Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

Këshilla të dobishme 10/01/2018

Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka nxjerrë produkte të reja, apo ka fituar ndonjë çmim. Hulumtoni për kompaninë nëpërmjet blogjeve, publikimeve, studimeve etj. Përdoreni këtë informacion për të treguar njohuritë tuaja të pozitës aktuale të kompanisë në treg dhe synimin e saj për të ardhmen.

Rishikoni CV-në. CV-ja juaj është përzgjedhur për një arsye. Edhe po të keni dorëzuar një kopje dixhitale, mos harroni të sillni një kopje të printuar për intervistë. Rilexoni përshkrimin e punës përpara intervistës tuaj, për të ndërtuar një argument bindës që shpjegon se si përvoja juaj e mëparshme ju bën një kandidat potencial për këtë rol, në këtë kompani.

Gjithmonë tregohuni të ndershëm, konçizë dhe mos “tregoni me gisht” punëdhënësit e mëparshëm. Shpjegoni raportet që keni me ndershmëri dhe besim. Pas shqyrtimit të CV-së, ka të ngjarë të vijë radha e pyetjeve nga intervistuesit. Shumë herë edhe intervistuesit nuk e dinë se cila përgjigje mund të jetë e drejtë, ose pranojnë se nuk ka përgjigje të drejtë, kështu që mos u bëni nervoz.

Ja një listë me 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune:

  • Cilat janë pikat tuaja më të forta?
  • Cilat janë pikat tuaja më të dobëta?
  • Pse jeni të interesuar për të punuar për kompaninë tonë?
  • Ku e shihni veten pas pesë viteve? Dhjetë viteve?
  • A jeni të gatshëm për t’u zhvendosur?
  • A jeni të gatshëm për të udhëtuar?
  • Më tregoni një arritje tuajën.
  • Më tregoni për një rast kur keni bërë një gabim.
  • Si e ëndërroni punën tuaj?
  • Si keni dëgjuar për këtë pozicion?
  • Na flisni rreth fillimeve tuaja.
  • Diskutoni për formimin tuaj arsimor.
  • Përshkruaj veten.
  • Më tregoni se si e trajtoni një situatë të vështirë.
  • Pse duhet t’ju punësojmë ju?

403 herë e lexuar, 4 herë sot

Si të përgatiteni për një intervistë pune?

Këshilla të dobishme 08/01/2018

Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës

Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, të cilin vlen ta shprehim, jo vetëm përmes fjalëve që themi, por edhe mënyrës se si sillemi, qëndrimit që mbajmë dhe gjestikulacionit. Vazhdo leximin …

2920 herë e lexuar, 5 herë sot

7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

Këshilla të dobishme 10/10/2017

Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo gjë tjetër, duhet të jeni real.

Jini objektiv për përvojat, aftësitë dhe njohuritë tuaja. Tregojini punëdhënësit tuaj të ardhshëm veten tuaj të vërtetë. Të qenit i sinqertë vlerësohet dhe pyetja e duhur mund të sjellë avantazhe për ju.

Mund të zbatoni rregullin e thjeshtë si duhet të bëni një pyetje, por këtu janë shtatë rregulla që duhet t’i thyeni për të marrë vendin e punës. Kujdes: Thyerja e disa rregullave të zakonshme ndoshta nuk do të jetë e përshtatshme në disa raste dhe madje mund të bëjë të kundërtën, duke krijuar mosmarrëveshjeve. Me fjalë të tjera, ndjekja e këtyre veprimeve të sugjeruara nuk është garanci për sukses. Megjithatë, nëse thyerja e disa rregullave ndihmon të jesh i vërtetë për veten, mund të jetë pikërisht kjo, ajo që shefi yt i ri po kërkon.

 

  1. Pyesni për pagën.

Rregulli i parë që mund të thyesh në një intervistëthyerjen është ideja e vjetëruar, që kurrë nuk duhet të pyesësh se çfarë page do të kesh. Përkundrazi, pyetja për paratë është padyshim gjëja më e mirë që mund të bëni. Këto ditë, shumica e kompanive janë transparente për pagën që në intervistën e parë. Pavarësisht, nëse kompania nuk është e gatshme të jetë transparente, kjo është një pjesë kryesore e informacionit që dëshironi të dini. Duke e bërë këtë pyetje, ju do të tregoni se e vlerësoni veten dhe jeni vërtet të interesuar për të bërë një punë të shkëlqyer. Për më tepër, nëse kompania nuk është e gatshme t’ju tregojë informacionin mbi pagën, mund të jetë një tregues se nuk është një vend pune i përshtatshëm.

 

  1. Flisni për mënyrën se si i keni zgjidhur problemet në punën e kaluar.

Zakonisht thuhet se nuk duhet folur për problemet që mund të keni pasur në vendin e mëparshëm të punës. Por disa profesionistë kanë filluar ta kundërshtojnë këtë në vitet e fundit. Nëse sinqerisht tregoni se çfarë lloj çështjesh keni pasur gjatë pozicioneve tuaja të mëparshme dhe si i keni zgjidhur ato, mund të merrni pikë bonus në sytë e shumë intervistuesve. Ata duhet të shohin atë që keni kaluar dhe ta dinë se çfarë mund të bëni për kompaninë e tyre. Vlera që do të sillni është një konsideratë e rëndësishme dhe madje e rëndësishme në procesin e vendimmarrjes.

 

  1. Tregojini kompanisë pritjet tuaja.

Jo të gjithë aplikantët ndihen entuziastë për të shprehur me besim nevojat e tyre dhe kërkesat nga një punëdhënës i ardhshëm. Por e vërteta është, se ata duhet të dinë për vlerat dhe motivet e tua. Në të njëjtën kohë, ju duhet t’u tregoni atyre se çfarë prisni realisht nga mjedisi i tyre i punës: paga, shpërblimi madje edhe politika. Nëse pritjet tuaja nuk përputhen me atë që po ofrojnë, atëherë ata mund t’ju japin më shumë, nëse ata me të vërtetë ju vlerësojnë si profesionist. Tregohuni të vërtetë.

 

  1. Pyesni cilat burime janë në dispozicion për pozicionin.

Ju nuk dëshironi të kërkoni mbështetjen që ju nevojitet për një rol që nuk keni fituar ende, por është më se e arsyeshme të pyesni për resurset që do t’ju duhen. Tregojini punëdhënësit të ardhshëm që ju jeni gati për të filluar punën. Hidhni çdo dyshim të arsyeshëm në lidhje me të dhe pyesni se çfarë do të keni dhe si mund ta përdorni për rritjen e rolit tuaj.

 

  1. Shpjegoni pse e keni lënë punën tuaj të fundit.

Ky është një tjetër rregull që shkon kundër këshillave që janë dhënë në të kaluarën. Jini të ndershëm duke treguar përse e latë punën tuaj. Këto histori shpesh nuk janë të këndshme, por duhet të tregosh arsyen e vërtetë. Kjo do të thotë se ju doni që punëdhënësit tuaj të njihen për gjërat që nuk dëshironi të përsëriten në një mjedis pune. Të gjitha përgjigjet që jepni në një intervistë ofrojnë një vlerësim të personalitetit tuaj dhe llojin e punëtorit që jeni. Nuk ka pse të përshkruani të gjitha detajet e këqija (nëse ekzistojnë), por duhet të flisni për rrënjën e çfarëdo çështjeje që keni përjetuar.

 

  1. Përshkruani një projekt që keni punuar dhe ishte një dështim i plotë.

Është duke u bërë gjithnjë e më e zakonshme të flasësh për dështimet si një nisje drejt suksesit, dhe kjo është pjesë e kësaj. Duke përshkruar një dështim të mëparshëm tregon se keni besim, dini se si të përballoni situatat e vështira dhe keni përvojë. Mos i fshih gabimet. Pse? Ato ndihmojnë t’ju formojnë ju si person dhe profesionist. Dhe, nganjëherë ato mund t’ju bëjnë punë. Ji i guximshëm dhe ata do ta vlerësojnë.

 

  1. Përshkruani personalitetin tuaj.

Nuk ka asnjë përdorim të gjërave të fshehta këto kohë. Tregojuni atyre se çfarë do të marrin prej jush. Flisni për zakonet tuaja, hobit dhe madje edhe difektet. Tregojuni se mund ta përdorni këtë përzierje unike të tipareve në avantazhin tuaj. Le ta dinë se si mund t’i përballoni me sukses detyrat me gjithçka që ju sjellin mbi tavolinë. Ata do të mësojnë për ju së shpejti, kështu që le të shkëlqejë më herët personaliteti juaj.

86 herë e lexuar, 0 herë sot

Gjermania kërkon personel shëndetësor

Info-Treg 16/09/2013

Gjermanisë i mungojnë me mijëra infermierë dhe persona për përkudesje. Qeveria ka hartuar një varg masash për përmirësimin e gjendjes, por shumë prej këtyre masave nuk janë në përputhje me kodin e mirësjelljes. Gjermania ka një problem serioz me mungesën e këtij personeli mjekësor që kujdeset për të moshuarit dhe të sëmurët. Vazhdo leximin …

651 herë e lexuar, 0 herë sot

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]