Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Panairi i makinave Frankfurt, surprizat

Bota e makinave 15/09/2015

Panairi më i madh në botë i makinave hap dyert e tij këtë javë në Frankfurt. Me dhjetëra kompani të vjetra dhe të reja pritet të paraqesin edhe makinat e tyre koncept. Frankfurt Motor Show është një mundësi për prodhuesit e makinave nga e gjithë bota, për të zbuluar planet e tyre për vitin e ardhshëm dhe më tej.

Frankfurti së bashku Gjenevën dhe Parisin, formon treshen e tregut më të madh të makinave evropiane, të alternuara me kalendarin botëror të panaireve. Kjo është shfaqja e fundit në Evropë këtë vit, para se panairet të shkojnë në Motorshow Tokio në tetor dhe Los Angeles në nëntor.

panairi i makinave frankfurt 5

Gjatë viteve të kaluara disa nga makinat më të famshme janë shfaqur pikërisht në Frankfurt, duke përfshirë Porsche 911 (1963), VW Golf GTi (1975) dhe turbon e parë Saab 99 (1977), duke vazhduar me debutimin e Lamborghini Murcielago (2001), SLR McLaren Mercedes-Benz (2003) dhe 458 Italia Ferrari (2009).

Këtë vit premtohen gjithashtu premiera botërore nga shumica e prodhuesve të mëdhenj, duke përfshirë Rolls-Royce, Bentley, Jaguar, Lamborghini, BMW dhe Mercedes-Benz.

Ndër kryesoret janë debutimi i Rolls-Royce kabriole, fuoristrada e parë Bentley, Bentayga dhe Ferrari 488 Spider, ndërsa Lamborghini pritet të zbulojë versionin Huracán.

Nga makinat koncept ose prototipat e projektuar që nuk janë ende në shitje priten surpriza nga Hyundai, Audi, Mazda, Nissan, Citroen dhe Peugeot.

panairi i makinave frankfurt 0 panairi i makinave frankfurt 1 panairi i makinave frankfurt 2 panairi i makinave frankfurt 3 panairi i makinave frankfurt 6 panairi i makinave frankfurt 8

976 herë e lexuar, 0 herë sot

Kalendari i panaireve 2015

Lajme-Treg 10/02/2015

Ministria e Zhvillimit Ekonomik prezantoi kalendarin vjetor të panaireve 2015, si eventet që promovojnë biznesin vendas, forcojnë bashkëpunimin mes tyre dhe janë një vlerë e shtuar për njohjen produkteve “Made in Albania”.

Të gjitha panairet në mbështetje të biznesit do të organizohen nga Qendra Kombëtare e Panaireve.
Sipas këtij kalendari, panairi i parë në këtë vit do të zhvillohet më datë 27 Shkurt në Tiranë, ndërkohë që panaire të tjera do të kenë shtrirje gjeografike si në Shkodër, Elbasan, Vlorë etj.

  • 27 shkurt -1-mars 2015, Panari i Festave,
  • 14 mars Panari i Verës në rrugën pedonale.
  • 26-28 mars, në Pallatin e Kongreseve çelet Panairi i Ndertimit,
  • 24-27 prill vijon panari i Turizmit,
  • 14-17 maj Panairi i Entit Rural qe do të organizohet në Pallatin e Kongreseve,
  • 11-15 nëntor Panairi i Librit
  • 21-24 nentor, Panairi Ndërkombëtar i Biznesit.

Kalendari i Panaireve, i koncepruar si gjithëpërfshirës, ka të renditur në axhendën e tij larmi aktivitetesh (ekspozita, panaire levizese) në te gjitha qytetet kryesore të vendit si, Fier, Berta, Vlore, Elbasan, Lac, Gjirokaster etj

 

969 herë e lexuar, 0 herë sot

Panairi i makinave Gjenevë Motor Show 2014

Bota e makinave 05/03/2014

Panairi i makinave Gjenevë Motor Show 2014 paraqiti modelet e reja dhe koncept të makinave dhe një histori madhështore të automobilave.

Vazhdo leximin …

963 herë e lexuar, 0 herë sot

Detroit Motor Show 2014, rikthehet suksesi

Bota e makinave 28/01/2014

Detroit Motor Show 2014 prezantoi një koleksion të ri marramendës prej metali.

Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur panairi më i madh i makinave në Amerikën e Veriut, kishte arritur shifra si këto të vitit 2014. Vazhdo leximin …

1224 herë e lexuar, 0 herë sot

Tokyo Motor Show fokusohet tek eko-makinat

Bota e makinave 21/11/2013

Makinat miqësore për ambjentin kanë qenë në qendër të vëmendjes në Tokyo Motor Show, i cili u hap të mërkurën, me Toyota që zbuloi një model të ri dhe Nissan BladeGlider aerodinamik për shoferët e ndërgjegjshëm tëenergjisë.

Toyota, një pionier i automjeteve hibride, shfaqi makinën koncept FCV, një sedan katër – vendësh që udhëton 500 kilometra pa u furnizuar dhe qelizat e karburantit mund të furnizohen në vetëm tre minuta me hidrogjen. Makinat pritet të dalin në shitje dy vitet e ardhshme. Çmimet relativisht të larta dhe zgjedhjet e kufizuara të modeliy kanë dëmtuar kërkesën pavarësisht shpresave të mëdha. Por blerjet e automjeteve me ndotje të ulët parashikohen të rriten për shkak të standardeve gjithnjë e më të rrepta shkarkimeve të gazrave.

“Zvogëlimi i konsumit është çelësi për mbijetesën e makinave”, tha Osamu Honda, nënkryetar ekzekutiv dhe krijues i makinës së vogël Suzuki. “Kërkesa për më pak konsum të karburantit sa vjen e bëhet më e fortë.”

Toyota, prodhuesi më i madh në botë, gjithashtu ekspozoi skuterin koncept FV2, që i lejon shoferët të ndryshojnë drejtimin thjesht duke zhvendosur peshën e tyre. Prodhuesit kryesorë në botë kanë kohë që janë duke kërkuar një makinë për “shitjen e gjelbër”, duke përfshirë Honda, e cila tashmë ka një makinë të karburantit qelizor, FCX edhe pse në një numër të të kufizuar të tregjeve.

Rivali Nissan tregon BladeGlider e saj, një makinë koncept elektrike tre- vendëshe, që ka për qëllim t’I japë drejtuesit një ndjenjë sikur piloton një avion pa motor. E hijshme dhe futuristike, ajo ka për qëllim të jetë stili I një makinë miqësore me mjedisin. Nissan është duke punuar me makinat e karburantit klasik, ndërkohë që në një të ardhme jo shumë të largët priten makinat me hidrogjen.

Edicioni i 43-të i panairit, i cili zgjat deri më 1 dhjetor, përmban 177 ekspozues, duke përfshirë edhe furnizuesit e pjesëve nga dhjetëra vende. Prodhuesit e mëdhenj amerikane, si General Motors dhe Ford, janë përsëri duke qëndruar larg eko-makinave, ashtu si prodhuesit e Koresë së Jugut, me përjashtim të Hyundai.

Ndërsa prodhuesit e mëdhenj evropiane do të jetë në kërkim të rritjes së praninë në tregun e tretë më të madhe në botë të makinave pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Markat e huaja janë një pjesë e vogël, vetëm 4.5 për qind, e një tregu kishte rreth 5 milionë automjete të shitura në Japoni vitin e kaluar. Prania e vogël ka nxitur zemërim mes SHBA dhe disa vendeve evropiane, të cilat thonë, se tregu është mbyllur në mënyrë efektive nga Japonia përmes tarifave dhe pengesa të tjera, si çështja e negociatave në vazhdim të tregtisë së lirë. Markat luksoze gjermane duke përfshirë Mercedes-Benz, BMW dhe Porsche, të cilat kanë arritur suksese të konsiderueshme në Japoni, janë pjesëmarrës, së bashku me Audi, Volkswagen, Renault, Peugeot, Citroen, Land Rover dhe Volvo.

559 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]