Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Këshilla për një udhëtim të shkurtër turistik

Këshilla të dobishme 15/07/2017

1. Krijo një itinerar

Kur ndërmerrni në një udhëtim të shkurtër, është e rëndësishme që të planifikoni me kujdes kohën tuaj. Nëse nuk planifikoni orët dhe ditët, mund të përfundoni duke humbur diçka që dëshironi të shihni.

Një itinerar i mirë përfshin paraprakisht udhëzime, harta dhe informacione të rëndësishme për vendet që po vizitoni.

Spontaniteti është zbavitës kur udhëton, por nuk funksionon mirë nëse keni kohë të kufizuar në një vend.

Ruaj aktivitetet spontane për udhëtime më të gjata dhe krijoni një itinerar për festat tuaja të shkurtra për të maksimizuar kohën tuaj.

2. Mos u mundoni të shihni gjithçka

Kur krijoni itinerarin tuaj, jini të kujdesshëm që të mos mbingarkoni oraret.

Shumë njerëz bëjnë gabim duke u përpjekur të shohin gjithçka në vendin që po vizitojnë, por shpesh kjo është e pamundur për një udhëtim të shkurtër. Nëse planifikoni shumë brenda nje ditë, nuk mund të kënaqeni nga ndonjë aktivitet, sepse do të jeni shumë të zënë duke nxitur nga një gjë në tjetrën.

Vendosni se cilat vende janë më të rëndësishmet dhe quajini prioritet kur të krijoni itinerarin.

Jepini vetes kohë të mjaftueshme në secilin vend, në mënyrë që t’i përjetoni ato në mënyrë të plotë.

 

3. Paketoni pak gjëra

Kur niseni për një udhëtim të shkurtër, bagazhet e tepërta do të jenë vetëm një barrë e rëndë. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse udhëtoni me avion.

Mundohuni të kufizoni gjithçka në një valixhe të vogël që mund ta mbartni me vete, kështu që ju nuk do të duhet të shqetësoheni për bagazhet e humbur.

Plus, nuk do të duhet të tërhiqni një valixhe të rëndë nëpër rrugët e qytetit që po vizitoni.

Mund të vishni një veshje më shumë se një here, në këmbim të faktit që do të jeni në gjendje të mbani një bagazh të lehtë.

192 herë e lexuar, 1 herë sot

Dailymail: Plazhet dhe bukuria shqiptare, thesari i fshehur i Ballkanit

Info-Treg 25/06/2014

Nga Christopher Middleton | http://www.dailymail.co.uk

Mos harroni Shqipërinë! Një vend ish-komunist ku të prisnin flokët në aeroport në qoftë se i kishe shumë të gjatë. Ku urrehej çdo gjë perëndimore, por preferonin çmendurisht filmat e Norman Wisdom (Pitkinit). Por kjo tani ka ndryshuar.

Njëherë e një kohë, turistët e vetëm që prisnin ishin studentët e stalinizmit, por sot ofrojnë pushime pranë plazheve fantastike, madje shumë më tepër. Vazhdo leximin …

1525 herë e lexuar, 1 herë sot

Yjet e hoteleve, a tregojnë plotësimin e kritereve?

Info-Treg 07/08/2013

Informacioni më i rëndësishëm që marrim menjëherë nga një hotel është numri i yjeve. Shpesh shumë njerëz zgjedhin sipas këtij kriteri bazë edhe rezervimin në një hotel. Disa kërkojnë hotel me një yll për çmime më të lira, ndërsa të tjerë kërkojnë me 4 apo 5 yje për shërbimin më të mirë. Po çfarë e dallon një hotel me 2 yje nga një hotel me 3, ose 4 yje? Vazhdo leximin …

1829 herë e lexuar, 1 herë sot

Tregjet më të mira për Krishtlindje në Evropë

Info-Treg 18/12/2012

Shumë dhurata të punuara me dorë, dekorime, gështenja të pjekura dhe verë

Çdo Krishtlindje në të gjitha qytetet kryesore ngrihen Tregjet e Krishtlindjeve, por më tepër se kudo ja vlen t’i vizitosh ato në Evropë. Në sheshet historike të Pragës ose kopshtet e bukura Kopenhagenit, ju mund të gjeni dhurata unike dhe të shijoni përvojën e traditave të bukura evropiane. Po cilat janë tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Evropë. Ja një listë me 10 më të mirët: Vazhdo leximin …

691 herë e lexuar, 0 herë sot

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]