Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Duhet të blesh shtëpi apo të marrësh me qira?

Info-Treg 22/10/2017

Duhet të blesh shtëpi apo të marrësh me qira? – kjo pyetje i mundon të gjithë. Dhe në fakt përgjigja nuk është aq e lehtë. Eksperienca e shkurtër në tregun imobilar të Shqipërisë prej jo më tepër se 3 dekadash nuk të ndihmon me të dhëna të sakta të mbështetura mbi zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme.

Disa vite më parë, ideja që të vinte në mendje ishte të blije një shtëpi sa më shpejt që të mundeshe, sepse ishte një investim i madh. Por kjo “zgjidhje e mençur” u rrëzua, pasi shumë njerëz humbën mbështetjen financiare që kishin parashikuar gjatë dekadës së fundit.

Le të bëjmë një vështrim të ftohtë dhe të vështirë në ekonominë e blerjes së një shtëpie. Vendimi për “blerje ose qira” merrej kryesisht për të futur kokën në një shtëpi apo banesë, por kjo nuk është më e vërtetë. Nëse po mendoni për të lëvizur nga një apartament i vogël në një shtëpi të mesme, do të habiteni se sa më e shtrenjtë do të jetë, thjesht sepse po merrni pak më tepër hapësirë dhe një oborr të gjelbër me disa metra bar.

A është blerja e një shtëpie ende një investim i mirë? Në vendet perëndimore që nga viti 1975, strehimi si sektor, është vlerësuar me një rritje mesatare prej 3-4.5 për qind në vit dhe aksionet e këtij sektori, kanë një kthim mesatar afatgjatë deri në 9.8 përqind përfshirë dividentët. Ndërsa në Shqipëri, edhe pse nuk ka ende një bursë për kuotimin e kompanive shqiptare, nga statistikat duket se sektori i ndërtimit mbetet më fitimprurësi.

Pas rritjes së taksave për ndikimin në infrastrukturë për ndërtuesit, vlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe taksës së banesave që pritet të rritet në fillim të vitit tjetër, çmimet e shtëpive vazhdojnë të rriten. Ndërkohë janë dhënë 298 leje në 6 muajt e parë të këtij viti, ose tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, pra 135 leje më shumë. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në tremujorin e dytë janë dhënë 197 leje, ku Tirana vijon të ketë numrin më të lartë dhe nga këto, numri i lejeve të miratuara për banim zë 61,4 %.

Krahasimi i tregut të banesave mbështetet tek një pikë kyçe: blerja e një shtëpie mund të rikthejë investimin si divident, duke e justifikuar pagimin e qirasë. Përfitimi nga të jetuarit në një shtëpi duhet të paguajë një “dividend të shfrytëzimit” prej 4-6 përqind. Pra, nëse po mendoni për të blerë një shtëpi prej 100.000 Euro, ju duhet të merrni 4.000 – 6.000 Euro në vit përfitime nga jetesa në të. Kjo është e krahasueshme me rreth 400 Euro/muaj qira.

Kur merrni me qira, qiradhënësi paguan taksat, sigurimin, mirëmbajtjen dhe nganjëherë edhe shërbimet. Nëse blini një shtëpi, planifikoni të zëvendësoni rrjetin e ujit, bravat e dyerve ose dyert, rrethimin, çatinë etj pas disa viteve. Nëse do të punësoni një njeri për mirëmbajtjen, ndoshta do të paguani më shumë sesa pronari i shtëpisë suaj.

Shumica e njerëzve që mendojnë për blerjen e shtëpisë e krahasojnë shumën me pagesat mujore me qira, e cila është një pikënisje e mire, por duhet marrë parasysh vetëm pjesa e pagesës mujore pa interes kredie.

Shembull: ju blini një shtëpi 100.000 Euro me një kredi 30-vjeçare në 4.25 për qind. Supozojmë se pagesa juaj mujore do të ishte 500 Euro, por 145 Euro nga këto do të shkonin për pagesën e shtëpisë dhe do t’ju mbeten 355 Euro. Mendojeni këtë për 30 vjet.

Shpenzimet e transaksioneve në sektorin e ndërtimit janë gjithashtu të mëdha. Agjentët e pasurive të patundshme përfitojnë 3.5 – 5 % komision mbi shitjet, të cilat do të bëjnë shtëpinë tuaj edhe më të shtrenjtë. Ju mund ta blini shtëpinë edhe vetë, duke zvogëluar çmimin që mund të merrni për të. Fillo duke kërkuar tek 100oferta.com për një orientim të çmimeve sipas zonave dhe gjej kohën për të kontaktuar shitësit.

Kur je qiramarrës nuk ke asnjë kontroll mbi pronën, nëse qiradhënësi vendos ta shesë pronën, do të duhet të kërkosh një shtëpi të re. Pronari gjithashtu mund të rrisë qiranë në fund të periudhës së kontratës.

Një nga përfitimet e zotërimit të një shtëpie është aftësia për të bërë me të atë që dëshiron (sipas rregullave). Kur vajza juaj dëshiron që muret e dhomës së gjumit të lyhen me ngjyrë rozë, mund t’i tregoni asaj se si të përdorë një rul boje. Mund të vendosni një zgarrë në oborr apo të keni tualetet në çdo ngjyrë. Kur merrni një shpërblim ose bonus nga puna, mund të përmirësoni kushtet tuaja duke shtuar një vaskë, ndërsa qiramarrësit nuk e kanë atë mundësi. Kur humbni vendin e punës, mund ta shtyni blerjen e tapetit të ri.

Por ka edhe detyrime që s’presin. Kur çatia fillon të rrjedhë, nuk mund t’i thuash shiut të presë se është moment i papërshtatshëm. Duhet të keni rezerva financiare për riparime të paplanifikuara.

Pra, është në dorën tuaj të zgjidhni. Ka edhe shumë faktorë emocionalë që ndikojnë një zgjidhje matematikore. Për çdo familje shqiptare të kesh shtëpinë tënde është një nga qëllimet kryesore të jetës, një nga arritjet më të sigurta për familjen.

301 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]