Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Automjetet “Made in the Balkans”

Info-Treg 10/10/2017

Edhe pse vendet e Ballkanit nuk përmenden si prodhues automjetesh, në listën e modeleve të automjeteve ku përfshihen autovetura, kamionë, autobusë e furgonë përfaqësohen me 43 modele, shumica e të cilave kanë ndërprerë prodhimin pas vitit 1990. Prodhuesi më i madh ka qenë Jugosllavia me 24 modele ndërsa në rang shtetesh është Sllovenia me 12 modele, ndjekur nga Bullgaria me 11, Serbia 10, Rumania 8 dhe Kroacia 2.

Automjetet ballkanase u prodhuan kryesisht si mjete për të ndihmuar ekonominë e përqendruar në mungesë të konkurrencës së markave të prodhuesve privatë dhe rrjedhimisht karakterizohen nga cilësia e ulët. Disa prej modeleve më të njohura krijuan partneritete edhe me kompani perëndimore, si Pirin-Fiat (1967-1971) në Bullgari, Opel në Serbi, Renault në Slloveni dhe Dacia me Renault në Rumani pas vitit 1990, e cila është e vetmja që po konkuron seriozisht në treg edhe pse nën umbrellën e Renault.

E vetmja makinë luksoze e prodhuar në Ballkan është Tushek, që në fakt është një bashkëpunim slloveno-austriak e themeluar në vitin 2012 nga garuesi slloven  Aljoša Tushek dhe Jacob Carl Spigel.

Tushek ka fituar si makina e katërt më e mirë në kategorinë e supermakinave në vitin 2014 dhe ka tërhequr interesin e shumë investitorëve të huaj. Pas suksesit të modelit të parë T500, kompania hodhi në rrugë modelin më të avancuar TS 600, i cili tashmë prodhohet në Graz të Austrisë.

 

Bullgaria

  1.     Balkan
  2.     BG Car
  3.     Bulgarrenault (1966-1970)
  4.     Bulgaralpine (1966-1970)
  5.     Chavdar
  6.     Kenta
  7.     KTA Madara
  8.     Moskvitch Aleko (1966-1990)
  9.     Pirin-Fiat (1967-1971)
  10.     Preslav
  11.     Sofia

 

Kroacia

  1.     DOK-ING
  2.     Rimac

 

Rumania

  1.     ARO (1957-2006)
  2.     Craiova
  3.     Dacia
  4.     M.R.
  5.     Malaxa (1945)
  6.     Oltcit
  7.     ROMLOC
  8.     Uzinele Braşov

 

Serbia

  1.     FAP
  2.     FVK
  3.     Globus-auto
  4.     IDA-Opel
  5.     Ikarbus
  6.     IMR
  7.     Neobus
  8.     Zastava special cars
  9.     Zastava Trucks
  10.     Zastava/Yugo

 

Slovenia

  1.     Adria Mobil
  2.     Avtomontaža
  3.     CIMOS
  4.     IMV
  5.     REVOZ
  6.     Sistemska tehnika
  7.         Valuk
  8.         Krpan 8×8
  9.     TAM-Durabus
  10.     Tovarna avtomobilov Maribor
  11.     Tushek
  12.      Renovatio T500

 

294 herë e lexuar, 0 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit