Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Të ngjitesh në malet pa kufij të Ballkanit

Promovim 25/09/2017

Pamjet nga majat e larta të Kosovës janë të pabesueshme. Ose kështu më është thënë.

Është e ndërlikuar për ta konfirmuar mes mjegullës dhe erës. Sapo kam arritur lartësinë prej 2.656 metra të malit Gjeravica, ku një tregues i lënë pas dore tregon një pllakë të dëmtuar, që përkujton medaljen e parë dhe të vetme olimpike të Kosovës. Në këtë pikë, shenja dhe pllaka janë të vetmet gjëra që unë mund të shoh. Rreth nesh, retë përplasen me njëra-tjetrën. “Yesss!” Bërtet njëri pranë meje, duke mbajtur kapelen e tij. “Më pëlqen!”

Unë jam pjesë e një grupi që ecën nëpër Ballkan. Në të vërtetë, “ecja” kupton shumë gjëra. Gjatë pesë ditëve të ecjes, grupi ynë prej 12 personash – kryesisht britanikë dhe amerikanë –e ka mbajtur të zënë ekspeditën. Ne jemi duke ngjitur malet më të larta në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi. Është një javë ku duhen çizme të fuqishme dhe kofshë të forta.

Nëse kjo tingëllon mjaft e fortë në letër, kjo ndodh për shkak se është mjaft e fortë edhe në praktikë. Por, ka shumë për të thënë për itinerarin, sesa thjesht pasha e çantës së shpinës. Pjesa më e madhe e ecjes ndjek një gjurmë të vazhdueshme 33 miljesh përgjatë kufijve verior të Shqipërisë, në kufi midis vendeve pa asnjë shenjë të kontrollit të pasaportës. Dhe ndonëse kishim shikueshmëri të keqe, për fat të mirë vetëm në kulmin e Kosovës, gjatë kësaj jave kuptuam se pse rajoni tërheq të dashuruar pas natyrës. Ky është një xhep i mrekullueshëm i Evropës.

Ecja fillon me një ngritje të pikës më të lartë të Shqipërisë, 2,751 m në malin Korab. Ngjitja është e gjatë. Shpatet janë plot me karkaleca dhe lule të verdha “zhabina e arave”. Ne kalojmë barinjtë, që kanë një pamje të ashpër. Ka shtigje me borë në zonat më të larta. Si për të përforcuar idenë e kufijve mes shumë shteteve, panorama zbulon luginat e buta të Maqedonisë perëndimore.

Ecja në Korab zgjat pjesën më të madhe të ditës. Radomirë, fshati i trageteve ku ne fillojmë dhe mbarojmë, është një kombinim minaresh, birre të lirë dhe rrugë të pandalshme. Të gjitha çezmat e tij janë në drejtim me akrepat e orës, deri sa sqarohemi se kjo është e vetmja mënyrë për të përballuar presionin e ujit. Dhe si uji, ne vazhdojmë të lëvizim. Deri në mbrëmje, ne kemi ecur me minibusin në Kosovë, të gatshëm të fillojmë ngjitjen e vërtetë.

“Mirë se erdhët në Bjeshkët e Namuna “, thotë guida jonë shqiptare Ardit, në mëngjes. Ai është i ri, i ditur dhe i pashëm: Matt Dillon me diplomë të historisë dhe një çantë shpine. “Këtu fillon me të vërtetë argëtimi.”

Thepat duken si të dalë nga një libër i Tintin, mes gurit të ashpër gëlqeror dhe shkëmbinjve të argjendtë që rënkojnë mbi livadhet. Ato duken shumë më të egër se shumë nga homologët  evropianë perëndimorë. Mësova se të ecësh në këto male, duhet të pish ujë nga rrjedhat malore, t’i thuash lamtumirë telefonit dhe të humbësh mes kodrave. Katër ditë shtrihen përpara.

Arditi na udhëheq përgjatë shtigjeve të pjerrëta. Ne ngjitemi në një kreshtë të ashpër dhe ecim qorrazi deri në malin Gjeravica, pastaj vazhdojmë në veri. Në mbrëmjen e hershme ne bëjmë një ecje në kodra dhe e gjejmë veten në Shqipëri. Një panoramë hapet, ku shndrit dielli portokalli. Brenda 45 minutash ne jemi në një fermë, duke pirë raki, që na u dha nga një banor, që nuk pranonte jo si përgjigje.

Mali mbi fermë shënon pikën ku bashkohen kufijtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Gjeopolitika e rajonit është e përbërë nga një algjebër e ndërlikuar, por, me kalimin e ditëve, kufijtë kombëtarë bëhen pothuajse të parëndësishme. Gjurmët tona ngjallin gërmadhat e kaluara të frikshme dhe luginat e heshtura, mes shkrepave. Ka orë të tëra kur e humb fillin se në rrugën e kujt vend jemi.

Atë pasdite ne arrijmë në majën e Zla Kolata të Malit të Zi, një majë prej 2,534m që siguron një përhapje sizmike prej 360 gradësh të shtigjeve shkëmbore.

Ne qëndrojmë në akomodimin malor, disa persona në një dhomë, të lodhur si qen. Ecja është e vështirë: radhën e ka ibuprofen. Ne hamë shumë bukë, supë me mish dhe domate. Në natën tonë përfundimtare të ecjes, ne fushojmë në një kullotë të lartë, duke pjekur salçiçe në skarë dhe duke pirë verë të kuqe ndërsa kryqëzat e zjarrit fillojnë të zbehen. “Kjo mund të jetë shëtitja më e vështirë që kam bërë,” thotë një ngjitës veteran, “por ka qenë e mrekullueshme “. Arditi buzëqesh.

Kur arrijmë në Luginën e Valbonës në fund të udhëtimit, dielli është i ashpër. Flamujt shqiptarë valëviten në çatitë e fshatit, ku e kuqja dhe e zeza bëjnë kontrast me kodrat gri. Ka ende rrugë në udhëtimin tonë për në kryeqytetin e Tiranës, që kalon nga një lundrim përgjatë Liqenit të Komanit, ky i fundit një produkt aksidentalisht i këndshëm i një dige të ndërtuar nga kinezët.

Janë të këndshme kujtimet që të mbeten nga një udhëtim si ky. Horizonte të forta dhe shpatet e pyllëzuara.Djathi i deleve për mëngjes. Dhe një pllajë, në majë të një mali të madh, nga ku sheh majat e Ballkanit.

 

Ben Lerwill / The Guardian

196 herë e lexuar, 1 herë sot

Shqipëria në listen e 30 vendeve të përzgjedhura nga Forbes

Info-Treg 25/06/2017

Forbes: 30 vendet më të lira për të udhëtuar në vitin 2017

Nga: Stephanie Parker – bigworldsmallpockets.com

Ky cep i harruar i Evropës është një destinacion i shkëlqyer për çmime të lira të turizmit në një kontinent shumë të shtrenjtë. Me plazhe fantastike përgjatë bregut të saj, duke përfshirë portin e peshkimit të Sarandës, Shqipëria u jep vizitorëve mundësinë për të shijuar ujërat e Mesdheut vetëm për një pjesë të çmimit të zakonshëm. Akomodimi fillon nga më pak se 5 USD për person, ndërkohë udhëtime peshkimi ose udhëtime me anije në ishujt e afërt janë po aq të mrekullueshme.

Ka edhe disa vende interesante historike në të gjithë Shqipërinë që janë shumë të lira për t’i vizituar, kushtojnë vetëm 2- 5 USD. Nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës në gërmadhat romake në Butrint, kjo është një anë e larmishme dhe shumë e ndryshme e Evropës, e cila me siguri është me vlerë të vizitohet prej turistëve.

Burimi: Forbes

Artikulli original: http://bit.ly/2sELEuA

254 herë e lexuar, 0 herë sot

Ishulli i Sazanit mund të kthehet në destinacion turistik

Info-Treg 14/05/2015

Një bazë e braktisur ushtarake në brigjet e Shqipërisë, e mbushur me bunkerë dhe tunele, projektuar për t’u bërë ballë sulmeve bërthamore, mund të bëhet një atraksion i ri turistik këtë verë.

Ishulli i Sazanit është ende teknikisht një bazë operative ushtarake, me dy marinarë të mbetur në ishull që të ofrojë strehim për anijet që patrullojnë ujrat shqiptare, por është shumë ndryshe nga ditët kur më shumë se 3.000 trupa ishin vendosur aty me ushqim të mjaftueshëm, municion dhe karburant që mjaftonte për gjashtë muaj.

Tunelet dhe bunkerët janë dëshmi e frikës së shtetit ish-komunist për një pushtim Perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë. Ushtria italiane u vendosur këtu në vitet 1930, ndërsa në vitet 1950 baza u përdor për të monitoruar lëvizjen e anijeve italiane dhe amerikane.

Tani ajo serviret nga Agjencia Kombëtare Bregdetare e Shqipërisë si një karrem për turistët.

“Aty ku dikur ishte një vend i izoluar, një mister, për pothuajse të gjithë shqiptarët përveç disa liderëve komunistë, tani mund të kthehet në një vend tërheqës, posaçërisht për turistët e huaj,” thotë Auron Tare, i agjencisë së sapo-formuar.

ishulli i sazanit vlore

Turizmi arrin të kontribuojë vetëm me 4.8 për qind të PBB-së të Shqipërisë dhe qeveria kërkon që kjo shifër të rritet. Tare ka ftuar “ambasadorët perëndimorë” për të vizituar Sazanin këtë verë me shpresën se do të kultivojë kureshtje në lidhje me zonën. Ndërtesat e rrënuara të ishullit ende përmbajnë shtretër të vjetër, enë kuzhine, banka shkolle dhe karrige. Vila e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku, i cili u ekzekutua nga diktatori Enver Hoxha si tradhtar në vitin 1974, gjithashtu mbetet.

Braktisja e ishullit ka ndodhur gjatë 25 viteve të fundit. Depot e municioneve dhe karburantit u plaçkitën në vitin 1997, nga trazirat që u pasuan prej kolapsit të skemave piramidale. Ndërsa kohët e fundit u shkatërruan një kinema dhe disa ndërtesa të ish komandës gjatë ushtrimeve të përbashkëta ushtarake me trupat britanike.

Ishulli ka nevojë për energji elektrike dhe ujë të pijshëm, para se të mirëpresë turistët, por Tare ka plane për të ardhmen, duke përfshirë edhe shfrytëzimin e tuneleve anti-bërthamore si bodrume të verës. Ai tha se një shkollë apo qendër kërkimore ndërkombëtare për trashëgiminë nënujore bregdetare është gjithashtu e mundur. Një propozim nga investitorët e Las Vegasit për një kazino në ishull, është refuzuar.

Botues: Telegraph.co.uk

Autor: Hugh Morris

Fotografia: AP

1587 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]