Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

Këshilla të dobishme 15/09/2017

1. Të njohësh tregun

Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante:

–          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje
–          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë preferohen në verë
–          Kamionat, autobusët dhe furgonat kanë blerës të qëndrueshëm dhe çmime të mira. Mos i zhvlerësoni.
–          Makinat e rralla kërkojnë më shumë kohë për t’u shitur, megjithatë mund të fitojnë vlerë të jashtëzakonshme po të gjeni blerësin e duhur.

 

2.Vendosni një çmim konkurues

Pasi t’i keni hedhur një vështrim tregut të makinave do të vini re që çmimet ndryshojnë sipas markës, vitit të prodhimit, llojit të karburantit, kilometrazhit, ngjyrës, opsioneve dhe gjendjes së mirëmbajtjes. Gjithmonë ka vend për të diskutuar çmimin kështu që, nëse nuk e shpallni çmimin të padiskutueshëm, lini pak hapësirë për ulje çmimi. Ju mund të shihni sesi disa shitës përdorin çmime të mira nga ana psikologjike, p.sh. në vend të 7000 Euro – 6990 Euro. Kjo mund të jetë efikase për tregëtarët, por nëse shisni makinën personale do të ishte më mirë p.sh. 6900 ose 6800 Euro.

 

3. Bëjeni makinën tuaj “ta duan me shikim të parë”

Kur blerësit të shohin makinën tuaj, me shumë mundësi do të vendosin ta blejnë apo jo në pak sekonda. Kjo, sipas studimeve, ndodh nga shikimi i parë i makinës. Para se të bëni fotografitë për publikimin e ofertës tek 100oferta.com, sigurohuni që makina të jetë e pastër. Ja ç’mund të bëni për të tërhequr sa më shumë blerësit:

–          Lajeni dhe pastrojeni mirë makinën nga jashtë;
–          Sigurohuni që makina të jetë në gjendje të mirë mekanike. Më mirë shpenzoni pak për ndonjë riparim, sesa të ulni çmimin për ndonjë problem;
–          Hiqni brenda makinës ndonjë send personal. Nëse blerësi kërkon ta provojë, nuk duhet t’i duket si makina e tjetërkujt;
–          Fshihni pluhurin e ferrotave dhe pastroni mirë gomat me ndonjë shkëlqyes;
–          Pastroni me kujdes xhamat dhe pasqyrat;
–          Lani kroskotin dhe pastroni tavllën;
–          Mirëmbani gjithë çertfikatat e servisit për t’ia treguar blerësit
–          Nëse makina kërkon ndërim vaji dhe filtrash, kujdesuni t’ia ndëroni edhe pse po e shisni
–          Kontrollojeni tek mekaniku, në mënyrë që të jeni në dijeni të gjendjes së makinës edhe nëse blerësi mund të ngrejë dyshime.
–          Jepini siguri të argumentuar blerësit për të dhënat e makinës dhe kilometrazhin

 

4. Ku të njoftoni shitjen e makinës suaj

Tani që makina juaj është gati për shitje, ju duhet të vendosni se ku do ta shisni. Zakonisht një mënyrë tradicionale është nëpër gazeta, ose vendosja e njoftimit në xhamin e makinës, por që të dyja janë mënyra pak efikase, sepse mbulojnë një zonë shumë të vogël kërkimi dhe nuk janë të përshtatshme për komunikim. Shitja online nëpërmjet 100oferta.com sa vjen e bëhet më e suksesshme. Oferta juaj përhapet menjëherë në të gjitha rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Linkedin, Google+, Pinterest ku 100oferta.com ka më shumë se 100.000 ndjekës të rregullt dhe njoftimi mund të ketë brenda ditës qindra lexime. Për më tepër ju lutem lexoni: Si të formuloni një ofertë të suksesshme!

 

5. Krijoni një njoftim që “shet”

Mendoni për sqarimin që do t’iu bënit blerësve kur shkruani një njoftim. Pak fjalë mund të thonë shumë. Përveç çmimit, njoftimi juaj duhet të përfshijë vitin e prodhimit, modelin dhe markën, llojin e karburaniti, kilometrazhin, ngjyrën, gjendjen e makinës dhe opsionet e veçanta të saj.

Kur vendosni një njoftim për shitje makine në 100oferta.com ju keni mundësi të tregoni sa “të paduruar” jeni për ta shitur këtë makinë dhe këtë mund ta bëni duke filluar përshkrimin:

–          Okazion!…
–          Oferta më e mirë!
–          Çmim i diskutueshëm! Etj.

6. Tregojeni makinën tuaj

Mund t’ju kontaktojnë shumë blerës për makinën që shisni. Kjo mund të jetë edhe e bezdisshme, por duke lejuar intuitën tuaj ju mund t’i zgjidhni ata që mendoni se do të keni një marrëveshje. Nëse doni të mbani privacinë tuaj të paekspozuar zgjidhni një vend ku mund të tregoni makinën. (Ndryshe nga mënyrat e tjera të njoftimit tek 100oferta.com ju mund ta ndaloni ose ta fshini njoftimin pasi ta keni shitur makinën). Mbani parasysh, që edhe blerësit mund të mendojnë për ju: a është serioz ky shitës? Kështu që, gjithmonë tregohuni i hapur. Blerësit e vërtetë duan ta provojnë makinën, nëse dyshoni, ju thoni t’iu tregojnë patentën.

Nga ana tjetër me të drejtë blerësit nuk e kanë aq të thjeshtë një vendim për të harxhuar goxha para. Ju duhet t’i siguroni, se ata po bëjnë një shpenzim që ja vlen dhe t’ia bëni sa më të lehtë. Disa blerës mund të duan ta shohin makinën tek një mekanik për kontroll. Nëse ju keni një inspektim nga mekaniku juaj mund t’ia tregoni, por nëse blerësi këmbëngul, kjo është e arsyeshme. Nëse dyshoni se blerësi nuk mund ta drejtojë makinën, ose mund ta vjedhë, shoqërojeni edhe ju. Nëse blerësi ju thotë t’i jepni ju makinës, ka shumë mundësi që ai po ju harxhon kohën kot.

 

7. Negocioni për çmimin më të mirë

Nëse një person provon makinën dhe aprovon blerjen, ju prisni që ai të bëjë një ofertë. Shumë njerëz kanë konceptin e duhur mbi negocimin. (sidomos mesdhetarët).

Ata mund të fillojnë me një fjali si:

–          “Më pëlqen kjo makinë, por…”

Kjo është mënyrë e lehtë për të negociuar. Sepse blerësi po të lë fjalën për një çmim të pranueshëm dhe ju mund t’i thoni: “Sa paguan ti?”

–          “Cili është pazari i fundit?”

Kjo është mënyra direkte për të zbuluar sa e ulni ju çmimin, por po ta shihni nga ana e blerësit nuk duket shumë trysni për të ulur çmimin.

–          “Ma shet kaq Lekë?”

Ky blerës po ju bën një ofertë, që nuk lë shumë vend për negociata. Por kujdes, ai mund të jetë edhe duke bërë bllof. E vetmja mënyrë për ta kuptuar është t’i thoni “Jo”.

Mos bëni premtime, që nuk mund t’i mbani më vonë pas shitjes, p.sh. “do të gjej një pasqyrë ta zëvendësoj”, ose “do të jap edhe gomat që kam në shtëpi”. Kjo jo vetëm nuk ju ndihmon, por ngre dyshime tek blerësi.

Nëse nuk kontaktoni shumë blerës, mbase është më mirë të rishikoni çmimin. Nëse kini postuar një ofertë dhe blerësit duan të komunikojnë me email apo celular për të sqaruar detaje, kjo nuk ja vlen. Më mirë iu thoni të vijnë ta shohin.

 

8. Negociatat e vështira

Në disa raste mund të bini dakord t’i bëni edhe disa shërbime makinës para se t’ia shisni blerësit. Por kjo mund të sjellë keqkuptime për llojin e riparimeve, cilësinë, etj., prandaj mund ta lini këtë opsion. Gjëja më e mirë është ta keni makinën gati dhe pasi ta shisni të shtrëngoni dorën me blerësin. Por blerësi mund t’ju kërkojë me insistim një riparim të caktuar. Nëse riparimi nuk është shumë i kushtueshëm mund ta bëni pa ndryshuar çmimin, por nëse blerësi ju kërkon një riparim të kushtueshëm duhet të informoheni saktë për shpenzimin te mekaniku. Nëse blerësi vazhdon të këmbëngulë për ndonjë problem tjetër, atëherë mund t’i thoni “kjo është makinë e përdorur dhe s’mund të jetë perfekte” duke justifikuar edhe çmimin që e shisni.

