Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Greqia drejt katastrofës

Lajme-Treg 05/02/2015

Bursa greke u mbyll me një pikiadë gjatë minutave të fundit sot, pas hapjes së bursave të SHBA.

Euro është gjithashtu duke rënë me 1,3% kundrejt dollarit amerikan. Kjo vjen pas lajmit të keq nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) për borxhin e Greqisë. BQE njoftoi se hoqi dorë mbi kërkesat minimale të klasifikimit të kreditit për instrumente të tregtueshme të emetuara ose të garantuara nga Greqia.

“Me fjalë të tjera, Banka Qendrore Evropiane nuk e sheh Greqinë të veprojë në përputhje me rregullat ekzistuese të paketës së shpëtimit,” shpjegoi Lorcan Roche Kelly i Bloomberg.

Ky duket të jetë një lajm i keq duke gjykuar nga reagimi në tregjet e monedhës dhe të kapitalit, edhe pse investitorët dhe tregtarët janë duke shpresuar për më mirë. Si rrjedhojë, Greqia mund të mbetet pa asnjë Euro pas një muaji.

Kreditorët e Greqisë kundërshtuan kërkesën e saj për një ristrukturim të borxhit, dhe kjo mund të rezultojë në harxhimin e rezervave monetare muajin e ardhshëm.

Nëse paguhet kufiri 15.000.000.000 € për huamarrjen afatshkurtër të vendosur nga trojka e kreditorëve, qeveria mund të mbetet me arkën bosh më 25 shkurt.

Kryeministri Tsipras do të jetë në gjendje të mbijetojë vetëm për disa javë nga alokimi i fondeve të sigurimeve, deri në fund të marsit ai mund të përballet me zgjedhje ekzistenciale: pranimi i një litari shpëtimi me kushte që ai i ka refuzuar vazhdimisht.

512 herë e lexuar, 2 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit