Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Zgjerohet tregu i reklamave në internet

Info-Treg 01/03/2017

Viti 2016 ka qenë viti i kthesës në SHBA për shpenzimet e reklamave në internet krahasuar me reklamat në televizion. Sipas eMarketer reklamat në internet arritën në 36.8% të totalit të shpenzimeve të reklamave, ndërkohë që për televizionet u shpenzua 36.4% e shumës totale në SHBA.

Performanca e fortë e tregut dixhital të reklamave në SHBA mbështetet nga disa faktorë, duke përfshirë përdorimin e telefonave smartphone dhe videot. Parashikohet që në vitin 2019, vetëm në telefonat smartphonë do të përqëndrohet më tepër se një e treta e totalit të shpenzimeve për reklama në SHBA. Google është padiskutim mbreti i reklamave për smartphone dhe pritet të mbetet i tillë duke përfaqësuar 32.0% të këtij tregu, ndërsa rivali më i afërt parashikohet Facebook me 22.1%.

Ndërsa në Shqipëri statistikat janë krejt të kundërta. Nga një studim i revistës “Monitor” del se për vitin 2015 pjesën e luanit prej 78% të reklamave e merrnin televizionet, ndërsa reklamat në internet ishin në vlerë  pothuajse të pakrahasueshme prej 4.4%. Duhet përmendur që shpenzimet e reklamave në internet janë llogaritur vetëm në faqet shqiptare të internetit, pra jo në Google ose Facebook. Kjo është edhe veçoria e tregut në Shqipëri, ku reklamat në televizion nuk kanë pothuajse fare konkurencë nga tregu i huaj, ndërsa koha e përdorimit të përdoruesve në internet për faqet shqiptare është shumë herë më e shkurtër se ajo e rivalëve gjigandë si Google dhe Facebook.

Megjithatë edhe në krahasim me vendet e tjera ballkanike, si Maqedonia, Greqia, Serbia etj. shpenzimet për reklama në internet në Shqipëri janë shumë më të vogla. Kjo mund të shpjegohet si rezultat i disa faktorëve si p.sh.: njohja e mirë e gjuhëve të huaja, lidhjet dhe kontaktet e shpeshta me të afërmit që jetojnë jashtë atdheut, cilësia më e ulët e informacionit nga faqet shqiptare, prezenca e vogël e biznesit shqiptar në internet, mospërfillja  ndaj marketingut online etj.

Raportet aktuale të shpenzimeve për reklama në Shqipëri, pra në vitet 2015-2016, janë të ngjashme me ato që ishin në SHBA para 20 viteve, por edhe pse me rritje të ngadaltë tendenca është e qartë, pritet që edhe shpenzimet për reklamat të zhvendosen drejt mediumit ku po shkon audienca. Sipas studimeve, 5 vitet e fundit në Shqipëri është rritur shumë numri i përdoruesve të internetit në përgjithësi dhe i atyre që përdorin smartphone në veçanti. Më poshtë është një grafik i përdorimit të smartphone krahasuar me kompjuterat desktop dhe tabletet, nga vizitorët e 100oferta.com gjatë 5 viteve të fundit:

856 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Si të blesh një makinë në Gjermani

    by në 09/02/2017 - 0 Komente

    Blerja e një makinë të re ose të përdorur në Gjermani mund të jetë një sfidë, megjithatë ka shumë informacione që mund t’ju  ndihmojnë. Blerja e makinës në Gjermani mund të jetë e suksesshme sepse ka një numër shumë të madh makinash në shitje. Makinat e perdorura mund të gjenden me një çmim të mirë […]

20 shitjet e fundit