Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si të bëni fotot e makinës që shisni?

Këshilla të dobishme 31/07/2016

Tek 100oferta.com ju keni mundësi të postoni njoftimin të shoqëruar deri në 10 foto nga 500 kb secila. 5 – 6 foto që tregojnë makinën nga jashtë dhe tapicerinë, ose motorin do të ishin shumë mirë, për ta prezantuar siç duhet makinën tuaj: Vazhdo leximin …

2048 herë e lexuar, 2 herë sot

Tregu i apartamenteve dhe makinave

Info-Treg 04/06/2016

Tregu i apartamenteve në shitje

Shitja e apartamenteve në Tiranë karakterizohet nga çmime të ndryshme që kryesisht varen nga pozicionimi. Në disa prej zonave të reja të banimit çmimet janë relativisht të ulëta, ku mund të gjeni një apartament që shitet edhe me 300 Euro/m², ndërsa në disa të tjera çmimet vazhdojnë të jenë të larta duke arritur edhe në 3000 Euro/m².

100oferta.com ka kryer një studim të tregut të shitjes së apartamenteve në kryeqytet, bazuar në ofertat e publikuara tek 100oferta.com për periudhën Janar – Maj 2016, ku vërehet se zona e Freskut dhe Unazës së Re janë zonat me çmimet më të lira në treg, me çmime mesatare respektivisht 486 Euro/m² dhe 509 Euro/m². N ë zonën e Komunës së Parisit apartamentet shiten me një çmim mesatar prej 785 Euro/m², ndërsa në zonën e ish Bllokut çmimi mesatar arrin në 1643 Euro/m² ose rreth 3.4 herë më i lartë se në zonën e Freskut. E ngjashme është edhe diferenca e çmimeve për apartamentet me qira.

100oferta cmimet mesatare apartamente 5

Aktivitet i lartë i shitjeve të apartamenteve vihet re gjithashtu edhe në periferi, kryesisht në zonat e Kamzës, Dajtit dhe Yzberishtit, ku çmimi mesatar për m² është akoma më i lirë. Ofertat për shitje apartamentesh, sidomos nga agjenci imobilare kanë ardhur duke u rritur në mënyrë të shpejtë vitin e fundit tek 100oferta.com. Kjo rritje e publikimit të ofertave është rrjedhojë e dy arsyeve kryesore: besueshmëria në korrektësinë e publikimeve të ofertave nga 100oferta.com dhe përhapja më e shpejtë e ofertave drejt grupeve të interesuara për blerje krahasuar me mënyrat e hershme tradicionale.

 

Tregu i makinave në shitje

Makinat më të kërkuara tek 100oferta.com vazhdojnë të mbeten VW Golf dhe Mercedes Benz C class, të ndjekura nga Ford, Reanult, Opel etj. Vihet re një interes më i madh nga blerësit për makinat ekonomike japoneze si Toyota Yaris dhe Corolla. Përsa i përket viteve të prodhimit, ofertat e makinave që marrin më tepër interes nga vizitorët janë vitet 2000-2005, ndërsa vazhdojnë të kërkohen dukshëm më tepër makinat me naftë.

100oferta cmimet mesatare makina 5

Ajo që kemi vënë re është se periudha për shitjen e një makine tek 100oferta.com është zvogëluar ndjeshëm duke patur raste të shitjes edhe brenda ditës, ndërsa mesatarisht nevojiten rreth 25 ditë.

Për të qenë më të suksesshëm në shitjen e makinave apo gjithçka tjetër tek 100oferta.com ju lutem lexoni: “Më të suksesshmit e 100oferta.com” dhe “Si të formuloni një ofertë të suksesshme“.

