Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Rriten ndjeshëm çmimet e pronave në periferi

Info-Treg 05/10/2017

Nga një krahasim i çmimeve mesatare të pasurive të paluajtshme në zona të ndryshme të Tiranës vihet re një rritje e ndjeshme e çmimit në zonat e periferisë, në disa prej të cilave arrin deri në 16% brenda një viti. Nga publikimi i ofertave tek 100oferta.com kryesisht për shtëpi dhe dyqane, çmimet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2017 janë rritur me 6-16%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Rritjen më të madhe e kanë pësuar zonat e Unazës së Re me ndryshimin e çmimit nga 509 Euro/m² në 587 Euro/m², Yzberishtit (Kombinat) nga 410 Euro/m² në 476 Euro/m², pranë Kamzës (Instituti Bujqësor) nga 375 Euro/m² në 436 Euro/m² dhe Freskut nga 486 Euro/m² në 523 Euro/m². Një rritje më e lehtë 6-7% vihet re në zonat më pranë qendrës, si Komuna e Parisit dhe Liqeni i Thatë nga 785 Euro/m² në 840 Euro/m², pranë Qytetit Studenti nga 658 Euro/m² në 695 Euro/m² dhe Blloku nga 1643 Euro/m² në 1780 Euro/m².

Më poshtë është një paraqitje grafike e ndryshimit të çmimit mesatar të pasurive të paluajtshme: 6 mujori I 2016 – 6 mujori I 2017 (kliko hartën për ta zmadhuar)

251 herë e lexuar, 0 herë sot

Ulen çmimet e apartamenteve në Shqipëri

Info-Treg 17/08/2014

Transaksionet për shitje banese, rivlerësim pasurie të paluajtshme, apo kredi për strehim sipas programit të Entit të Banesave, tashmë do të kenë si bazë vlerësimi tabelat e reja, sipas udhëzimit të qeverisë, publikuar në Fletoren Zyrtare më 15 gusht, i cili përfshin vlerat mesatare të shitjes së apartamenteve për gjithë zonat e Tiranës dhe për 70 komuna e bashki në të gjithë vendin. Vazhdo leximin …

5532 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]