Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Shitjet e pronave bien me 30%

Info-Treg 23/08/2015

Në përditshmërinë tonë të këtij viti, gjithnjë e më shumë po shohim njoftimet me “shtëpia shitet”, “toka shitet”, “makina shitet”. Nëse ke dëshirë dhe para të blesh mund të bësh pazar të mirë. Por përkundër ofertës së madhe për shitje, kërkesa për blerje është gjithnjë e në rënie. Lefter Sila, vlerësues në agjencinë imobilare INF, tha se këtë vit volumet shitjeve kanë rënë në termat e 30-40%, ndërkohë që ofertat shitje janë rritur.

Sila tha se, blerjet e shtëpive po kryhen nga shtresa e mesme dhe lidhen me nevojat për zgjerim. Familjet e reja që blenë shtëpi para 10 vitesh tani duan të zgjerohen duke shitur garsonieret ose hyrjet 1+1, për të blerë apartamente më të mëdha 2+1. Ndërsa vihet re një tendencë në rënie e shtresave të pasura për të blerë pasuri të patundshme, shihet të jetë rritur tendenca që kjo shtresë ka për shitur.

Dyndja ku shtëpitë dhe tokat u panë si mjet më i mirë për investimin e kursimeve tani është kthyer në të kundërtën, kur zotëruesit e këtyre pronave duan të shesin disa prej tyre, në pamundësi për zhvillimin ose shitjen e tyre me çmime më të larta sesa i kishin blerë para viteve 2008, ku sektori i ndërtimit pësoi një flluskë çmimesh.

monitor 689.indd

Frika se, çmimet e pronave do të bien më tej, ka sjellë një ofertë të madhe për shitje, sidomos të trojeve në zonat urbane – shprehen agjencitë imobilare. Kjo frikë është shtuar nga bllokimi i lejeve të ndërtimit gjatë vitit që shkoi dhe një kontroll më të rreptë nga qeveria e re në ndërtimet e reja. Mirëpo ndërkohë që pasuritë e paluajtshme për shitje janë shtuar, finalizimi i blerjeve këtë vit është vështirësuar nga rritja e tatimeve nga 10 në 15% dhe problemet që pasuritë, sidomos banesat, kanë me hipotekimin.

Agjencitë imobilare e kishin pohuar këtë situatë, teksa parashikuan në fillim të këtij viti se, prisnin volume më të ulëta të shitjeve.

Pas rritjes graduale përgjatë vitit 2014, treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 5.2 pikë përqindje gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2015. Banka e Shqipërisë, gjatë anketimit që ka bërë në bizneset e ndërtimit, konstatoi se rënia e treguesit të besimit u ndikua nga rënia e kërkesës konsumatore dhe për rrjedhojë, edhe nga rënia e prodhimit.

Bizneset kanë pohuar se kërkesa për banesa të reja ka pësuar rënie të mëtejshme më 2015, me më shumë se 17%.

Për pasojë, bashkë me rënien e kërkesës është regjistruar edhe rritje e stokut të ndërtimeve të pashitura – pohon banka. Për pasojë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në ndërtim është 57%, 3.6 pikë përqindje më pak se një tremujor më parë.

Bankat tregtare kanë shtrënguar këtë vit standardet si për kredinë për blerje banese, ashtu dhe për kredinë konsumatore, duke e bërë më të vështirë perspektivën e shitjeve gjatë periudhës në vijim.

Po ndryshe nga banesat dhe trojet në zonat urbane, agjencitë imobiliare pohojnë një interes në rritje dhe më shumë transaksione për tokat bujqësore. Ministria e Bujqërisë ka shpallur rreth 20 ankande për dhënien me qira të tokës bujqësore dhe gjithashtu ka përfshirë zhvillimin e bujqësisë nëpërmjet partneritetit publik–privat.

/ monitor.al

1035 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Si të blesh një makinë në Gjermani

    by në 09/02/2017 - 0 Komente

    Blerja e një makinë të re ose të përdorur në Gjermani mund të jetë një sfidë, megjithatë ka shumë informacione që mund t’ju  ndihmojnë. Blerja e makinës në Gjermani mund të jetë e suksesshme sepse ka një numër shumë të madh makinash në shitje. Makinat e perdorura mund të gjenden me një çmim të mirë […]

20 shitjet e fundit