Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Apple zbulon iPhone 6S, 6+S, iPad Pro dhe Apple TV

Promovim 10/09/2015

Apple prezantoi produktet e reja, duke përfshirë një iPad të ri më të madh, dy smartfonë dhe të shumëpriturin Apple TV.

Eventi tradicional i shtatorit, këtë herë u mbajt në auditorin 7000 vendësh në San Francisko, përbërër nga 2000 inxhinierë, reklamues, drejtues dhe gazetarë. Shefi i marketingut për Apple, Phil Schiller, zbuloi një iPad të ri me ekran 12.9”, duke synuar dy shënjestrat: për kreativitet profesional dhe përdoruesit e tabletëve.

iPad Pro do të jetë në shitje në nëntor, bateria e tij do të zgjasë 10 orë dhe fillimisht do të ketë një çmim prej 799 $ në SHBA.

laptop apple shitje 1

“Kjo është shprehja më e qartë e vizionit tonë për të ardhmen e informatikës personale, një copëz e thjeshtë me prekje, prej qelqi, që menjëherë shndërron gjithçka që dëshironi,” tha Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple. IPad Pro është një produkt i projektuar për dizajner, projektues dhe redaktorë, që kanë nevojë për saktësi maksimale.

TV i ri i Apple pritej prej disa vitesh; produkt origjinal filloi në vitin 2007 por mbeti statike deri në shitjet e para të vitit 2010, duke prodhuar mbi 25 milionë pajisje. Dy vitet e fundit, Apple TV ka parë të nevojshme të përmirësojë funksionet për të konkurruar rivalët Amazon Fire televizive dhe Google Chromecast.

Apple TV, përfshin veçori me komandë zanore Apple Siri, një prekje për të kontrolluar nga larg dhe një navigacion i thjeshtuar që ofron programe fillimisht nga iTunes dhe Netflix, si dhe rrjeteve amerikane Hulu, HBO dhe Showtime. Ai gjithashtu do të ketë sistemin e vet operativ, tvOS, me qëllim për t’u projektuar në ekran duke përfshirë lojra, blerje online dhe ndeshje sportive.

laptop apple shitje 2

Apple prezantoi gjithashtu dy iPhone të reja iPhone 6S dhe 6 Plus S, 3D me prekje që sjellin veçori shtesë në ekran, procesor më të shpejtë dhe rezolucion të lartë video 4K. Çmimet e tyre do të jenë të njëjtë me iPhone 6 dhe 6 Plus.

Gjithsesi tregu ndërkombëtar nuk u surprizua nga risitë e Apple dhe Bloomberg raporton se kompanitë aleate në Azi, që prodhojnë pjesë për prodhimet e Apple pësuan ulje në Bursa mëngjesin pas eventit.

 

1215 herë e lexuar, 0 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]