Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Panairi Frankfurt Motor Show 2017

Bota e makinave 13/09/2017

Panairi më i madh i makinave në Evropë, Frankfurt Motor Show 2017, hapi dyert për vizitorët dhe të apasionuarit e makinave. Kjo është ngjarja më e rëndësishme automobilistike e Gjermanisë dhe sivjet po zhvillohet një moment kritik për të zotët e shtëpisë: BMW, Volkswagen, Mercedes, Porsche dhe Audi.

Modele të reja dhe makina konceptuale pafund janë ato që shumica e njerëzve presin të shohin në një shfaqje makinash evropiane, por ngjarja e këtij viti padyshim do të jetë pak e ndrydhur – prodhuesit më të mëdhenj të makinave të Gjermanisë, nervi i gjallë i ekonomisë së vendit, janë nën vëzhgim për rolin e tyre në skandalin e shkarkimeve të gazrave. Për më tepër, bota po i kthen shpinën karburantit tradicional, të preferuar nga gjermanët.

Shfaqja e këtij viti në Frankfurt është mbështetur fort tek hibridet dhe makinat elektrike. Disa marka ndërkombëtare janë tërhequr nga shfaqja e Frankfurtit krejt, duke përfshirë Volvo, Mazda, Mitsubishi dhe Fiat.

Frankfurt Motor Show 2017 iu ofron projektuesve dhe inxhinierëve mundësinë për të prezantuar modelet e tyre të reja, një koleksion i koncepteve hipnotizuese dhe dizajnit futurist që na japin një ide (edhe pse të mjegullt) për të ardhmen e makinave.

Si rezultat i largimit gradual të industrisë nga varësia e naftës, Mercedes-Benz ka zbuluar konceptin e saj SUV të karburantit të hidrogjenit, që përdor për të krijuar elektricitetin, i cili furnizon motorët elektrikë. Ekzistojnë disa përfitime mjedisore për përdorimin e hidrogjenit, si dhe avantazhe të dukshme për konsumatorin rreth makinave elektrike, koha e furnizmit të plotë matet me minuta, jo me orë.

Megjithatë ka ende nga ata prodhues që e shohin me dyshim zgjedhjen e karburanteve të reja. Carlos Tavares, shefi i Peugeot, Citroen dhe Opel, ka fjalë të ashpra për elektrifikimin e diktuar nga qeveritë evropiane. “Ne po lëvizim nga një epokë teknologjike neutrale për të shkuar në atë elektrike, me një udhëzim ” tha ai. “Tani e tutje, përgjegjësia shkencore është në duart e qeverive. Pra, nëse në 20 apo 30 vjet ka çështje rreth shëndetit ose sigurisë [me automjete elektrike], kjo do të jetë përgjegjësi e qeverive “.

401 herë e lexuar, 0 herë sot

Panairi i makinave Frankfurt, surprizat

Bota e makinave 15/09/2015

Panairi më i madh në botë i makinave hap dyert e tij këtë javë në Frankfurt. Me dhjetëra kompani të vjetra dhe të reja pritet të paraqesin edhe makinat e tyre koncept. Frankfurt Motor Show është një mundësi për prodhuesit e makinave nga e gjithë bota, për të zbuluar planet e tyre për vitin e ardhshëm dhe më tej.

Frankfurti së bashku Gjenevën dhe Parisin, formon treshen e tregut më të madh të makinave evropiane, të alternuara me kalendarin botëror të panaireve. Kjo është shfaqja e fundit në Evropë këtë vit, para se panairet të shkojnë në Motorshow Tokio në tetor dhe Los Angeles në nëntor.

panairi i makinave frankfurt 5

Gjatë viteve të kaluara disa nga makinat më të famshme janë shfaqur pikërisht në Frankfurt, duke përfshirë Porsche 911 (1963), VW Golf GTi (1975) dhe turbon e parë Saab 99 (1977), duke vazhduar me debutimin e Lamborghini Murcielago (2001), SLR McLaren Mercedes-Benz (2003) dhe 458 Italia Ferrari (2009).

Këtë vit premtohen gjithashtu premiera botërore nga shumica e prodhuesve të mëdhenj, duke përfshirë Rolls-Royce, Bentley, Jaguar, Lamborghini, BMW dhe Mercedes-Benz.

Ndër kryesoret janë debutimi i Rolls-Royce kabriole, fuoristrada e parë Bentley, Bentayga dhe Ferrari 488 Spider, ndërsa Lamborghini pritet të zbulojë versionin Huracán.

Nga makinat koncept ose prototipat e projektuar që nuk janë ende në shitje priten surpriza nga Hyundai, Audi, Mazda, Nissan, Citroen dhe Peugeot.

panairi i makinave frankfurt 0 panairi i makinave frankfurt 1 panairi i makinave frankfurt 2 panairi i makinave frankfurt 3 panairi i makinave frankfurt 6 panairi i makinave frankfurt 8

1242 herë e lexuar, 0 herë sot

Volkswagen bëhet shitësi më i madh në botë i makinave

Bota e makinave 28/07/2015

Volkswagen i ka vjedhur kurorën markës japoneze Toyota për t’u bërë shitësi më i madh në botë i makinave, të paktën për gjysmën e parë të vitit 2015.
Të dhënat mbi automjetet e shitura nga kompanitë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2015 tregojnë se prodhuesi gjerman ka mposhtur rivalin e tij japonez duke zënë vendin e parë.
Volkswagen ka shitur 5.040.000 automjete nga janari deri në qershor, me një rënie të vogël nga një vit më parë, ndërsa Toyota ka shitur 5.020.000 makina gjatë të njëjtës periudhë me një rënie prej 1.5% për shkak të një performance më të dobët nga Toyota dhe Daihatsu.

makina te reja shitje
Prodhuesit po sfidohen nga kushtet e tregjeve si Kina dhe Rusia, ku Volkswagen është i kujdesshëm në lidhje me opinionin.
Volkswagen, që zotëron edhe Audi, Porsche, Skoda, Seat, Bentley, Bugatti, Lamborghini, Scania, Man e Ducati, e përshkroi performancën e saj deri tani si “të kënaqshme”, edhe pse në një mjedis të vështirë.

1223 herë e lexuar, 0 herë sot

Detroit Motor Show 2014, rikthehet suksesi

Bota e makinave 28/01/2014

Detroit Motor Show 2014 prezantoi një koleksion të ri marramendës prej metali.

Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur panairi më i madh i makinave në Amerikën e Veriut, kishte arritur shifra si këto të vitit 2014. Vazhdo leximin …

1437 herë e lexuar, 0 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit