Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Projektiligji i ri për lojrat e fatit

Lajme-Treg 14/02/2015

Sipas një projektligji, të miratuar nga Këshilli i Ministrave për lojrat e fatit, kazinotë do të zhvendosen në zonat turistike.

Projektligji parashikon kushte dhe kritere të forta për subjektet që do të aplikojnë për marrjen e licencës për çdo kategori lojërash fati, duke u shoqëruar dhe me tarifa të larta për një numër të kufizuar pikash.

Për pikat e basteve sportive, është parashikuar një numër maksimal prej 500 sallash për subjekt, me një distancë 200 metra larg nga njëra tjetra, duke mos u lejuar subjekteve të zgjerohen. Për bastet sportive dhe bastet e garave në pistë afati i licencimit do të jetë 10 vjet, tarifa për licensë 200 milionë Lekë, kurse për për bingon televizive afati i licencimit do të jetë 10 vjet e tarifa për licensë 40 milionë Lekë. Për kazino dhe lotari kombëtare afati i licencimit parashikohet 10 vjet dhe tarifat për licensë janë nga 40 milionë deri në 1 miliardë Lekë.

Projektligji i ri përcakton edhe gjoba 500.000 apo 1.000.000 Lekë. Organizatori detyrohet të ngurtësojë një fond prej 5 milionë Lekë për mbrojtjen e lojtarit, si dhe 10 milionë Lekë për pagesën e detyrimeve ndaj Njësisë së Lojërave të Fatit.

Gjatë vitit 2015 parashikohen 4.1 miliardë Lekë (30 milionë Euro) të ardhura nga taksimi i këtij aktiviteti.

588 herë e lexuar, 0 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit