Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

KKT miraton Planet Vendore për 11 bashki, ja si të aplikoni për leje ndërtimi

Info-Treg 06/02/2017

Sot u miratuan në Këshillin Kombëtar të Territorit, planet e përgjithshme vendore për 11 bashki: Krujë, Kukës, Gjirokastër, Urë Vajgurore, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Librazhd, Kurbin, Divjakë dhe Korçë.

 

Ja se cilat janë hapat që duhet të ndiqet dhe dokumentacioni që duhet të plotësoni.

Aplikimi do t’i dërgohet bashkisë dhe kjo e fundit do të kryejë vetë (përmes sistemit) të gjithë bashkërendimin me institucionet e tjera publike, me afate të qarta dhe pa vonesa. Nëse institucionet nuk përgjigjen brenda 10 ditësh, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje. Afati i shqyrtimit të lejes së ndërtimit nga bashkia është 15 ditë, ndërsa institucionet e tjera që duhet të japin mendimin e tyre në lidhje me lejen, duhet të përgjigjen brenda 10 ditëve pune. Në rast se institucionet publike nuk i japin përgjigje bashkisë brenda 10 ditëve pune, miratimi/pëlqimi i tyre konsiderohet i dhënë në heshtje dhe bashkia mund të vijojë  më tej me shqyrtimin e aplikimit.

Në çdo rast të mungesës së përgjigjes nga bashkia, brenda 60 ditësh nga dorëzimi i kërkesës së aplikuesit, sistemi gjeneron vendim për miratimin në heshtje.

 

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumentet që duhet të paraqesë aplikuesi për t’u pajisur me leje ndërtimi pranë njësive të qeverisjes vendore janë:

  1. Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formularit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve;
  2. Dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë.
  3. Zhvillim, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta;
  4. Plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese;
  5. Projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës;
  6. Grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit;
  7. Preventivi;
  8. Deklarata e projektuesit të licencuar, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit, nëpërmjet së cilës konfirmohet përputhshmëria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikimit e kontrollit të zhvillimit, në fuqi, dhe me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare;
  9. Lejet, licencat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm për lejet, licencat dhe autorizimet, në rastet kur është e nevojshme që ato të paraqiten përpara marrjes së lejes së ndërtimit;
  10. Mandatpagesa/t e tarifës/tarifave të aplikimit;
  11. Kopje e policës së sigurimit të projektuesve, për mbulimin e përgjegjësive profesionale.

 

Agjencia e Zhvillimit të Territorit bën të ditur se nuk janë të detyrueshme projektet e instalimeve, si dhe mbikëqyrja dhe kolaudimi i punimeve, me kushtin që zbatuesi të dorëzojë një deklaratë noteriale, me të cilën të konfirmojë, nën përgjegjësinë e tij të plotë civile dhe penale, se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe projektin përkatës.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit është brenda 45 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit. Afati do t’ju përcaktohet në formularin e lejes së ndërtimit.

 

 

387 herë e lexuar, 2 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit