Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Investitorët tregojnë interes në rritje për pronat në Evropën Lindore

Info-Treg 06/02/2017

Zotëruesit e pronave në Evropën Qendrore dhe Lindore po presin investime nga kapitalet perëndimore. Investitorë nga Evropa Perëndimore dhe SHBA kanë investuar më shumë se 20 miliardë € gjatë katër viteve të fundit. Investitorë nga Afrika e Jugut, si kompania Redefine, kanë paguar 1.2 miliardë € për të marrë kontrollin e Echo Prime Properties në Poloni në mars 2016, i cili ishte transaksioni më i madh në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Kapitali i huaj ka rrjedhur në tregjet e pronave të Evropës Qendrore dhe Lindore, menjëherë pas viteve 1990, kur përfundoi periudha e sundimit të regjimit komunist. Veçanërisht interesi u rrit për 10 shtete, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Hungarinë, që ju bashkuan BE-së në 2004.

Kryeqytetet e këtyre vendeve janë transformuar nga qendrat e përgjumura, të dominuara nga ndërtesat e zymta prej betoni të viteve 1970, në kryeqytete me gradaçela prej xhami e çeliku të përshtatshme për biznesin modern.

Fondet nga Gjermania dhe të tjera vende evropiane perëndimore udhëhoqën investimet e para, pasuar  nga interesi i fondeve të SHBA dhe investitorët e kapitalit privat. Të gjithë ishin të etur për rendimentet më të larta të ofruara nga ritmet e rritjes ekonomike të tregjeve në zhvillim, të cilat në këto vende ishin më të larta gjatë dy dekadave të fundit, se në pjesën tjetër të BE-së. Rritja vjetore në Poloni, për shembull, ishte mesatarisht 3.9 për qind në vit gjatë dekadës së fundit krahasuar me mesataren e BE-së prej 0.9 për qind.

Procesi u inkurajua nga programet e mëdha të ndërmarra nga bankat qendrore në SHBA, Britaninë e  Madhe dhe Eurozonë, që nga viti 2008. Këto ndërhyrje krijuan kapital të lirë në kërkim të kthimit të investimeve.

Gjithashtu vitet e fundit, investitorë nga Kina, Azia Juglindore, Afrika e Jugut dhe ekonomitë e tjera në zhvillim, kanë filluar blerjen e aseteve në të gjithë rajonin gjithnjë e më shpesh. Disa kanë investuar për të diversifikuar kapitalet e brendshme ose për të siguruar ekspozimin në tregun evropian, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë këtë rajon si një trampolinë për investime të mëtejshme në perëndim.

New Europe Investment Property, një fond investimi i Afrikës së Jugut, ka aksione me vlerë rreth 1.5 miliardë € në Rumani, ndërsa Tower  Property me bazë në Cape Town, ka bërë investimin e saj të parë në Kroaci në shkurt 2016.

Problemet me monedhat vendase janë një tjetër faktor shtytje për investitorët në kërkim të tregjeve jashtë kufijve. Investitorët nga Korea e Jugut, Kina dhe Malajzia kanë bërë investime në Europën Qendrore dhe Lindore, duke e parë si një rajon që i ndihmon të përshtaten me praktikat e biznesit të BE-së – me kosto më të ulët dhe me kthime më të larta të investimeve se në Perëndim.

Hana Asset Management, me qendër në Seul, është në procesin e blerjes së një qendre logjistike të Amazon në rrethinat e Poznanit, në Poloni perëndimore, në një vlerë prej 85 milionë USD. Investitorët kinezë, gjithashtu kanë treguar interes në projekte që shtrihen nga Praga në Beograd. Këto investime kanë patur një impakt pozitiv edhe për investimet lokale.

Në 20 vitet e fundit, kapitali vendas ka qenë i vogël në drejtimin e tregut të pronës, përveç në Republikën Çeke, si rrjedhojë e përfshirjes së investitorëve vendas. Analistët e tregut vlerësojnë se, në Poloni, industria lokale për menaxhimin e aseteve llogaritet në shifrat 5 – 10% të transaksioneve të pronës me vlerë të përgjithshme dhe është një normë rritje që ka lënë pas tregun e përgjithshëm.

Sipas specialistëve edhe asetet e pronave të paluajtshme në Shqipëri kanë interes të madh nga investitorët e huaj, pavarësisht ndryshimeve të fundit politike në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Ky interes lidhet kryesisht me pozicionin e favorshëm gjeografik të Shqipërisë, si dhe prespektivën e industrisë së turizmit. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme pritet të ketë një rivlerësim të përgjithshëm, duke ndikuar jo vetëm në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve, por në të gjithë ekonominë e vendit.

 

Burimi: The Economist, Financial Times, Wall Street Journal.

429 herë e lexuar, 1 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Si të blesh një makinë në Gjermani

    by në 09/02/2017 - 0 Komente

    Blerja e një makinë të re ose të përdorur në Gjermani mund të jetë një sfidë, megjithatë ka shumë informacione që mund t’ju  ndihmojnë. Blerja e makinës në Gjermani mund të jetë e suksesshme sepse ka një numër shumë të madh makinash në shitje. Makinat e perdorura mund të gjenden me një çmim të mirë […]

20 shitjet e fundit