Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

A mund të fitosh para në Internet?

Info-Treg 16/04/2016

A mund të fitosh para në Internet?

Po. Ka njerëz që fitojnë para në Internet, por ndoshta nuk janë ata që keni dëgjuar nëpër histori të çuditshme, ose më saktë nëpër përrallat e ditëve të sotme. Shumica e bizneseve të vogla e përdorin Internetin sipas nevojave të tyre, por në përgjithësi, Interneti është një mjet për shitjen e produkteve dhe për lidhjen mes njerëzve, nuk është një skemë piramidale fitimprurëse.

Marketingu në internet kërkon të njëjtat njohuri dhe praktika si marketingu tradicional. Ju duhet të keni një përgatitje të shkëlqyer, aftësi të mira vizuale dhe krijuese, duhet të jeni një hallkë e rëndësishme në lidhjen mes shitësit dhe blerësit.

Po ashtu krijimi i një sipërmarrje (start-up) në Internet kërkon aftësi në programim, njohje shumë të mirë të gjuhëve të huaja, studim të hollësishëm të tregut, sjelljes së audiencës dhe mbi të gjitha përkushtim e sakrificë.

 

Cilat janë mundësitë të fitosh para në Internet?

Në vendet e zhvilluara zotërimi i aftësive dhe mundësia për t’i përdorur ato, është thelbësore po aq sa edhe në vendet në zhvillim, edhe pse në të dy këto mjedise të ndryshme ka dallime të mëdha.

Për dikë që jeton në Shqipëri, një vend i vogël për nga madhësia e tregut dhe numri i banorëve, e me një gjuhë të përfaqësuar shumë pak në botën e Internetit, statistikat e vendeve të zhvilluara nuk vlejnë. Po ashtu, edhe mënyrat se si mund të fitosh para në Internet nuk vlejnë.

Për dikë që jeton në vendet e zhvilluara dhe bën pjesë në tregun e madh anglishtfolës ka dhjetëra mënyra, ndër të cilat më kryesoret janë:

  • Specialist për optimizim online (SEO)
  • Bloger profesionist (Copywriter)
  • Ndërtimi i faqeve për referim, promovim, reklamë (Afiliatte)
  • Shitja e produkteve online (Sell your stuff)
  • Punë nga shtëpia (Freelancer)

Ndërsa për hapësirën shqipfolëse asnjë nga këto mënyra nuk do t’ju shpërblejë qoftë edhe me 1 Euro.

 

Mashtrimet në Internet

Përveç mënyrave të suksesshme dhe transparente, edhe në botën e Internetit ekzistojnë mashtrime të llojeve nga më të ndryshmet, që po të tregoheni i pamatur mund të bëheni një ditë viktimë e tyre. Mashtrimet më të zakonshme ngrihen në formë piramidash duke premtuar shpërblim për zgjerimin e anëtarësimit prej jush, ose duke ju premtuar shpërblim për klikime në faqe të ndryshme (duke ju referuar lidhje, links ku duhet të klikoni). Si në çdo mashtrim tjetër piramidal, vetëm maja e piramidës mund të fitojë të ardhura, ndërsa pjesa tjetër nuk arrin kurrë të mbulojë shpenzimet pasi ashtu siç krijohen, piramidat zhduken sapo kanë fituar shumat e nevojshme.

mashtrim para ne internet

A mund të fitosh para në Internet?

Shpesh shohim postime në shqip, madje edhe nga ata të cilët kanë njohuri të mira mbi Internetin, që ftojnë përdorues të blogjeve, faqeve të tyre, apo në rrjete sociale, që t’i bashkangjiten fundit të piramidës, duke e ditur që po i kthejnë vizitorët e tyre në viktima, për të përfituar shuma të papërfillshme. Po, shuma të papërfillshme, sepse klikimi nga një adresë IP shqiptare është qindra herë më i lirë, se klikimi i një adrese nga vendet e zhvilluara.

Këto “oferta” e dëmtojnë tregun shqiptar, sepse i ulin reputacionin të gjithë adresave me IP shqiptare, ashtu siç konsiderohen sot të pavlefshme të gjitha klikimet nga Bangladesh, apo vendet ku piramidat e klikimeve false kanë lulëzuar disa vjet më parë.

 

Cilat janë mënyrat e sigurta dhe të ndershme?

Nuk është e lehtë të fitosh para në Internet, aq më tepër në një treg të vogël, me një gjuhë të rrallë dhe ku pagesat online pothuajse nuk ekzistojnë.

Por bashkë me disavantazhet, kemi edhe avantazhe. Për ata që kanë aftësi në programim, njohin shumë mirë anglisht dhe janë të mirëarsimuar ka mundësi të arta për të ofruar shërbime, që në vendet e zhvilluara kushtojnë shumë shtrenjt. Shumë kompani në perëndim kanë zgjeruar praktikën e kalimit të disa shërbimeve në vende me kosto më të lirë (Outsource).

Është për t’u përshëndetur iniciativa e disa të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova që kanë fituar projektet e para dhe kanë filluar të ngrejnë një linjë të re binzesi në Internet, përveç kompanive të mbipopulluara të CallCenter.

Po. Mund të bësh para në Internet edhe duke jetuar e punuar nga Shqipëria, por duke studiuar më mirë, duke fituar aftësi të nevojshme dhe duke punuar shumë. Mashtrimi nuk ja vlen asnjëherë.

1645 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Si të blesh një makinë në Gjermani

    by në 09/02/2017 - 0 Komente

    Blerja e një makinë të re ose të përdorur në Gjermani mund të jetë një sfidë, megjithatë ka shumë informacione që mund t’ju  ndihmojnë. Blerja e makinës në Gjermani mund të jetë e suksesshme sepse ka një numër shumë të madh makinash në shitje. Makinat e perdorura mund të gjenden me një çmim të mirë […]

20 shitjet e fundit