Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Zhvillimi i tregut botëror të pronave

Info-Treg 29/09/2015

Është koha për të blerë shtëpi në Amerikë! SHBA ka zënë vendin e parë në tregun global për pronat e shtëpive të banimit në një studim për 14 vende nga këshilltarët e pasurive të patundshme Savills. Kërkuesit analizuan trendet ekonomike dhe demografike, për të parashikuar se sa do të rriten çmimet në qytetet e njohura, gjatë pesë viteve të ardhshme.
Faktorët kryesorë: Një kombinim i rritjes së popullsisë, pasurisë në rritje dhe hapësirave të kufizuara për strehim.

1. Shtetet e Bashkuara

Tregu i shtëpive është rritur tre vitet e fundit, ndërkohë rimëkëmbja ekonomike ndjek ritmin. Çmimet janë rritur rreth 30% nga rënia e tyre në 2009.

prona te patundshme amerike

San Francisco ofron potencialin më mbresëlënëse të rritjes. Pranë Silicon Valley interesi është shtuar dhe është një nga zonat më të mira të tregjeve për banesa, duke u renditur përpara New York, Los Angeles dhe Miami.

Megjithatë vihet re një hendek i madh midis zhvillimit të teknologjisë dhe qytetit. Nga blerësit e huaj më të rëndësishëm renditen kanadezët, të ndjekur nga Meksika, India dhe Britania e Madhe.

 

2. Emiratet e Bashkuara Arabe

Akumulimi i pasurisë dhe pozita demografike pozitive, mbështesin fuqishëm tregun e pasurive të patundshme në Lindjen e Mesme. Ekonomia e Gjirit ka arritur një rritje vjetore prej të paktën 4% për tre vitet e fundit.

Dubai është qendra më e madhe e pasurive të patundshme në rajon dhe perspektivat e saj afatgjata janë të mbështetura nga roli i qytetit si një qendër globale biznesi.

 

3. Singapori

Masat për të ftohur tregun e mbinxehur aziatik shoqëruar me një ngadalësimin të përgjithshëm të ekonomisë, kanë prekur shitjet dhe kanë ulur çmimet në tregun e banesave të Singaporit.

Ky mund të jetë lajm i mirë për investitorët, megjithatë kërkesa themelore mbetet e fortë.

 

4. Mbretëria e Bashkuar

Dy vendet evropiane plotësojnë listën e 5 të parave: Britania dhe Spanja. Të dyja ekonomitë janë duke u forcuar dhe përfitojnë nga normat e ulëta të interesit.

Çmimet në tregun e banimit të Londrës janë duke shijuar një bum masiv – deri 9% vetëm gjatë vitit të kaluar, por kërkesa e përgjithshme mbetet e lartë, ndërsa ndërtimi i shtëpive të reja, i shtrënguar. Mundësitë rreth zhvillimit të sektorit të teknologjisë në kryeqytet janë reale. Çmimet e pronës në Londër janë rritur në vitet e fundit dhe tani tejkalojnë rritjen e çmimeve në pjesën tjetër të Britanisë së Madhe.

 

5. Spanja

Në prag të kolapsit në vitin 2012, ekonomia spanjolle ka kthyer fatin plotësisht, për t’u bërë një nga interpretuesit e shquar të Europës këtë vit. Çmimet e pasurive të patundshme në vend janë ende më të ulëta se 25% nga viti 2008, por tregu është stabilizuar.

Investitorët e pronës duhet të konsiderojnë ishujt e Spanjës, të tilla si Majorca dhe Ibiza. Të preferuara për turistët evropianë, këto tregje kanë qenë më elastike se ato në kontinent, në sajë të ndryshimit të kërkesës dhe kufizimit të ndërtimeve të reja.

 

CNN Money

1035 herë e lexuar, 0 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit