Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Traveler: Shqipëria është Kroacia e re dhe parajsa e re mesdhetare

Promovim 25/09/2017

“Imagjinoni Mesdheun. Çfarë ju vjen në mendje? Brigjet dredha-dredha, të mbushura me shkëmbinj dhe limane. Qielli i pafund, me një blu të pastër. Dhe sigurisht, një det i pakufi, për të cilin asnjë epitet nuk mund të jetë i duhuri. Provo që t’i vendosësh një emër! Kosta Brava, Kosta Azul, apo Kosta Amalfitana do të jenë të parat që do të të vijnë në mend. Por listës tënde mund t’i shtosh një emër të ri, dhe që peshon rëndë: Riviera Shqiptare.”

Kështu e fillon shkrimin e saj për Shqipërinë autorja e mirënjohur nga Galicia Patricia Rey Mallen për revistën prestigjioze spanjolle “Traveler”, duke e cilësuar atë si një destinacion të ri dhe joshës, që duhet t’i shtohet listës së vizitorëve që kërkojnë plazhe të kristalta.

“Shqipëria deri tani një nga vendet më pak të njohura në Europë, hap më në fund krahët për udhëtarët dhe nuk i duhen më shumë argumente sesa ajo që ka në “shportë”. Plazhe parajsë, (disa madje gati të shkretë). Surpriza arkeologjike. Dhe të gjitha me një ndjesi se ke zbuluar një nga sekretet e ruajtura më mirë në anën tjetër të Mesdheut.

Riviera nuk ka ndonjë kufi të përcaktuar por nëse duam t’i vendosim një portë hyrëse me shumë mundësi kjo do të ishte në qytetin e Vlorës, 150 kilometra nga kryeqyteti shqiptar, Tirana. Këtu është pika ku Adriatiku takohet me Jonin, një bashkim i kaltër që të fton t’i bashkohesh që në momentin e parë.

Vlora, një miks aktivitetesh, shëtitoresh me pemë, vjen me një peshë të madhe historike: Këtu u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në vitin 1912. Që nga ajo kohë, është rritur duke u kthyer në një qendër të rëndësishme portuale, në të cilën nga amullia e rrëmujës urbane kalon në plazhet e para të Rivierës, ku i fundit është më i mirë se i pari.

Më i aksesueshmi Plazhi i Ri mund të të dëshpërojë për nga frekuentimi i lartë edhe pse nëse të pëlqen jeta e natës nuk do duash që të ndahesh nga njëri prej bareve të shumta të plazhit. Uji i Ftohtë, vetëm pas dy kilometrave distancë është një nga zonat me plazhe jo me dyndje të jashtëzakonshme por me një nivel aktivitetesh dhe festash që pak vend për zili mund të ketë në raport me Plazhin e Ri.

Duke ndjekur bregun në drejtim të jugut, destinacioni i ri dhe shumë i këndshëm është qyteti i Himarës, i ndarë mes resorteve modernë dhe tavernave tradicionale greke. Një hap larg Himarës është Llamani, një plazh i këndshëm (me gurë dhe kjo është tipike për shumicën e plazheve nga këtu e deri në Greqi) i vendosur mes dy kodrave, shumë popullor për turizmin lokal.

Je duke kërkuar një eksperiencë më private? Nisuni drejt Qeparosë, një fshat piktoresk që ngjitet deri sipër shkëmbinjve dhe përkulet ndaj kësaj skene mesdhetare, dhe ajo që ti ke në mendje janë tre gjerë: liman i artë, det i kaltër dhe qiell i përjetshëm.

Arritja në Sarandë, një qendër nevralgjike e Rivierës dhe një destinacion që po fiton popullaritet në Ballkan. Ky qytet megjithëse modest në popullsi dhe madhësi po jeton një epokë me një rritje të jashtëzakonshme dhe në të dyja anët mund të shohësh “skeletet e të ardhmes” (karabina ndërtimesh). Janë apartamente në ndërtim që lajmërojnë një pritje për “bum” vizitorësh. Por për momentin (dhe për fat) Saranda mbahet si një opsion i këndshëm për të eksploruar plazhe të afërta kur ndërkohe ke shijuar ato që ndodhen rrëze rrugës në qytet.

Mes tyre, Ksamili mban trofeun si më i miri, jo vetëm prej zonën por ndoshta edhe për gjithë Rivierën, ky arkipelag i vogël 20 kilometra në jug të Sarandës ka tre ishuj ëndrrash me plazhe me rërë të bardhë që pothuajse mund t’i arrish duke notuar nga njëri tek tjetri.

Ksamili është vetëm një hap larg nga Butrinti, një qytet antik, dhe që sot është një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. i vendosur në një Park Kombëtar pre 30 kilometrash katrorë, Butrinti tregon shenja të vendbanimeve të lashta romake dhe greke që jetuan këtu në një përzierje interesante që do t’ju mbërtheje nga dëshira që të braktisni plazhin, detin për të paktën gjysmë dite.

Ejani të zbuloni parajsën e re mesdhetare. Apo keni nevojë për më shumë motive?”

324 herë e lexuar, 1 herë sot

15 arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë

Lajme-Treg 30/06/2017

Publikuar nga Alexander Waltner (Suedi)

Dëshironi të vizitoni Shqipërinë? Zgjedhje e mirë! E kam bërë vitin e kaluar dhe u kënaqa. Deri tani është një nga vendet e mia të preferuara, dhe këtu janë 15 arsye pse të gjithë duhet të vizitojnë Shqipërinë në vitin 2017!

  1. Është ende një vend relativisht i pashkelur

Sa njohuri keni për vendin dhe kulturën shqiptare? Ndoshta jo aq shumë mendoj. Ju mund të keni dëgjuar për Rivierën e bukur shqiptare dhe plazhet e saj, por në përgjithësi, është kryesisht e pa eksploruar. Kjo për shkak se kishte një reputacion të keq, si vend i pasigurt dhe i paqëndrueshëm më parë, dhe infrastruktura nuk është nga më të mirat.

Megjithatë, gjërat po ndryshojnë për mirë dhe e ardhmja është e ndritshme për këtë komb të dashur. Ndërkohë që infrastruktura ende po vuan pak, gjithmonë gjendet dikush që është i gatshëm t’ju çojë kudo për disa Euro.

Shqiptarët janë gjithashtu shumë miqësorë, kështu që është edhe e mundur të udhëtosh dhe të eksplorosh rrugën pa u shqetësuar.

 

  1. Miq vendas

Populli shqiptar është një nga popujt më miqësorë që kam njohur (kam qenë në më shumë se 40 vende) dhe kjo do të thotë shumë. Nuk ka pse të tërhiqni vëmendjen e tyre. Ata janë kuriozë dhe duan të flasin. Është një plus i madh nëse mund të flasësh italisht ose gjermanisht, sepse shumë prej tyre kanë punuar më parë në këto vende.

I vetmi “problem” është se në përgjithësi nuk flasin anglisht, por nuk ka rëndësi, sepse ata e gjejnë një mënyrë për t’ju bërë të kuptoni dhe gjithmonë e bëjnë këtë me një buzëqeshje. ( Shqiptarët më të rinj flasin anglisht, gjithsesi).

 

  1. Disa nga plazhet më të mira në Evropë

Plazhet shqiptare janë shumë të këndshme dhe ka diçka që iu përshtatet të gjithëve, pa marrë parasysh nëse preferoni gjiret me rërë, gurë ose plazhet me guralecë, plazhet e vetmuara ose të gjalla. Shqipëria i ka të gjitha. Preferencat e mia personale shtrihen në qytetin e vogël turistik të Ksamilit, ku mund të gjeni dy plazhe me guralecë dhe gjire me rërën më të mirë të bardhë që mund të gjeni në Evropë!

 

  1. Çmime të lira

Ju doni të udhëtoni, por nuk doni të boshatisni llogarinë bankare? Kur të vizitoni Shqipërinë, nuk do t’ju duhet ta bëni këtë. Çmimet janë të paktën sa gjysma e pjesës tjetër të Evropës, çka i bën më të vlefshme paratë tuaja.

  1. Shumë thesare të fshehur

Ende po mendoheni për të vizituar Shqipërinë? Ka më shumë arsye për të vizituar Shqipërinë. Shqipëria fsheh shumë thesare që mund t’I gjeni nëse devijoni nga rruga e rrahur.

Vetëm 15 minuta me makinë nga Ksamili kemi gjetur një gji të bukur me ujë të kulluar. Dhe imagjinoni , ishte pa asnjë njeri. Shqipëria ka një natyrë të bukur jo vetëm me plazhe, por edhe liqene e rrugë malore.

 

  1. Ushqim i shijshëm

Shumë prej ushqimeve që keni provuar në Greqi janë të disponueshme dhe po aq të shijshme edhe në Shqipëri. Ata kanë gjithashtu kuzhinën e tyre, ndërthurrur me disa specialitete italiane, si Pizza, Ravioli, Lasagna dhe shumë më tepër.

Disa nga ushqimet tradicionale shqiptare që duhet të provoni: Fëgesë, Tavë Kosi, Perime në zgarë, Byrek dhe Speca me Gjizë.

 

  1. Vendet më të mira për t’u vizituar

Tirana. Kryeqyteti shqiptar është një nga kryeqytetet më pak të vizituara në Evropë. Është gjithashtu një nga kryeqytetet e pakta, ku Islami është feja mbizotëruese. Kjo është edhe arsyeja pse kultura është emocionuese dhe unike këtu. Në Tiranë, ju mund të gjeni Bakllavanë më të mirë në Shqipëri dhe një natë argëtuese në disa prej lokaleve më moderne. Banorët e Tiranës dinë të festojnë!

 

  1. Ksamil

Një qytezë turistike që ofron disa nga plazhet më të bukura në Evropë. Ju mund të gjeni parajsën tuaj me vetëm një çadër, dy shtretër dhe dy varka me pedale. Çfarë mund të jetë më romantike?

  1. Saranda

Një qytet i bukur bregdetar dhe porti kryesor për turizëm në Shqipëri. Këtu mund të arrini me anije nga Korfuzi. Përveç të qenit një pikë kryesore për të filluar eksplorimin e Rivierës Shqiptare, ky është një destinacion i bukur në vetvete me një port të bukur, dyqane, shumë restorante dhe kafene.

  1. Butrint

Një vend historic, që edhe vetë Julius Ceasar admironte për shkak të pozicionit të tij strategjik. Këtu mund të eksploroni rrënojat romake me një amfiteatër të vjetër dhe shumë më tepër. Arritja në Butrint nga Saranda dhe Ksamili është e lehtë.

  1. Syri i Kalter

Një perlë natyrore që nuk duhet humbur kur jeni duke udhëtuar për në Shqipëri. Eshte nje udhetim i shkurter nga Saranda dhe ketu ju mund te shijoni nje peizazh të mrekullueshëm dhe nje nga burimet me te bukura qe kam pare. Syri i Kalter do të thotë ” Blue Eye” në anglisht dhe pikërisht këtë do të shihni, jo fjalë për fjalë, por në ujë. Do të shihni flluska dhe aty ku uji është më i thellë ju ka një ngjyrë blu të errët që ju kujton një iris.

 

  1. Liqeni i Ohrit

Një tjetër arsye për të vizituar Shqipërinë është liqeni magjik i Ohrit, që përbën kufirin natyror të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ndërsa shumica e njerëzve shkojnë në Maqedoni për të vizituar liqenin e Ohrit, është padyshim e mundur të shkosh këtu nga pala shqiptare dhe është më lirë të shkosh me transportin lokal.

 

  1. Shkodër

Një tjetër liqen i bukur. Shkodra ndodhet në pjesën veriore, afër Malit të Zi. Këtu ka shumë vende të përshtatshme për hiking dhe pamje të bukur.

  1. Gjirokastër

Kërkoni të shihni vende historike? Drejtohuni për Gjirokastër, e cila gjendet në gjysmën e rrugës nga Tiranë për Saranda. Gjirokastra është në listën e trashëgimisë së UNESCO-s, një qytet i vogël, i njohur kryesisht për kështjellën dhe shtëpitë e tij prej guri.

  1. Parku Kombëtar i Luginës së Valbones

Ju pëlqen natyra? Shqipëria nuk do t’ju zhgënjejë. Veçanërisht nëse jeni duke shkuar në parkun kombëtar të Valbones.

 

Mendimi im personal se pse duhet të vizitoni Shqipërinë: Qytetet dhe destinacionet më të mëdha në Evropë ndoshta do të qëndrojnë të njëjta vit pas viti, por Shqipëria është një destinacion i ardhshëm, dhe tani ju mund të përjetoni vërtet kulturën autentike shqiptare. Turizmi në Shqipëri po zhvillohet vetëm vitet e fundit, kur turistët ndërkombëtarë filluan të vizitojnë Shqipërinë.

Kompanitë e udhëtimit nga vendet nordike tani ofrojnë fluturime të drejtpërdrejta dhe paketa për në Ksamil dhe Sarandë, që do të thotë se më shumë turistë janë gati për të eksploruar Shqipërinë dhe të gjitha thesaret e fshehura. Kjo është ndoshta arsyeja kryesore pse duhet të vizitoni Shqipërinë në vitin 2017. Por gjithashtu, sepse është një vend kaq i bukur për të udhëtuar. Nuk ka rëndësi se banorët vendas flasin pak anglisht, nuk ka rëndësi se Mastercard nuk pranohet, dhe nuk ka rëndësi nëse një shofer taksie lokal ju mashtron me 1 ose 2 euro, ndërsa ju çon 1 orë larg për vetëm disa Euro.

Shqipëria është jashtëzakonisht e lirë dhe e mrekullueshme. Unë provova byrekun më të mirë në jetën time për më pak se 1 Euro dhe një Frappucino me të vërtetë të shijshme po për më pak se 1 Euro në portin e Sarandës. Ne udhëtuam me autobus për 6 orë vetëm për 5 Euro dhe morëm me vete një zonjë që ishte e gatshme të na tregonte të gjitha kështjellat e vjetra, pavarësisht faktit se ajo nuk fliste asnjë fjalë të vetme në anglisht.

Burimi: swedishnomad.com

 

 

 

 

 

 

603 herë e lexuar, 3 herë sot

Dailymail: Plazhet dhe bukuria shqiptare, thesari i fshehur i Ballkanit

Info-Treg 25/06/2014

Nga Christopher Middleton | http://www.dailymail.co.uk

Mos harroni Shqipërinë! Një vend ish-komunist ku të prisnin flokët në aeroport në qoftë se i kishe shumë të gjatë. Ku urrehej çdo gjë perëndimore, por preferonin çmendurisht filmat e Norman Wisdom (Pitkinit). Por kjo tani ka ndryshuar.

Njëherë e një kohë, turistët e vetëm që prisnin ishin studentët e stalinizmit, por sot ofrojnë pushime pranë plazheve fantastike, madje shumë më tepër. Vazhdo leximin …

1861 herë e lexuar, 1 herë sot

Pushimet në bregdetin shqiptar

Promovim 10/05/2014

Nëse keni menduar t’i kaloni pushimet në plazhet shqiptare, keni bërë zgjedhjen e duhur. Cilësohen nga shumica e operatorëve turistikë si plazhe të virgjëra, me vlera kurative dhe me peizazhe mbresëlënëse. Të veçanta nga gjithë Mesdheu në një vijë bregdetare prej 450 km, plazhet shqiptare ndryshojnë edhe nga njëri tjetri për veçoritë që ofrojnë. Më poshtë po ju ofrojmë një panoramë të plazheve të bregdetit tonë: Vazhdo leximin …

2604 herë e lexuar, 1 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit