Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Pse është i nevojshëm marketingu?

Këshilla të dobishme 02/01/2017

Suksesi i çdo biznesi qëndron në fushën e marketingut. Sektorët që mbulon një marketing i mirë janë: reklamat, promovimet, marrëdhëniet me publikun dhe shitjet.

Po çfarë bën marketingu në të vërtetë? Marketingu është një proces që trajton një shërbim apo një produkt dhe më pas e promovon drejt çdo konsumatori të mundshëm. Nëse nuk bëni marketingun e duhur, mund të ofroni produktet më të mira në treg, por askush nuk do të dëgjojë të flitet për to. Pa marketing shumë kompani do të mbylleshin, për shkak se shitjet e tyre do të binin.

 

Marketingu përhap fjalën

Nëse doni që biznesi juaj të jetë i suksesshëm, shërbimi ose produkti që ofroni duhet të jetë i njohur, në mënyrë që të fitoni blerësit potencialë. Në qoftë se biznesi juaj është i panjohur për komunitetin dhe ju nuk keni asnjë lloj komunikimi me klientët tuaj, duhet të përdorin patjetër një strategji marketingu.

Pa marketingun e duhur klientët potencialë nuk janë në dijeni se çfarë ofron biznesi juaj dhe kompania mund të humbasë mundësinë për t’u zgjeruar dhe të bëhet e suksesshme.

 

Marketingu rrit shitjet

Pasi të keni prezantuar shërbimet apo produktet e kompanisë, ju do të rritni mundësitë për të realizuar shitje. Kjo bëhet realitet, pasi konsumatorët e rinj do të përhapin fjalën dhe do t’ju tregojnë miqve të tyre për shërbimet tuaja të mahnitshme apo produktet që kanë zbuluar. Mos harroni: klientët e kënaqur mund të bëhen shitësit tuaj. Ndërsa fjala e tyre përhapet gjithnjë e më shumë, edhe shitjet tuaja do të rriten ngadalë. Por pa përdorur fillimisht strategjitë e marketingut, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë dhe pa shitjet, biznesi juaj nuk do të ishte i suksesshëm.

 

Marketingu rrit reputacionin e kompanisë tuaj

Reputacioni i kompanisë është një faktor i rëndësishëm, i cili përcakton nëse biznesi juaj do të vazhdojë të jetë i suksesshëm ose jo. Marketingu i mirë ju ndihmon të ndërtoni markën tuaj.

Kur kompania juaj shfaqet me një të ardhme të sigurt në sytë e publikut, atëherë ajo do të qëndrojë në një terren më të fortë. Pra, kur reputacioni rritet, do të rriten edhe shitjet, ç’ka ju krijon mundësinë për të zgjeruar biznesin.

Për të ndërtuar një reputacion të mirë të kompanisë, duhet të tregoheni sa më aktivë në treg, qoftë në komunikimin efektiv me klientët e tregut lokal, qoftë edhe përtej kufijve.

 

Marketingu ju bën konkurent të ndershëm

Marketingu krijon në treg një konkurrencë të shëndetshme. Kur ju prezantoni çmimet përmes marketingut, jo vetëm që arrini tek konsumatorët potencialë, por gjithashtu arrini tek biznese të tjera që operojnë në të njëjtën industri.

Nëse nuk krijohet kjo konkurrencë e shëndoshë, kompanitë tentojnë të kthehen drejt modelit monopol dhe do të shesin produktet e tyre me çmimet e vendosura arbitrarisht, ndërsa kompanitë e tjera nuk do të kenë mundësi të qëndrojnë në treg. Marketingu mundëson që edhe kompanitë me përvojë, edhe kompanitë e reja të rriten dhe të operojnë në treg.

 

Përfundime

Edhe pse marketingu është shumë i rëndësishëm për çdo biznes, ai mund t’ju kushtojë shtrenjt. Mesatarisht, bizneset e reja shpenzojnë 12-20 % të të ardhurave për marketing që në vitin e parë, ndonëse ka raste kur ju duhet të shpenzojnë deri në 50%. Pas kësaj, buxheti juaj për marketing mund të zvogëlohet gradualisht, por jo më pak se 6% e të ardhurave bruto. Në mënyrë që kompania juaj të ketë mundësitë më të mira, strategjia më e mirë e marketingut do të ishte përzierja e etapave të ndryshme të marketingut online, apo offline, si: krijimi i markës, ndërtimi i website, mediat sociale, pritnime të ndryshme, transmetimi i reklamave video&audio, marrëdhëniet me publikun dhe evenimente të veçanta si panairet tregtare etj. Marketingu mund të kushtojë shumë, por duhet të investoni në mënyrë që të fitoni.

Burimi: lidhje.net

481 herë e lexuar, 1 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit