Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si të bëhesh një agjent imobiliar i suksesshëm

Këshilla të dobishme 01/02/2017

Çfarë duhet të bësh, që të kesh sukses në botën imobiliare? Disa mund t’ju thonë se është shumë e thjeshtë, mjafton të shesësh. Por, për çdo agjent, veçanërisht për ata të rinjtë, mund të jetë e vështirë. Shitja e pronave është një biznes i komplikuar, dhe fitimi i të ardhurave të konsiderueshme nuk ndodh brenda ditës.

Ja 10 këshilla themelore për agjentët e rinj të pasurive të patundshme.

 

  1. Gjej kompaninë e duhur imobiliare

Në hapat e parë, askush nuk ka një reputacion për t’u mbështetur. Kjo është arsyeja pse duhet të jeni pjesë e ekipit më të mirë në treg. Mënyra më e mirë për të kuptuar se cila agjenci imobiliare është e duhura për ju, është të kryeni disa kërkime për të gjetur se cilat kompani kanë më tepër oferta për shitje pronash, cilat kanë infrastrukturën më të fortë të marketingut dhe cila ofron mbështetjen që keni nevojë për të ndërtuar karrierën tuaj. Pasi të keni piketuar disa prej tyre, bisedoni me ndonjë prej agjentëve që punojnë në këto agjenci dhe vëreni me kujdes reagimete tyre.

 

  1. Perceptimi realist

Mund të zhgënjehesh lehtë, nëse realiteti për vitin e parë si agjent i pasurive të patundshme nuk përputhet me synimet e mëdha që kishe vendosur për veten. Shumë agjentë të rinj e humbasin shpejt entuziazmin kur hasin në barrikadën e parë, ose shpenzojnë aq shumë para për marketing sa nuk kanë më mundësi të ndërtojnë siç duhet biznesin e tyre. Dhe pas kësaj ata vrapojnë me vrull drejt për të dalë nga ky labirint. Kjo nuk do të thotë se optimizmi është gjë e keqe, vetëm se duhet përzier me një dozë të realizmit në mënyrë që të mos e humbni vrullin, sidomos në kohë të vështira kur merrni përsipër telashet e  shpenzimeve të shpejta.

 

  1. Bëni një plan biznesi dhe zbatojeni me rreptësi

Pas çdo biznesi të mirë, ekziston një plan i saktë biznesi. Pasuritë e patundshme janë një biznes dhe në qoftë se doni të keni sukses, nuk mund ta bëni pa një plan të duhur biznesi. Një plan i mirë duhet të përmbajë elementë të tillë si: qëllimet e shitjes, reklamat dhe marketingu, analiza e shpenzimeve, analiza e konkurrencës dhe elementët tuaj unikë, pra ajo çfarë ju bën të ndryshëm në këtë biznes. Plani i biznesit do të ndryshojë me kalimin e kohës, por që të hidhen hapat e parë,keni nevojë për një themel të fortë. Një pjesë e këtij plani, ajo e marketingut, është një faktor veçanërisht i rëndësishëm. Duhet të keni ide të qarta se si do t’i gjeni klientët e mundshëm, si do të ngjallni interesin e tyre dhe se si do të kthehet ky interes në shitje.

 

  1. Gjeni një agjent me përvojë dhe të besueshëm

Edhe nëse keni arsimimin e nevojshëm për fushën e pasurive të patundshme, nuk ka ndonjë formulë të gatshme që t’ia dilni menjëherë me sukses në botën e ndërlikuar të shitjeve të pasurive të patundshme. Në mënyrë që hyni në lojë, duhet të trajnoheni nga një agjent me përvojë dhe i besueshëm. Ju mund t’i kuptoni të gjitha detajet financiare për të bërë shitje, por pjesa më e rëndësishme është kur vjen puna për gjurmimin e blerësit aktual. Zgjidhni dikë që ka pasur sukses të konsiderueshëm në zonën tuaj, ka një stil të ngjashëm profesional me tuajin dhe është e hapur për t’ju treguar gjithçka. Një marrëdhënie e mirë mund të jetë me dobi për të dyja palët.

 

  1. Krijimi i një markë që bën një përshtypje

Si në çdo treg, ashtu edhe në atë të pasurive të patundshme, konkurrenca do të jetë e madhe. Mënyra më e mirë për t’u përballur është krijimi i një marke biznesin tuaj, që iu identifikon dhe tregon se jeni ndryshe nga çdo agjenci tjetër. Kjo përfshin një logo të veçantë, skemën e ngjyrave, fotot e profilit dhe ndoshta një sllogan. Në mënyrë që të shisni pronat si një profesionist, do t’ju duhet të ndërtoni një markë prestigjioze.

 

  1. Gjej prerjen e artë

Shumica e agjentëve iu thonë klientëve të tyre se ata mund të shesin çdo pronë, me çdo çmim. Ky është një shembull i gabuar për t’u ndjekur, veçanërisht kur jeni një agjent i ri. Jo vetëm që demonstron mungesë të besueshmërisë, por gjithashtu tregon se ju mungon ekspertiza specifike për vlerësimin e rastit në fjalë. Premtimet e pamatura në një treg të panjohur mund t’ju çojë në katastrofë. Një strategji e mirë do të ishte të forconit markën tuaj, duke u bërë një ekspert i tregut. Fillimisht ndoshta mund të merrni përsipër një shitje të lënë përgjysëm ose në harresë, kështu që do të shmangni betejat e panevojshme me një agjent me përvojë, për të fituar me vështirësi territorin.

 

  1. Mësoni të shisni njohuritë tuaja

Në mënyrë që të shisni pasuri të patundshme, duhet të keni njohuri rreth pasurive të patundshme. Nëse nuk keni njohuri për detaje të rëndësishme si prezantimi, çështjet që kanë lidhje me transaksionet, çështjet ligjore etj, atëherë mos nxitoni të filloni kontaktet me klientët. Nuk është e mjaftueshme thjesht të shisni veten sikur keni njohuri të përgjithshme, por duhet të demonstroni se ju i njihni problematikat dhe informacionin e tregut, në mënyrë që të ndërtoni reputacionin tuaj si ekspert në fushën e zgjedhur.

 

  1. Jeni produktiv në përcaktimin e qëllimeve

 

Nëse jeni i vetë-punësuar, ju nuk keni shef apo mbikëqyrë që ju vendosin oraret, apo që ju kontrollojnë a keni punuar mjaftueshëm çdo ditë. Kjo lloj lirie mund të jetë çliruese, por gjithashtu mund t’ju çojë në mungesë produktiviteti dhe humbjen e të ardhurave. Mënyra më e mirë për të mbajtur një standard të lartë produktiviteti është të caktoni objektivat për veten dhe të krijoni një rutinë që do ju ndihmonte të menaxhoni kohën në mënyrë efektive. Duhet të planifikoni çdo javë detyra të rëndësishme si publikim ofertash, ndërtimin e marrëdhënieve me klientët etj, dhe planin e marketingut. Nëse nuk i bëni këto detyra periodikisht, mund të mbeteni pas dhe biznesi juaj mund të vuajnë seriozisht.

 

  1. Trajtojeni klientin si mbret

Ky mund të përshkruhet si një rregull i artë në tregun imobiliar: “Trajtojini klientët tuaj, ashtu si do të donit t’ju trajtojnë.” Kur tregoni respekt të madh, integritet dhe mirësi ndaj klientëve, ju do të ndërtoni një reputacion si lloji i agjentit me të cilin njerëzit duan të punojnë. Si një agjent i ri, kjo është e paçmueshme, pasi disa prej klientëve tuaj të parë mund ta ndërtojnë ose shkatërrojnë karrierën tuaj. Në qoftë se i trajtoni drejt, ata mund të kthehet në shitës të mirë, gjë që kërkon çdo biznes.

 

  1. Vazhdoni të kërkoni për klientë të rinj

” Vazhdoni të kërkoni për klientë të rinj.” Ky mund të jetë një sllogan që duhet ta përsëritni me vete çdo ditë, ose shkruajeni me shkronja të mëdha në zyrën tuaj. Kjo tingëllon e thjeshtë, por shpesh agjentët harrojnë për rëndësinë e gjetjes së klientëve të rinj, pasi arrijnë një nivel të caktuar suksesi. Ndodh që mund të jeni mbytur me klientë një ditë dhe pastaj, një javë askush nuk i bie telefonit, as troket në zyrë. Duhet të jeni vazhdimisht duke kërkuar nga po shkon e reja, madje edhe kur ndjeheni se keni shumë kontrata në dorë, në mënyrë që të siguroheni se biznesi juaj i pasurive të patundshme është i suksesshëm jo vetëm sot, por nesër, javën e ardhshme, dhe dhjetë vjet më vonë.

  • Agent Marketing Tips

1415 herë e lexuar, 1 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit