Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Zgjerohet tregu i reklamave në internet

Info-Treg 01/03/2017

Viti 2016 ka qenë viti i kthesës në SHBA për shpenzimet e reklamave në internet krahasuar me reklamat në televizion. Sipas eMarketer reklamat në internet arritën në 36.8% të totalit të shpenzimeve të reklamave, ndërkohë që për televizionet u shpenzua 36.4% e shumës totale në SHBA.

Performanca e fortë e tregut dixhital të reklamave në SHBA mbështetet nga disa faktorë, duke përfshirë përdorimin e telefonave smartphone dhe videot. Parashikohet që në vitin 2019, vetëm në telefonat smartphonë do të përqëndrohet më tepër se një e treta e totalit të shpenzimeve për reklama në SHBA. Google është padiskutim mbreti i reklamave për smartphone dhe pritet të mbetet i tillë duke përfaqësuar 32.0% të këtij tregu, ndërsa rivali më i afërt parashikohet Facebook me 22.1%.

Ndërsa në Shqipëri statistikat janë krejt të kundërta. Nga një studim i revistës “Monitor” del se për vitin 2015 pjesën e luanit prej 78% të reklamave e merrnin televizionet, ndërsa reklamat në internet ishin në vlerë  pothuajse të pakrahasueshme prej 4.4%. Duhet përmendur që shpenzimet e reklamave në internet janë llogaritur vetëm në faqet shqiptare të internetit, pra jo në Google ose Facebook. Kjo është edhe veçoria e tregut në Shqipëri, ku reklamat në televizion nuk kanë pothuajse fare konkurencë nga tregu i huaj, ndërsa koha e përdorimit të përdoruesve në internet për faqet shqiptare është shumë herë më e shkurtër se ajo e rivalëve gjigandë si Google dhe Facebook.

Megjithatë edhe në krahasim me vendet e tjera ballkanike, si Maqedonia, Greqia, Serbia etj. shpenzimet për reklama në internet në Shqipëri janë shumë më të vogla. Kjo mund të shpjegohet si rezultat i disa faktorëve si p.sh.: njohja e mirë e gjuhëve të huaja, lidhjet dhe kontaktet e shpeshta me të afërmit që jetojnë jashtë atdheut, cilësia më e ulët e informacionit nga faqet shqiptare, prezenca e vogël e biznesit shqiptar në internet, mospërfillja  ndaj marketingut online etj.

Raportet aktuale të shpenzimeve për reklama në Shqipëri, pra në vitet 2015-2016, janë të ngjashme me ato që ishin në SHBA para 20 viteve, por edhe pse me rritje të ngadaltë tendenca është e qartë, pritet që edhe shpenzimet për reklamat të zhvendosen drejt mediumit ku po shkon audienca. Sipas studimeve, 5 vitet e fundit në Shqipëri është rritur shumë numri i përdoruesve të internetit në përgjithësi dhe i atyre që përdorin smartphone në veçanti. Më poshtë është një grafik i përdorimit të smartphone krahasuar me kompjuterat desktop dhe tabletet, nga vizitorët e 100oferta.com gjatë 5 viteve të fundit:

421 herë e lexuar, 3 herë sot

Investitorët tregojnë interes në rritje për pronat në Evropën Lindore

Info-Treg 06/02/2017

Zotëruesit e pronave në Evropën Qendrore dhe Lindore po presin investime nga kapitalet perëndimore. Investitorë nga Evropa Perëndimore dhe SHBA kanë investuar më shumë se 20 miliardë € gjatë katër viteve të fundit. Investitorë nga Afrika e Jugut, si kompania Redefine, kanë paguar 1.2 miliardë € për të marrë kontrollin e Echo Prime Properties në Poloni në mars 2016, i cili ishte transaksioni më i madh në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Kapitali i huaj ka rrjedhur në tregjet e pronave të Evropës Qendrore dhe Lindore, menjëherë pas viteve 1990, kur përfundoi periudha e sundimit të regjimit komunist. Veçanërisht interesi u rrit për 10 shtete, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Hungarinë, që ju bashkuan BE-së në 2004.

Kryeqytetet e këtyre vendeve janë transformuar nga qendrat e përgjumura, të dominuara nga ndërtesat e zymta prej betoni të viteve 1970, në kryeqytete me gradaçela prej xhami e çeliku të përshtatshme për biznesin modern.

Fondet nga Gjermania dhe të tjera vende evropiane perëndimore udhëhoqën investimet e para, pasuar  nga interesi i fondeve të SHBA dhe investitorët e kapitalit privat. Të gjithë ishin të etur për rendimentet më të larta të ofruara nga ritmet e rritjes ekonomike të tregjeve në zhvillim, të cilat në këto vende ishin më të larta gjatë dy dekadave të fundit, se në pjesën tjetër të BE-së. Rritja vjetore në Poloni, për shembull, ishte mesatarisht 3.9 për qind në vit gjatë dekadës së fundit krahasuar me mesataren e BE-së prej 0.9 për qind.

Procesi u inkurajua nga programet e mëdha të ndërmarra nga bankat qendrore në SHBA, Britaninë e  Madhe dhe Eurozonë, që nga viti 2008. Këto ndërhyrje krijuan kapital të lirë në kërkim të kthimit të investimeve.

Gjithashtu vitet e fundit, investitorë nga Kina, Azia Juglindore, Afrika e Jugut dhe ekonomitë e tjera në zhvillim, kanë filluar blerjen e aseteve në të gjithë rajonin gjithnjë e më shpesh. Disa kanë investuar për të diversifikuar kapitalet e brendshme ose për të siguruar ekspozimin në tregun evropian, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë këtë rajon si një trampolinë për investime të mëtejshme në perëndim.

New Europe Investment Property, një fond investimi i Afrikës së Jugut, ka aksione me vlerë rreth 1.5 miliardë € në Rumani, ndërsa Tower  Property me bazë në Cape Town, ka bërë investimin e saj të parë në Kroaci në shkurt 2016.

Problemet me monedhat vendase janë një tjetër faktor shtytje për investitorët në kërkim të tregjeve jashtë kufijve. Investitorët nga Korea e Jugut, Kina dhe Malajzia kanë bërë investime në Europën Qendrore dhe Lindore, duke e parë si një rajon që i ndihmon të përshtaten me praktikat e biznesit të BE-së – me kosto më të ulët dhe me kthime më të larta të investimeve se në Perëndim.

Hana Asset Management, me qendër në Seul, është në procesin e blerjes së një qendre logjistike të Amazon në rrethinat e Poznanit, në Poloni perëndimore, në një vlerë prej 85 milionë USD. Investitorët kinezë, gjithashtu kanë treguar interes në projekte që shtrihen nga Praga në Beograd. Këto investime kanë patur një impakt pozitiv edhe për investimet lokale.

Në 20 vitet e fundit, kapitali vendas ka qenë i vogël në drejtimin e tregut të pronës, përveç në Republikën Çeke, si rrjedhojë e përfshirjes së investitorëve vendas. Analistët e tregut vlerësojnë se, në Poloni, industria lokale për menaxhimin e aseteve llogaritet në shifrat 5 – 10% të transaksioneve të pronës me vlerë të përgjithshme dhe është një normë rritje që ka lënë pas tregun e përgjithshëm.

Sipas specialistëve edhe asetet e pronave të paluajtshme në Shqipëri kanë interes të madh nga investitorët e huaj, pavarësisht ndryshimeve të fundit politike në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Ky interes lidhet kryesisht me pozicionin e favorshëm gjeografik të Shqipërisë, si dhe prespektivën e industrisë së turizmit. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme pritet të ketë një rivlerësim të përgjithshëm, duke ndikuar jo vetëm në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve, por në të gjithë ekonominë e vendit.

 

Burimi: The Economist, Financial Times, Wall Street Journal.

262 herë e lexuar, 1 herë sot

Rreziku nga produktet false

Info-Treg 03/11/2014

Falsifikimi është një krim në legjislacionin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve me ekonomi të mbështetur në modelin e tregut të lirë dhe të ndershëm, duke përfshirë prodhimin ose shpërndarjen e mallrave në emër të dikujt tjetër pa lejen e tyre. Produktet e falsifikuara prodhohen në përgjithësi me komponentët më të ulët të cilësisë, në përpjekje për të shitur një imitim të lirë të mallrave të ngjashme të prodhuara nga markat që konsumatorët njohin dhe besojnë. Vazhdo leximin …

1433 herë e lexuar, 0 herë sot

Indeksi i çmimeve të ndërtimit, konsumit dhe prodhimit në Shqipëri për T1 2013

Info-Treg 12/06/2013

INDEKSI I KUSHTIMIT NË NDËRTIM

Në tremujorin e parë 2013, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 101.4 përqind(Tremujori i I 2011=100), duke shënuar një rritje prej 0.4 përqind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012 Indeksi i Kushtimit në ndërtim ka shënuar një rritje me 1.1 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.3 përqind. Vazhdo leximin …

888 herë e lexuar, 0 herë sot

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Fuoristradat më të mira për vitin 2017

    by në 26/10/2017 - 0 Komente

    Njerëzit i pëlqejnë furoistradat, pozicionin e ngritur të tyre, ndjenjën e qëndrueshmërisë dhe nocionin që fuoristradat të mbajnë të sigurt, pavarësisht nga moti apo lloji i rrugës. Ata janë tërhequr gjithnjë e më shumë, për stilin e tyre të veçantë. Dizajni i tyre sot është shumë larg nga modelet e vjetra. Fuoristradat tani kanë elementë […]

  • Historia e Mercedes-Benz

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Prodhuesi gjerman i makinerive luksoze Mercedes-Benz ka qenë i pranishëm në rrugë me makinat e tij për më shumë se një shekull, duke kaluar në mënyrë elegante dy sfidat e ashpra të historisë së automobilave. Përgjegjës për gjenezën moderne të motorit me djegie të brendshme, ‘etërit’ e markës Mercedes-Benz praktikisht shpikën automobilin. Shumë vite më […]