Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Informaliteti, ende i lartë në Shqipëri

Lajme-Treg 11/02/2015

Banka Botërore në analizën që u ka bërë financave publike shqiptare arrin në përfundimin se produktiviteti i TVSH-së në Shqipëri është 53%, në një kohë kur mesatarja për Europën Lindore është 66%.

Kjo do të thotë se në Shqipëri, për çdo 1% të normës së tatimit të TVSH-së, administrata tatimore mbledh TVSH në vetëm 53% të konsumit të përgjithshëm, duke lënë 47% të pataksuar.

Në këtë 43% të konsumit të pataksuar janë të përfshira përjashtimet ose korrupsioni dhe evazioni fiskal, që bëjnë të pamundur tatimin e bazës së plotë. Akoma më rëndë paraqitet produktiviteti në Tatimin mbi të Ardhurat Personale në vetëm 6% dhe Tatimi mbi Fitimin me vetëm 17%. Për të ardhura personale do të thotë që vetëm 6% e bazës (PBB) tatohen në të vërtetë.

Ekspertiza e Bankës Botërore sugjeron se hendeku tatimor në tatimin mbi fitimin është rreth 38%, por në raste të veçanta evazioni në këtë tatim shkon edhe 66%. Kjo situatë vjen nga nënraportimet që bëjnë kompanitë për fitimet dhe shpenzimet e fryra. Ekspertiza e Bankës sugjeron se ka ende një hapësirë për rritjen e mbledhjes së të hyrave të duhanit, alkoolit dhe të karburantit.

Produktiviteti i tatim-fitimit është pak më i mirë. Analiza tregon se pothuajse në të gjitha llojet e tatimeve ka shumë vend për përmirësim të administrimit. Analistët e Bankës Botërore sugjerojnë se ende gjenden hapësira të mëdha në luftën ndaj informalitetit në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe në Tatimin mbi të Ardhurat Personale.

Ndërsa analiza e produktivitet të taksave tregon se tashmë ka një evazion evident shumë të lartë, metoda e hendekut tatimor sugjeron se administrata tatimore mund të përmirësojë mbledhjen e TVSH-së në Shqipëri nga 10 deri në 20%. Në nivele edhe më të larta sugjerohet përmirësim që mund të vijnë për Tatimin mbi të Ardhurat Personale dhe tatim-fitimin. Sidomos të ardhurat nga TAP, të paktën do të dyfishoheshin nëse do të zbatoheshin politikat më të efektshme.

578 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Si të blesh një makinë në Gjermani

    by në 09/02/2017 - 0 Komente

    Blerja e një makinë të re ose të përdorur në Gjermani mund të jetë një sfidë, megjithatë ka shumë informacione që mund t’ju  ndihmojnë. Blerja e makinës në Gjermani mund të jetë e suksesshme sepse ka një numër shumë të madh makinash në shitje. Makinat e perdorura mund të gjenden me një çmim të mirë […]

20 shitjet e fundit