 

1228 herë e lexuar, 3 herë sot

Disa nga mundësitë e reklamimit tek 100oferta.com

Produkte nga 100oferta.com 01/02/2015

100oferta.com që prej muajit shkurt 2012, është faqja më e rëndësishme e tregut shqiptar për publikimin e ofertave për kategoritë: autovetura, pajisje elektronike, pasuri të paluajtshme, punësim etj. Duke përmirësuar më tej shërbimet që ofron 100oferta.com, çdo bashkëpunim me përdoruesit e saj do të ishte i dobishëm. Kështu, publikuesit që duan të përfitojnë më tepër vëmendje për ofertat e tyre do të kenë më tepër mundësi, duke reklamuar kundrejt një pagese shumë konkuruese krahasuar me mënyrat e tjera të marketingut.

100oferta.com ju ofron mundësi të mirëstudiuara, që reklamat të jenë sa më efikase, sa më të lexueshme, por edhe për të mos e dëmtuar “zemrën” e platformës: trajtimin e barabartë për të ofertat FALAS. Formatet e pranueshme janë: JPG, PNG dhe GIF (animim). Lexuesi do të jetë përsëri komod në kërkimin e informacionit dhe i pashqetësuar nga reklamat.

Ja disa nga mundësitë e reklamimit tek 100oferta.com:

*gjerësia është fikse, lartësia mund të negociohet

Për çfarëdo interes që mund të keni mos hezitoni të na kontaktoni nëpërmjet kontakteve:

Cel.: 068 60 60 100

email: info@100oferta.com

Çmimet e reklamave ndryshojnë në varësi të kohëzgjatjes dhe janë objekt diskutimi.

 

1868 herë e lexuar, 2 herë sot

Avantazhet e njoftimit tek 100oferta.com

Produkte nga 100oferta.com 20/02/2012

Ka shumë mënyra për të njoftuar një ofertë. Nëpërmjet miqve, tregut të caktuar, medias së shkruar, apo internetit. Çdo mënyrë ka veçoritë e saj. A është mënyra  më efikase listimi i njoftimeve dhe ofertave në 100oferta.com?

 

 

 

  • Tek 100oferta.com publikimi i çdo njoftimi apo oferte është FALAS;
  • 100oferta.com është një platformë e programuar për  menaxhimin e thjeshtë, efikas të njoftimeve dhe ofertave të klasifikuara sipas kategorive;
  • Çdo njoftim apo ofertë e sapo publikuar përhapet automatikisht në rrjetet sociale: Facebook (>38000 fansa), Twitter (>1500 ndjekës), Linkedin (>1000 lidhje), Google+ dhe Pinterest (gjithsej më shumë se 40.000 fansa dhe ndjekës – deri në janar 2014). Njoftimin tuaj mund ta lexojë një numër shumë i madh përdoruesish në internet, menjëherë sapo publikohet tek 100oferta.com
  • 100oferta.com krijon një audiencë shumë më të madhe se një kategori e caktuar lexuesish, që interesohen vetëm për një prej tyre. P.sh. nëse një përdorues interesohet për makina, mund të lexojë edhe njoftimin tuaj për shitje shtëpie;
  • 100oferta.com prezanton cilësisht njoftimin tuaj: çmim i evidentueshëm lehtë, shoqërim me hartë, kontakte, përshkrim i detajuar, prezantim deri në 10 foto, shoqërim edhe me video, etj.;
  • 100oferta.com inkurajon diskutimin mes të interesuarve për ofertat që ofrojnë (tek paneli djathtas njoftimit – kontakto postuesin);
  • Është një platformë kampione në optimizimin e lartë të njoftimeve, në mënyrë që ato të gjenden thjesht nga çdo “Search Engine”. Ju mund të njoftoni në mbi 100 website, problemi është sa lexohet njoftimi juaj dhe nga cili. Provoni p.sh të kërkoni në Google “automasha” dhe do të shihni që shfaqen menjëherë njoftimet e përdoruesit “Automasha” tek 100oferta.com në faqen e parë të “Google Search”
  • 100oferta.com është pjesë e rrjetit “100” (100revista.com, 100fansa.com, 100biznese, 100quiz)

100oferta.com është platforma e nevojshme për tregun shqiptar.

2874 herë e lexuar, 2 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit