Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si të luftosh kompleksitetin me gjëra të thjeshta

Këshilla të dobishme 26/05/2016

Një nga sfidat më të mëdha në biznes është kompleksiteti. Sa më të ndërlikuara janë gjërat, aq më shumë mbretëron konfuzioni e keqkuptimi dhe ul efikasitetin tonë.

Kur gjithçka bëhet shumë e komplikuar, njerëzit nuk mund të shohin më se si mund të arrihet suksesi. Kështu ndikon në besimin tonë, që ndonjëherë mund të kthehet në një profeci.

Njerëzit nuk kanë frikë nga puna, por kanë frikë nga dështimi dhe kur ne nuk arrijmë ta projektojmë veten si të suksesshëm, kjo mund të shkaktojë tek ekipet tona një pesimizëm që shkatërron gjithë përpjekjet e tyre. Sipas një studimi për rrethanat e  dështimit, 70% e njerëzve besonin, se projektet mendohej se do të dështonin para se të fillonin dhe me shumë mundësi, ky besim ka kontribuar në dështimin.

Sa më shumë t’i lehtësojmë dhe t’i thjeshtojmë gjërat, aq më të suksesshëm do të jemi. Ja tri këndvështrime që mund të ndikojnë në thjeshtësimin e problematikave dhe rritjen e produktivitetit:

 

  1. Kërkoni fillimisht për një zgjidhje “lapsi”

Për çdo problem, ka të paktën një zgjidhje komplekse dhe ato janë zakonisht shumë të lehta për t’u gjetur. Por duhet të vazhdojmë të kërkojmë për zgjidhje të thjeshta, të mos ndalemi në zgjidhjen e parë që gjejmë.

NASA mblodhi ekspertët më të mirë për të prodhuar një stilolaps që të funksiononte në hapësirë, duke shpenzuar më shumë se 1 milion USD dhe 12 muaj. Ndërsa rusët, thjesht përdorën një laps.

Duhet të kërkoni nëse ekziston një zgjidhje si “lapsi”, dhe nëse po, atëherë vazhdoni.

 

  1. Sfidoni ekspertët

Ne kemi një tendencë të natyrshme për t’i komplikuar gjërat edhe më shumë, madje ekspertët e zmadhojnë këtë tipar. Ndonjëherë ekspertët kanë nevojë për t’i mbajtur gjërat komplekse për të treguar se sa të zgjuar e të nevojshëm janë.

Shpesh dëgjojmë nga ekspertët: “Kjo është shumë e ndërlikuar për t’u shpjeguar”, apo se “niveli ynë i njohurive është i pamjaftueshëm për ta kuptuar”.

Por një fjalë e urtë e Albert Einstein, thotë: “Nëse nuk mund ta shpjegoni diçka, thjesht nuk e kuptoni mjaft mirë.”

Pra, nëse ata nuk e kuptojnë problemin ose zgjidhjen, si mund të jemi të sigurt se mund të zgjidhin? Dhe më e rëndësishmja, si do të komunikojnë me ekipet tuaja se çfarë duhet bërë?

 

  1. Supozoni se keni vetëm 20% të kohës që nevojitet

Kjo qasje kërkon që të mendoni ndryshe. Ne të gjithë ndoshta mund të kursejmë 5-10% të kohës së nevojshme për të përfunduar një detyrë në mënyrë mekanike, por kur përpiqemi për të përfunduar diçka me vetëm 20% të kohës, kemi nevojë të mendojmë.

Mendimi në këtë mënyrë do të ndihmojë në rritjen e aftësive tuaja krijuese për zgjidhjen e problemeve.

Richard Branson thotë: “Kompleksiteti është armiku juaj. Çdo budalla mund të bëjë diçka të komplikuar. Është e vështirë për të bërë diçka të thjeshtë.”

 

Marrë me shkurtime nga INC Magazine

684 herë e lexuar, 2 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit