Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Tregu i pronave në bregdetin e Adriatikut. A mund të konkurojë Shqipëria?

Info-Treg 15/09/2017

Luhatjet e tregut të pronave në bregdetin dalmat

Pas një recesioni të gjatë prej 6 vitesh (2009-2015), tashmë ekonomia e Kroacisë është në rritje, ç’ka pritet të forcojë në mënyrë të natyrshme edhe  tregun e pronave. Një rikuperim i çmimeve po ndodh edhe në kryeqytet Zagreb dhe vitet e ardhshme pritet një rimëkëmbje edhe për zonat në brendësi të vendit.

Para se të anëtarësohej në BE, investitorët vendas filluan të blinin prona të paluajtshme duke menduar se do të merrnin një vlerë më të madhe pas ditës që Kroacia do të ishte anëtarja e 28 e BE, si dhe duke shfrytëzuar rënien e vazhdueshme të çmimeve të pronave. Por 1 korriku 2013, dita kur Kroacia u bë anëtare me të drejta të plota kaloi dhe nuk solli ndonjë ndryshim për rritje të çmimeve, përkundrazi çmimet vazhduan të bien për të paktën edhe tri vite të tjera. Vetëm në vitin 2016 u vu re se indeksi i çmimeve të banesave në bregdetin kroat u rrit me 0.9%.

Zhvillimi në vitet e fundit dhe çmimet sipas zonave

Tashmë çmimet janë në rritje. Tregu i pronave në Kroaci zhvillohet në dy zona të ndryshme. Në zonat bregdetare të njohura për të huajt, çmimet vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çmimet e banesave në pjesën tjetër të vendit vazhdojnë të vuajnë.

Zonat më të parapëlqyera janë rajonet bregdetare si Qarku Šibenik-Knin (1.650 Euro/m²), Qarku i Istrias (1.577 Euro/m²) dhe Liqeni i Senj (1.169 Euro/m².). Qyteti turistik bregdetar i Dalmacisë në Split kishte rritjen më të lartë vjetore të çmimeve të banesave me një çmim mesatar prej € 2,334 për m2, sipas portalit të pronave Njuškalo. Pronat më të shtrenjta mund të gjenden në Dubrovnik (3,349 Euro/m²), e ndjekur nga qyteti turistik bregdetar i Opatija (3,113 Euro/m²) dhe ishulli turistik i Hvarit (2.850 Euro/m². ). Gjithsesi çmimet mesatare për një shtëpi shkojnë deri në 200.000 Euro, ndërsa për apartamente 80.000 Euro.

Në 1 janar 2017, Kroacia uli tatimin e transferimit të pasurive të paluajtshme nga 5% në 4%, ndërsa për transaksionet e pronës me TVSH, norma e TVSH mbetet në 25%. Në gjysmën e dytë të vitit, qeveria pritet të subvencionojë gjysmën e kësteve të kredisë për blerësit e parë për të paktën katër vjet.

 

Blerjet nga të huajt

Rreth 70,000 të huaj kanë blerë prona në Kroaci, kryesisht në bregdetin e Adriatikut, ndërkohë gadishulli Verior i Istrias po përjeton një bum blerjesh nga gjermanët.

Për shkak të kompleksitetit në lidhje me taksat dhe rregullat e pronësisë së huaj, shumica e blerjeve  kryehen nëpërmjet një kompanie, megjithatë, ndryshimet e bëra në Ligjin Kroat të Pronësisë në Shkurt 2009, tani i trajton shtetasit e BE si shtetas kroatë për blerje të pasurive të patundshme në Kroaci. Ndërsa e drejta e shtetasve jashtë BE varet nga marrëveshjet e reciprocitetit ndërmjet Kroacisë dhe vendit të blerësit të huaj.

Rreth 55% e blerjeve i takojnë gjermanëve. Austrikanët vijnë në vendin e dytë me 16%, pasuar nga britanikët (6%), hungarezët (4%) dhe holandezët (3%).

Nga 20 qarqet (ose rajonet) e Kroacisë, pesë janë më të njohurit për blerës të huaj në bregdetin e Adriatikut: Istria (33% e pronarëve të huaj), Primorje-Gorski Kotar (26%), Split-Dalmaci (12%) Zadar (8%) dhe Dubrokniv-Neretva (6%). Vetëm 3% e blerësve të huaj zgjodhën Zagrebin.

Tregu rezidencial në Kroaci vazhdon të tërheqë blerës të huaj. Shumica e kërkesës për prona në Istria vijnë nga gjermanët, austriakët dhe sllovenët, sipas Colliers International. Pronat luksoze në Dalmaci janë të njohura edhe për blerës nga Suedia, Sllovakia dhe Republika Çeke.

 

Mbështetja financiare për tregun e pronave

Tregu i pronave të Kroacisë është zhvilluar ndjeshëm gjatë dekadës së kaluar. Bankat e vjetra të mëdha shtetërore janë privatizuar dhe bankat komerciale janë ristrukturuar. Bankat austriake, italiane dhe gjermane kanë hyrë në treg. Ka pasur një rritje të ndjeshme në pjesën e kredive të shoqërive të ndërtimit, nga 1% në 2003 në 5% vitet e fundit.

Shumica e kroatëve janë pronarë të shtëpive të tyre. Në vitin 2015, rreth 90.5% e familjeve të jetonin në një shtëpi apo apartament në pronësi, sipas Eurostat. Tregu i qirasë përqendrohet në dhënien e pushimeve afatshkurtëra për të huajt dhe turistët, sidomos në bregdetin e Adriatikut.

Një tjetër temë që ndikon zhvillimin e tregut është se ka pasur mbi 800,000 aplikime për legalizimin e pronave të paligjshme, ndërkohë rreth 50% ose më shumë janë trajtuar deri më tani. Kjo ka bërë që çmimet e pasurive të patundshme në Kroaci të jenë ende të ulëta.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Kroaci aktualisht ofron prona të mira me çmime realiste dhe të arsyeshme. Shumë prej atyre ofrojnë një kthim shumë më të lartë për dhënie me qira turistëve se sa interest e ulëta të bankave. Në pak vite, komenti që ndoshta do të dëgjojmë më së shumti do të jetë: “Sikur të kisha investuar në Kroaci pak vite më parë, kur çmimet e pronës ishin ende kaq të ulëta…”

 

A mund të gjallërohet tregu shqiptar nga blerësit e huaj?

… ndoshta blerësit e vonuar do të kthejnë sytë nga një treg i ri në Adriatik, Shqipëria. Vendi ynë është kandidat zyrtar për anëtarësimin në BE që prej 2016 dhe nëse do të përfundojnë me sukses reformat, të cilat janë edhe kërkesat kryesore të BE, mund t’i ofrohet ftesa për t’u bërë anëtar me të drejta të plota. Nëse marrin jetë edhe projektet e propozuara nga plani i ri për Ballkanin “Berlin Plus” për ndërtimin e superstradave dhe përmirësimin e infrastrukturës, ka shumë mundësi që tregu i pronave në bregdetin ballkanas të Adriatikut të zgjerohet  përtej Kroacisë.

Sipas statistikave në Shqipëri çmimet e pronave janë ende shumë të ulëta dhe mund të ngjallin interesin e blerësve të huaj.

Çmimet e pronave në bregdet sipas zonave:

  1. Shëngjini: 350-500 Euro / m²,
  2. Durres (Zonat e plazhit, Golem): 350-500 Euro / m²,
  3. Gjiri i Lalëzit (fshatrat turistike) 900-1200 Euro / m²,
  4. Qerreti (fshatrat turistike) 800-1100 Euro / m²,
  5. Vlora: Mbi 800 Euro / m²,
  6. Saranda: 780 – 1100 Euro m2,
  7. Uji i Ftohte: 450-700 Euro / m²,
  8. Orikum – Radhimë: 650 – 1000 Euro / m²,
  9. Dhërmiu: 800 – 1100 Euro / m²,
  10. Himara: 700-900 Euro / m².

Për më tepër, segmenti i vijës bregdetare të Shqipërisë do të mbyllte korridorin e kaltër nga Europa Qendrore deri në Greqi, që është një prej korridoreve më të pëlqyer të turistëve europianë.

Edhe pse aktualisht tregu i pronave në Shqipëri përballet me vështirësi të ndryshme nga ato të Kroacisë, nëse do të anëtarësohemi në BE, me përshtatjen e legjislacionit dhe tatimet mbi pronësinë kundrejt të huajve, është vetëm çështje kohe që Shqipëria të konkurojë në tregun ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme.

Referenca: 100oferta.com / monitor.al / Eurostat / Njuskalo.hr / croatia-estate.com / independent.co.uk / Globalpropertyguide.com / Colliers.com

334 herë e lexuar, 0 herë sot

Shtëpitë më të lira në Evropë

Info-Treg 07/07/2015

Në kushtet e rritjes së ulët ekonomike, Evropa është rajoni më i prekur në botë për momentin. Si pasojë çmimet e pasurive  të patundshme kanë rënë nga kërkesa e ulët, sidomos aty ku njerëzit përpiqen të fitojnë të ardhura për shtëpinë e dytë, ku shumë kanë emigruar për të fituar para dhe ku mbindërtimi ka krijuar një tepri të apartamenteve bosh.

Vazhdo leximin …

1036 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]