e ndjenë këtë humbje, u shprehën se arsyeja kryesore ishte “vështirësia për të gjetur një blerës”. Megjithatë specialistët saktësojnë se ishte “vështirësia për të gjetur një blerës me çmimin që dëshironte shitësi”. Pronari i “Century 21 American Homes” në New York, Mike Litzner, thotë se agjentët imobilarë duhet të edukojnë shitësit për çmimet që prona e tyre ka realisht në treg. “Nëse shitësi do vërtet të shesë, ai duhet të presë ndryshimet e realitetit.”

Përndryshe, agjentët imobilarë nuk do të humbisnin kohën e tyre me një pronë që nuk mund të shitet me çmimin  e dëshiruar. Disa agjentë në SHBA përcaktojnë në kontratë edhe uljen e çmimit, i cili i autorizon ata automatikisht për ta kryer, pa marrë autorizim nga shitësi.

A po refuzojnë realitetin shitësit? Apo ata po tregohen të zgjuar duke i mbajtur jashtë tregut për momentin pasuritë e tyre të paluajtshme?

Të investosh në krizë ekonomike

Kur tregu fillon rënien, sidomos gjatë një krize ekonomike, investitorët dhe bizneset bëjnë gjithçka për të mbrojtur investimet e tyre nga zhvlerësimi. Ne s’mund të parashikojmë çfarë do ndodhë në treg, as të parandalojmë atë që po ndodh, por një investitor i mirë mund të dijë si të përfitojë nga situata, madje edhe nga kriza ekonomike. Shumë investitorë me përvojë janë më aktivë gjatë krizave ekonomike, sepse tregu në këtë gjendje hap dyert për më shumë mundësi. Mund të jetë thjesht çështje kohe kthimi i mundësive në strategji fitimprurëse.

Gjatë një krize ekonomike, shumë prona mund të jenë në shitje. Mundësitë për të gjetur prona me zbritje çmimesh janë më të mëdha. Nëse ju arrini të dalloni gjendjen në të cilën është tregu, mund të përcaktoni edhe momentin e duhur për të blerë.

Studimi i tregut të pasurive të paluajtshem në SHBA para vitit 2007 (fillimi i krizës ekonomike) kishte formën e një busti me “shpatullat dhe kokën” duke treguar tendencën. Investitorët me përvojë e dinë që ky nuk është momenti më i mirë për të blerë, por për të shitur, ndërkohë që grafiku merr formën e bustit të përmbysur 5 vitet e fundit dhe siç duket momenti më i mirë për të blerë është pika e poshtme e bustit.

“Bli lirë, shit shtrenjt!” Kjo mund të jetë e vlefshme vetëm për një investitor aktiv në treg. Ribalancimi i investimeve tuaja duhet të jetë i kujdesshëm dhe në përputhje me luhatjet e tregut.

Ndërkohë ka shumë mundësi për të filluar një biznes të ri në kohë krize. Mund të gjeni makineri me çmime shumë të lira, sepse shumë biznese mund të gjenden përballë vështirësive, si: borxhe, kredi bankare, mungesë tregu për shitjet, etj.

Një krizë ekonomike nuk është e mirë për shumë njerëz, por nëse ju keni nuhatjen e duhur për lëvizjet e tregut dhe mundësi investimi, kjo është koha e duhur për të përfituar.

 

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit

total