Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Rritet çmimi i patentave

Lajme-Treg 15/02/2015

Prej muajit shkurt, marrja e patentes kushton rreth 30% më shtrenjtë. Mësuesit e drejtimit të mjetit i kanë rritur tarifat. Për përgatitjen në teori dhe praktike, shpenzimi mesatar ka kaluar nga 35 mijë lekë në 50 mijë lekë.

Përmes rritjes së tarifave, autoshkollat pretendojnë se po punojnë më shumë me drejtuesit e mjeteve.

E nëse tarifat kane shkuar drejt rritjes, një person që nuk ka shumë për praktikë në drejtimin e mjetit, mund të shpenzojë edhe më pak për tu pajisur me patentë.

Për sa i përket tarifës publike të pajisjes me patentë, nuk ka ndryshime në kosto sipas drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu.

Kjo drejtori po përgatitet të fusë në proces vleresimin e patentës me pikë.

Sipas Spahiut, sistemi i vlerësimit pritet të jetë gati brenda tre muajve, dhe synohet të ulë aksidentet në rrugë.

Si formimi më fleksibël për pajisjen e patentes edhe vlerësimi në bazë të pikëve janë një shembull europian që po ndiqet.

Por, për një patentë më të vlefshme drejtuesit e mjeteve kërkojnë të rishikohet testimi me shkrim. Në testim, gjenden pyetje që nuk lidhen me drejtimin e mjetit e rregullave të qarkullimit.

/ mapo.al

1051 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Si të blesh një makinë në Gjermani

    by në 09/02/2017 - 0 Komente

    Blerja e një makinë të re ose të përdorur në Gjermani mund të jetë një sfidë, megjithatë ka shumë informacione që mund t’ju  ndihmojnë. Blerja e makinës në Gjermani mund të jetë e suksesshme sepse ka një numër shumë të madh makinash në shitje. Makinat e perdorura mund të gjenden me një çmim të mirë […]

20 shitjet e fundit