 

9. Finalizimi i shitjes

Akti noterial i shit-blerjes kryehet në çdo zyrë noteri të Republikës së Shqipërisë. Dokumentat për shitjen e një makine janë përcaktuar me ligj dhe aplikohen për çdo zyrë noteriale. Dokumentat që ju kërkohen:

–          Vërtetim pronësie mbi mjetin
–          Vërtetim për detyrimet të shlyera (gjoba, dorëzani nga bankat , etj.)
–          Lejë Qarkullim
–          Mjet identifikimi

Sapo të merrni paratë nga blerësi mund të nënshkruani aktin e shitblerjes. Mbani një kopje të tij, të siguroheni që përgjegjësia tashmë nuk është më mbi ju (P.sh. nëse blerësi bën aksident me makinën e saposhitur).

 

10. Pasi keni shitur makinën

Ju nuk mbani asnjë përgjegjësi tashmë për makinën e shitur, edhe në kontratë përcaktohet kjo. Nëse makinës i ndodh ndonjë defekt apo parregullsi, ky nuk është më problemi juaj. Nëse keni bërë çdo gjë korrekte para se ta shisnit makinën, jeni të qetë. Keni fituar, sepse keni kthyer një mjet tashmë të panevojshëm për ju, në një mjet të nevojshëm për dikë tjetër dhe për këtë jeni shpërblyer financiarisht. Uroni që po i fituar të jetë edhe blerësi.

6358 herë e lexuar, 0 herë sot

Mos u nxito! Vlerëso saktë pronën që shet!

Këshilla të dobishme 25/04/2017

Nëse po mendon të shesësh një shtëpi, makinë, telefon apo diçka tjetër, gjëja e parë që duhet të bësh, është një vlerësim i saktë, për të vendosur një çmim të pranueshëm si për blerësin, ashtu edhe për ty. Çmimi i shitjes nuk duhet t’ju shkaktojë humbje financiare, por as nuk duhet ekzagjeruar duke kërkuar një fitim, që ndoshta për llogjikën e tregut nuk është normal.

Nëse po mendon se ajo ç’ka shisni vlen shumë më tepër se kërkesat e tregut, mund të mos jetë momenti i përshtatshëm për ta nxjerrë në treg. Disa prej shitësve tregohen kokëfortë dhe vendosin çmime të larta, të cilat largojnë blerësit, duke pritur një kohë të gjatë për të “peshkuar” ndonjë blerës të painformuar. Por kjo është vështirë të ndodhë dhe në këtë rast kostoja më e madhe është KOHA.

Le të supozojmë një rast kur keni për të shitur një telefon 2 vjet të përdorur, duke pretenduar një çmim prej 20.000 Lekë. Pas gjashtë muajsh pritje për të gjetur një blerës, me qindra modele të reja hidhen në treg dhe çmimi i tij realisht mund të ulet deri në 15.000 Lekë. Për më tepër telefoni vjetërohet edhe më tepër, duke zvogëluar mundësitë e shitjes. I njëjti shembull vlen edhe për shitjen e një makine, ndërsa më i ndërlikuar mund të jetë rasti për shitjen e pronave, pasi vlerësimi i tyre ndikohet nga faktorë të tjerë, përveç kohës dhe konkurrencës në treg.

Po si ta vlerësoni drejt çmimin e shitjes për atë çfarë doni të shisni?

Mënyra më e mirë do të ishte hulumtimi i ofertave të ngjashme me atë që mund të publikoni edhe ju tek 100oferta.com. Duke krahasuar çmimet për një makinë të ngjashme me disa nga të dhënat kryesore, si p.sh: marka, viti i prodhimit, km e përshkruara dhe specifikime të tjera, do të arrini të kuptoni se ç’po ndodh në treg aktualisht.

Po ashtu, nëse mendoni të shisni shtëpi, apo ambjent biznesi, mund të hulumtoni ofertat e tjera, që kanë karakteristika të ngjashme, si p.sh: zona ku ndodhet, lloji i planimetrisë, sipërfaqja etj.

Suksesi juaj për të shitur diçka varet nga përcaktimi i një çmimi të drejtë që ndodhet në një interval mes pretendimit të blerësit dhe shitësit. Pasi të keni vendosur një çmim të drejtë, ju mund të publikoni ofertën tuaj tek 100oferta.com, mes mijëra ofertave të tjera, me të cilat mund të konkuroni gjithashtu në mënyrë të drejtë.

Ka raste, kur oferta e sapo publikuar tërheq menjëherë interesin e blerësve duke arritur në më shumë se 30 telefonata në ditë, tek të cilat duhet të gjeni blerësin tuaj potencial. Kjo tregon se çmimi që keni vendosur dhe përshkrimi i ofertës kanë qenë një zgjedhje e mirë.

Por ka edhe raste, kur oferta mund të mos krijojë interesin e dëshiruar në treg. Ju mund ta ndryshoni çmimin edhe pas publikimit tek 100oferta.com (duke klikuar “Menaxho ofertat”), por impakti i parë është shumë i rëndësishëm, kështu që një vlerësim i drejtë do të thotë një shitje më e shpejtë.

Pas vlerësimit për një çmim sa më të pranueshëm dhe formulimit të saktë të ofertës për publikim tek 100oferta.com, suksesi do të jetë i padiskutueshëm!

100oferta = 100%sukses!

 

163 herë e lexuar, 0 herë sot

10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

Këshilla të dobishme 06/01/2016

1. Pse po blini një makinë të përdorur?

Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re. Vazhdo leximin …

8519 herë e lexuar, 1 herë sot

Të blesh apo të shesësh? Kjo është çështja!

Info-Treg 05/12/2013

Studimet e reja në SHBA tregojnë, që në kohë krize, 80% mendojnë se është momenti i përshtatshëm për të blerë, por vetëm 7.6% mendojnë se është momenti i përshtatshëm për të shitur.

Kërkimet e reja japin një përgjigje pse blerësit mendojnë se është moment i përshtatshëm për të blerë, ndërsa shitësit nuk mendojnë se është ky momenti për të shitur. Vazhdo leximin …

1363 herë e lexuar, 0 herë sot

BMW

VIDEO supermakina 02/06/2013

BMW

Vazhdo leximin …

941 herë e lexuar, 0 herë sot

Cila është makina që pëlqejnë shqiptarët?

Info-Treg 30/03/2013

Në një anketë të zhvilluar nga 100oferta.com në faqen e saj në Facebook, u pyetën 500 votues, se cila ishte makina e tyre e preferuar. Pyetjes së thjeshtë pa asnjë lloj kufizimi mbi buxhetin, apo detajet teknike të makinës, 36% e tyre iu përgjigjën për dy makinat luksoze: Porche Cayenne dhe BMW X5. Vazhdo leximin …

973 herë e lexuar, 0 herë sot

Cilat janë makinat e 2013?

Bota e makinave 07/02/2013

Modelet e ardhshme të 2013 u prezantuan në Detroit Autoshow, si vazhdim i makinave koncept.

Ky është panairi më i madh ndërkombëtar i makinave, që zhvillohet në SHBA.

Vazhdo leximin …

1311 herë e lexuar, 0 herë sot

Prodhuesit gjermanë të makinave infektohen nga epidemia evropiane

Info-Treg 29/09/2012

Shitjet e makinave në Gjermani kanë pësuar një zhytje në Shtator, duke i dhënë fund rezistencës së habitshme të vendit ndaj krizës evropiane në industrinë e automobilave. Në përgjithësi sektori po përballet me performancën e tij më të keqe në BE 17 vitet e fundit dhe nuk ka asnjë kthesë në horizont. Vazhdo leximin …

807 herë e lexuar, 0 herë sot

Sa zhvlerësohet një makinë e re me kalimin e viteve?

Info-Treg 04/09/2012

Në momentin kur blini një makinë të re dhe jeni duke u larguar nga salloni i ekspozimit të saj, sapo nga pasqyra të largohet logoja e shitësit, do ta ndjeni se makina juaj nuk vlen më aq sa paguat. Zhvlerësimi i makinës suaj të re sapo ka filluar dhe vazhdon me ritme të shpejta, sidomos ditët e para.

Me modelet e reja dhe ndryshimet e fundit në dizajn e teknologji pothuajse çdo ditë, nga të gjitha markat e makinave, ju do ta kuptoni se makina juaj nuk është më e re.
Të blesh një makinë nuk është një investim dhe as nuk duhet parë si i tillë. Vitin e parë një makinë e re zhvlerësohet afërsisht me 20% të çmimit dhe pas 5 vitesh makina juaj do të jetë zhvlerësuar me rreth 65%. Gjithashtu mirëmbajtja mund të jetë një faktor për të ndryshuar shifrat. Sipas specialistëve koha më e mirë për të shitur një makinë të përdorur është pas 7-8 vjetësh.
Kështu që, mendohuni mirë para se të hidhni firmën në një kontratë shit-blerje për makinë të re.

 

789 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]