Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si ta mirëmbani makinën

Këshilla të dobishme 08/03/2017

Mirëmbajtja e makinës jo vetëm i paraprin ndonjë defekti të mundshëm, por është më e sigurt për ju dhe të tjerët. Një makinë e mbajtur mirë, me të gjitha shërbimet e kryera në kohën e duhur, do të jetë gjithashtu më e vlefshme edhe kur ta shisni.

 

Nëse blini një makinë të përdorur ose të re, duhet të keni parasysh të bëni kontrollet e mëposhtme për ta mirëmbajtur:

 

Kontrolle periodike

Gjendja e gomave: Kontrolloni shpesh presionin e ajrit në goma. A është aq sa rekomandohet nga prodhuesi, pasi gomat paraqesin rrezik sigurie dhe rritin konsumin e karburantit të makinës. Kontrolloni nëse thellësia e gjurmëve të gomave e plotëson ose tejkalon minimumin prej 1.6mm. Drejtimi me goma të konsumuara është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të ndikojë që nga aksidenti deri në pezullimin e lejës së drejtimit.

Niveli i vajit: Vaji është gjaku i makinës dhe e mban motorin në gjendje të mirë duke e lubrifikuar, pastruar dhe freskuar. Niveli i ulët i vajit do të shkaktojë dëmtimin e motorit, sepse nënproduktet e karbonit do të formojnë skorje në pjesët kritike të motorit dhe çdo sipërfaqe e tyre rrit konsumin. Kontrolloni vaji rregullisht, pas çdo 5000 deri 8000 km, në varësi të markës dhe llojit të vajit të përdorur. Asnjëherë mos e kontrolloni nivelin e vajit kur motori është i nxehtë.

Niveli i lëngjeve të tjera: Ruajtja e nivelit të duhur të vajit është e rëndësishme, por ka lëngje të tjera, për të cilat makina ka nevojë në mënyrë që të funksionojë në mënyrë të sigurtë dhe pa probleme. Sa herë kontrolloni vajin, kontrolloni edhe alkoolin e frenave, ujin e radiatorit dhe të fshirëses së xhamave. Pyetni një mekanik të besuar për të kontrolluar, nëse nuk keni njohuri të mjaftueshme.

Vaji i kutisë së shpejtësisë (kambios): Konsultohuni me një mekanik për kontrollin e vajit të kambios dhe nëse është e nevojshme mbushjen e saj me vaj shtesë.

Rripi i motorit: Përdorimi i rripave të lirshëm mund të shkaktojë probleme serioze në motor, veçanërisht në qoftë se ata janë dëmtuar gati për t’u këputur. Shiko për pjesët e veshura dhe dëgjo me kujdes për ndonjë zhurmë të pazakontë që vjen nga motori, ndërsa drejtoni makinën. Nëse vini re ndonjë problem, duhet të shkoni menjëherë në servis, pa pritur shërbimin e ardhshëm.

Bateria e makinës: Bateria e makinës gradualisht do të vjetërohet dhe duhet të zëvendësohet, por mund ta zgjatni përdorimin e saj duke e pastruar për të shmangur korrozioni. Së pari, hiqni fishat e baterise pastaj pastroni polet. Mund të përdorni edhe ujë të gazuar për këtë punë, por rekomandohen produkte profesionale pastrimi që i gjeni në dyqane me pjesë-auto. Së fundi, shpëlajeni me pak ujë dhe thaheni me një leckë të pastër.

Fshirëset e xhamave: Kontrolloni nëse janë dëmtuar fshirëset e xhamave. Zëvendësimi i fshirëseve është jashtëzakonisht i lehtë. Nëse nuk jeni i sigurt për llojin e duhur kontrolloni manualin e makinës.

 

Rregullime të përgjithshme

Mbani pastër sallonin (pjesën e brendshme të makinës): Kjo mund të duket e parëndësishme, por salloni i makinës shpesh i bën shumë përshtypje një blerësi të ardhshëm. Nivelet i vajit dhe gjendja e shumë pjesëve poshtë kapakut nuk mund të jenë të rëndësishme për një marrëveshje me blerësin, por një sallon i pistë ose një radio / CD e thyer ndikon shumë në caktimin e çmimit.

Pastroni me vakum tapicerinë e brendshme, kroskotin, xhepat anësore dhe sigurohuni që çdo pjesë elektronike është mbajtur në gjendje të mirë pune.

Mbani shënime në libër shërbimi: Për shumë makina 5-15 vjet të përdorura shërbimet e servisit janë të vlefshme në libër servisi, i cili i jepet pronarit të ri. Makinat e prodhuara vitet e fundit i plotësojnë shërbimet përkatëse në internet për të informuar gjendjen gjatë ndryshimit të pronësisë. Megjithatë, mbajtja e një libri shërbimi të saktë është ende i rëndësishëm dhe çdo boshllëk në këtë libër mund të shtyjë blerësit të mendojnë se keni diçka për të fshehur.

Nëse zbatoni këto kontrolle në kohën e duhur do të bëni kursime të konsiderueshme dhe do të drejtoni një makinë të sigurt e të pastër. Përveç kësaj, makina do të duket shumë më tërheqëse kur të mendoni se është koha për ta shitur.

1201 herë e lexuar, 0 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit