Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Krahasimi i makinave evropiane, japoneze dhe amerikane

Bota e makinave 04/07/2017

Në këtë epokë të globalizuar, nganjëherë nuk është e lehtë të dallosh dy objekte të ngjashme që janë bërë në vende krejtësisht të ndryshme dhe kjo është e vërtetë kryesisht në rastin e makinave. Në ditët e sotme, makinat prodhohen në të gjithë botën, kështu që ndoshta nuk është e saktë t’i etiketojmë ato plotësisht sipas vendeve ku prodhohen. Megjithatë, disa dallime nuk zhduken, veçanërisht në stil, performanceë, siguri dhe të tjera. Ka shumë prodhues nëpër botë, por ata me numrin më të madh të markave të njohura, janë padyshim prodhuesit evropianë, amerikanë dhe japoneze.

Krahasimi: evropiane, japoneze, amerikane

Sa herë që ndonjë makinë e re del nga këta prodhues, menjëherë tërheqin vëmendjen e publikut dhe të apasionuarve pas makinave. Makinat e prodhuara në këto vende ofrojnë cilësi të lartë, por megjithatë dallojnë nga njëri-tjetri me karakteristikat e tyre. Një vend prodhon ndoshta makina më të mira se tjetri në aspektin e stilit ose performancës, ndërsa një tjetër mund të ofrojë më shumë në cilësi apo siguri.

 

Dizajni / Stili

Gjëja e parë që njerëzit vërjenë ndërsa blejnë makinë është forma e jashtme e makinës, pra dizajni. Dhe kur është fjala për stil, makinat evropiane nuk kanë zëvendësues. Në Evropë, stili i një makine është faktor i rëndësishëm dhe kjo shihet tek rezultatet. Me dizajnin tërheqës dhe të mrekullueshëm, makinat evropiane duken si të ardhura nga një botë tjetër. Madje, jo vetëm modelet e markave më të njohura, por edhe marka mesatare evropiane kanë pamje fantastike dhe dizajn tërheqës.

Dizajni i automjeteve evropiane dhe amerikane ndryshon shpesh, ndërsa në anën tjetër prodhuesit japoneze kanë tendencë për të ndryshuar më pak. Dizajnet e makinave japoneze as ndryshojnë shpejt, as dalin nga stili shpejt, por mbeten pak a shumë të njëjta për shumë vite.

Cilësia

Cilësia është gjithashtu një nga prioritetet e makinave evropiane. Nga britaniket ekzotike tek kali i egër italian dhe slitat e hekurta bavareze, makinat evropiane kanë një cilësi që nuk kushton lirë, por punon me efikasitet. Së bashku me makinat evropiane, makinat amerikane dhe japoneze janë shumë të njohur për cilësinë e tyre. Kilometrazhi rekord i përshkruar dhe cilësia e lartë kanë qenë gjithmonë pikat kryesore për shitjen e këtyre makinave.

Harxhimi i karburantit

Japonia ka historinë e prodhimit të automjeteve më efikase për harxhimin e karburantit. Një nga gjërat e rëndësishme që njerëzit i konsiderojnë kur blejnë një makinë është harxhimi i karburantit dhe makinat japoneze janë të dizenjuara qëllimisht për të ofruar atë. Në fakt, gjatë krizave të naftës në vitin 1973, popullariteti i makinave japoneze u rrit në tregun global, pasi automjetet e tyre kanë motor më të vogël dhe janë më efikase. Automjetet japoneze janë gjithmonë opsioni më i mirë kur dikush dëshiron një makinë ekonomike.

 

Performanca

Edhe në aspektin e performancës apo të fuqisë, është mjaft e vështirë për të gjetur një alternativë të krijuesve evropianë. Modelet e prodhuesve më të mëdhenj evropianë si BMW, Mercedes-Benz janë disa nga makinat më të mira që janë ndërtuar ndonjëherë. Fuqia dhe përshpejtimi i këtyre makinave janë shumë më tepër se homologët e tyre.

 

Jetëgjatësia

Makinat japoneze nuk mund të udhëtojnë aq shpejt sa ekuivalentët e tyre evropianë, por ato zakonisht funksionojnë për një periudhë shumë më të gjatë kohore. Ata nuk kërkojnë shumë mirëmbajtje; Rrallëherë nevojiten riparime të plota në makinat japoneze.

Fuqia

Amerikanët e duan fuqinë dhe kjo mund të shihet lehtësisht në prodhimet e tyre, siç janë automjetet. Makinat amerikane janë të njohura për fuqinë e tyre. Këto automjete kanë marrë edhe emrin “makina të muskujve” për fuqinë e tyre. Makina amerikane vjen me një motor të fuqishëm që kërkon konsum të lartë të karburantit. Nuk ka asnjë konkurrent të automjeteve amerikane kur bëhet fjalë për forcë.

 

Besueshmëria

Prodhuesit evropianë dhe amerikanë mund të kryesojnë për shpejtësi dhe fuqi, por jo për besueshmëri. Makinat japoneze kanë rekordin më të mirë kur bëhet fjalë për besueshmërinë nga blerësit. Prodhimi i makinave të besueshme nuk kufizohet vetëm tek Toyota, Nissan dhe Honda. Prodhues të tjerë japonezë si Mazda, Mitsubishi, Isuzu, Daihatsu prodhojnë gjithashtu automjete që kanë fansat e tyre të palëkundur. Duke ofruar makina të besueshme dhe të sigurta, prodhuesit japonezë të makinave kanë lënë gjurmë të mëdha në zemrën dhe mendjen e klientëve.

 

Çmimi

Së bashku me të qenit efikas dhe i besueshëm, automjetet japoneze kanë çmime të arsyeshme gjithashtu. Ato janë ndërtuar me idenë e njeriut të zakonshëm, konsumatorit të zakonshëm. Nga ana tjetër, makinat evropiane janë të shtrenjta për të qenë brenda mundësive të secilit.

 

Siguria

Automjetet japoneze marrin lavdërime në mbarë botën për tiparet e tyre dhe një tipar i tillë është siguria. Prodhuesit japonezë kryesojnë kur është fjala për sigurinë. Ata janë të njohur për zhvillimin e teknologjive që rrisin standardet e sigurisë.

 

Përfundim

Prodhuesit e makinave evropiane, amerikane dhe japoneze kanë konkurruar për dekada me njëri-tjetrin për të fituar klientët me prodhimet më të mira. Njerëzit preferojnë të blejnë makina në bazë të preferencave të tyre personale dhe karakteristikave të tyre. Disa preferojnë makina të forta dhe të fuqishme, ndërkohë që disa kërkojnë për makina me karburant të efektshëm. Duke folur në mënyrë krahasuese, në makinat evropiane, dizenjimi dhe performanca janë tiparet kryesore, ndërsa makinat amerikane janë identifikuar si të mëdha, të fuqishme dhe të gjera. Makinat japoneze kanë cilësi besueshmëria, efiçencën e karburantit dhe jetëgjatësinë.

665 herë e lexuar, 0 herë sot

Tokyo Motor Show fokusohet tek eko-makinat

Bota e makinave 21/11/2013

Makinat miqësore për ambjentin kanë qenë në qendër të vëmendjes në Tokyo Motor Show, i cili u hap të mërkurën, me Toyota që zbuloi një model të ri dhe Nissan BladeGlider aerodinamik për shoferët e ndërgjegjshëm tëenergjisë.

Toyota, një pionier i automjeteve hibride, shfaqi makinën koncept FCV, një sedan katër – vendësh që udhëton 500 kilometra pa u furnizuar dhe qelizat e karburantit mund të furnizohen në vetëm tre minuta me hidrogjen. Makinat pritet të dalin në shitje dy vitet e ardhshme. Çmimet relativisht të larta dhe zgjedhjet e kufizuara të modeliy kanë dëmtuar kërkesën pavarësisht shpresave të mëdha. Por blerjet e automjeteve me ndotje të ulët parashikohen të rriten për shkak të standardeve gjithnjë e më të rrepta shkarkimeve të gazrave.

“Zvogëlimi i konsumit është çelësi për mbijetesën e makinave”, tha Osamu Honda, nënkryetar ekzekutiv dhe krijues i makinës së vogël Suzuki. “Kërkesa për më pak konsum të karburantit sa vjen e bëhet më e fortë.”

Toyota, prodhuesi më i madh në botë, gjithashtu ekspozoi skuterin koncept FV2, që i lejon shoferët të ndryshojnë drejtimin thjesht duke zhvendosur peshën e tyre. Prodhuesit kryesorë në botë kanë kohë që janë duke kërkuar një makinë për “shitjen e gjelbër”, duke përfshirë Honda, e cila tashmë ka një makinë të karburantit qelizor, FCX edhe pse në një numër të të kufizuar të tregjeve.

Rivali Nissan tregon BladeGlider e saj, një makinë koncept elektrike tre- vendëshe, që ka për qëllim t’I japë drejtuesit një ndjenjë sikur piloton një avion pa motor. E hijshme dhe futuristike, ajo ka për qëllim të jetë stili I një makinë miqësore me mjedisin. Nissan është duke punuar me makinat e karburantit klasik, ndërkohë që në një të ardhme jo shumë të largët priten makinat me hidrogjen.

Edicioni i 43-të i panairit, i cili zgjat deri më 1 dhjetor, përmban 177 ekspozues, duke përfshirë edhe furnizuesit e pjesëve nga dhjetëra vende. Prodhuesit e mëdhenj amerikane, si General Motors dhe Ford, janë përsëri duke qëndruar larg eko-makinave, ashtu si prodhuesit e Koresë së Jugut, me përjashtim të Hyundai.

Ndërsa prodhuesit e mëdhenj evropiane do të jetë në kërkim të rritjes së praninë në tregun e tretë më të madhe në botë të makinave pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Markat e huaja janë një pjesë e vogël, vetëm 4.5 për qind, e një tregu kishte rreth 5 milionë automjete të shitura në Japoni vitin e kaluar. Prania e vogël ka nxitur zemërim mes SHBA dhe disa vendeve evropiane, të cilat thonë, se tregu është mbyllur në mënyrë efektive nga Japonia përmes tarifave dhe pengesa të tjera, si çështja e negociatave në vazhdim të tregtisë së lirë. Markat luksoze gjermane duke përfshirë Mercedes-Benz, BMW dhe Porsche, të cilat kanë arritur suksese të konsiderueshme në Japoni, janë pjesëmarrës, së bashku me Audi, Volkswagen, Renault, Peugeot, Citroen, Land Rover dhe Volvo.

693 herë e lexuar, 0 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit