Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Duhet të blesh shtëpi apo të marrësh me qira?

Info-Treg 22/10/2017

Duhet të blesh shtëpi apo të marrësh me qira? – kjo pyetje i mundon të gjithë. Dhe në fakt përgjigja nuk është aq e lehtë. Eksperienca e shkurtër në tregun imobilar të Shqipërisë prej jo më tepër se 3 dekadash nuk të ndihmon me të dhëna të sakta të mbështetura mbi zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme.

Disa vite më parë, ideja që të vinte në mendje ishte të blije një shtëpi sa më shpejt që të mundeshe, sepse ishte një investim i madh. Por kjo “zgjidhje e mençur” u rrëzua, pasi shumë njerëz humbën mbështetjen financiare që kishin parashikuar gjatë dekadës së fundit.

Le të bëjmë një vështrim të ftohtë dhe të vështirë në ekonominë e blerjes së një shtëpie. Vendimi për “blerje ose qira” merrej kryesisht për të futur kokën në një shtëpi apo banesë, por kjo nuk është më e vërtetë. Nëse po mendoni për të lëvizur nga një apartament i vogël në një shtëpi të mesme, do të habiteni se sa më e shtrenjtë do të jetë, thjesht sepse po merrni pak më tepër hapësirë dhe një oborr të gjelbër me disa metra bar.

A është blerja e një shtëpie ende një investim i mirë? Në vendet perëndimore që nga viti 1975, strehimi si sektor, është vlerësuar me një rritje mesatare prej 3-4.5 për qind në vit dhe aksionet e këtij sektori, kanë një kthim mesatar afatgjatë deri në 9.8 përqind përfshirë dividentët. Ndërsa në Shqipëri, edhe pse nuk ka ende një bursë për kuotimin e kompanive shqiptare, nga statistikat duket se sektori i ndërtimit mbetet më fitimprurësi.

Pas rritjes së taksave për ndikimin në infrastrukturë për ndërtuesit, vlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe taksës së banesave që pritet të rritet në fillim të vitit tjetër, çmimet e shtëpive vazhdojnë të rriten. Ndërkohë janë dhënë 298 leje në 6 muajt e parë të këtij viti, ose tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, pra 135 leje më shumë. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në tremujorin e dytë janë dhënë 197 leje, ku Tirana vijon të ketë numrin më të lartë dhe nga këto, numri i lejeve të miratuara për banim zë 61,4 %.

Krahasimi i tregut të banesave mbështetet tek një pikë kyçe: blerja e një shtëpie mund të rikthejë investimin si divident, duke e justifikuar pagimin e qirasë. Përfitimi nga të jetuarit në një shtëpi duhet të paguajë një “dividend të shfrytëzimit” prej 4-6 përqind. Pra, nëse po mendoni për të blerë një shtëpi prej 100.000 Euro, ju duhet të merrni 4.000 – 6.000 Euro në vit përfitime nga jetesa në të. Kjo është e krahasueshme me rreth 400 Euro/muaj qira.

Kur merrni me qira, qiradhënësi paguan taksat, sigurimin, mirëmbajtjen dhe nganjëherë edhe shërbimet. Nëse blini një shtëpi, planifikoni të zëvendësoni rrjetin e ujit, bravat e dyerve ose dyert, rrethimin, çatinë etj pas disa viteve. Nëse do të punësoni një njeri për mirëmbajtjen, ndoshta do të paguani më shumë sesa pronari i shtëpisë suaj.

Shumica e njerëzve që mendojnë për blerjen e shtëpisë e krahasojnë shumën me pagesat mujore me qira, e cila është një pikënisje e mire, por duhet marrë parasysh vetëm pjesa e pagesës mujore pa interes kredie.

Shembull: ju blini një shtëpi 100.000 Euro me një kredi 30-vjeçare në 4.25 për qind. Supozojmë se pagesa juaj mujore do të ishte 500 Euro, por 145 Euro nga këto do të shkonin për pagesën e shtëpisë dhe do t’ju mbeten 355 Euro. Mendojeni këtë për 30 vjet.

Shpenzimet e transaksioneve në sektorin e ndërtimit janë gjithashtu të mëdha. Agjentët e pasurive të patundshme përfitojnë 3.5 – 5 % komision mbi shitjet, të cilat do të bëjnë shtëpinë tuaj edhe më të shtrenjtë. Ju mund ta blini shtëpinë edhe vetë, duke zvogëluar çmimin që mund të merrni për të. Fillo duke kërkuar tek 100oferta.com për një orientim të çmimeve sipas zonave dhe gjej kohën për të kontaktuar shitësit.

Kur je qiramarrës nuk ke asnjë kontroll mbi pronën, nëse qiradhënësi vendos ta shesë pronën, do të duhet të kërkosh një shtëpi të re. Pronari gjithashtu mund të rrisë qiranë në fund të periudhës së kontratës.

Një nga përfitimet e zotërimit të një shtëpie është aftësia për të bërë me të atë që dëshiron (sipas rregullave). Kur vajza juaj dëshiron që muret e dhomës së gjumit të lyhen me ngjyrë rozë, mund t’i tregoni asaj se si të përdorë një rul boje. Mund të vendosni një zgarrë në oborr apo të keni tualetet në çdo ngjyrë. Kur merrni një shpërblim ose bonus nga puna, mund të përmirësoni kushtet tuaja duke shtuar një vaskë, ndërsa qiramarrësit nuk e kanë atë mundësi. Kur humbni vendin e punës, mund ta shtyni blerjen e tapetit të ri.

Por ka edhe detyrime që s’presin. Kur çatia fillon të rrjedhë, nuk mund t’i thuash shiut të presë se është moment i papërshtatshëm. Duhet të keni rezerva financiare për riparime të paplanifikuara.

Pra, është në dorën tuaj të zgjidhni. Ka edhe shumë faktorë emocionalë që ndikojnë një zgjidhje matematikore. Për çdo familje shqiptare të kesh shtëpinë tënde është një nga qëllimet kryesore të jetës, një nga arritjet më të sigurta për familjen.

301 herë e lexuar, 0 herë sot

Rriten ndjeshëm çmimet e pronave në periferi

Info-Treg 05/10/2017

Nga një krahasim i çmimeve mesatare të pasurive të paluajtshme në zona të ndryshme të Tiranës vihet re një rritje e ndjeshme e çmimit në zonat e periferisë, në disa prej të cilave arrin deri në 16% brenda një viti. Nga publikimi i ofertave tek 100oferta.com kryesisht për shtëpi dhe dyqane, çmimet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2017 janë rritur me 6-16%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Rritjen më të madhe e kanë pësuar zonat e Unazës së Re me ndryshimin e çmimit nga 509 Euro/m² në 587 Euro/m², Yzberishtit (Kombinat) nga 410 Euro/m² në 476 Euro/m², pranë Kamzës (Instituti Bujqësor) nga 375 Euro/m² në 436 Euro/m² dhe Freskut nga 486 Euro/m² në 523 Euro/m². Një rritje më e lehtë 6-7% vihet re në zonat më pranë qendrës, si Komuna e Parisit dhe Liqeni i Thatë nga 785 Euro/m² në 840 Euro/m², pranë Qytetit Studenti nga 658 Euro/m² në 695 Euro/m² dhe Blloku nga 1643 Euro/m² në 1780 Euro/m².

Më poshtë është një paraqitje grafike e ndryshimit të çmimit mesatar të pasurive të paluajtshme: 6 mujori I 2016 – 6 mujori I 2017 (kliko hartën për ta zmadhuar)

251 herë e lexuar, 0 herë sot

Si të blej shtëpi në Shqipëri?

Këshilla të dobishme 20/06/2017

Përcaktoni buxhetin

Ky është hapi kryesor që përcakton se cilën shtëpi mund të blini. Për një përfundim më të saktë, kërkoni vlerësimin nga një profesionist ose bankë, që mund të kontrollojë të ardhurat tuaja, borxhet dhe kreditë.

Zakonisht në vendet e zhvilluara rregulli i thjeshtë është synimi për një shtëpi, e cila kushton sa 30 fishi i pagës mujore, por në Shqipëri ky indeks ndryshon nga 50-100. Nëse keni borxhe, detyrime të tjera financiare apo doni të mos hiqni dorë nga ndonjë hobi i shtrenjtë, mund t’ju duhet të ulni pritshmëritë.

Ka dhe një rregull tjetër nqs. merrni një kredi: Pagesat mujore për shtëpinë nuk duhet të kalojnë 36% të të ardhurave bruto mujore. Mundësia e pagesës së kësteve mujore do të përcaktojë blerjen që mund të përballoni.

Sigurimi i të ardhurave

Ndryshe nga vendet e zhvilluara, ku huadhënësit pëlqejnë të shohin 20% të çmimit të shtëpisë si paradhënie, në Shqipëri do t’ju duhet jo më pak se 70% e vlerës së shtëpisë. Pasi ta keni konsideruar pagesën paraprake, sigurohuni që ju mbeten mjaftueshëm të ardhura për të mbuluar tarifat dhe kostot e tjera. Këto mund të përfshijnë tarifën e vlerësimit, tarifat e huasë, tarifat e avokatisë, tarifat e inspektimit dhe koston e regjistrimit të titullit, të cilat zakonisht shkojnë deri në 5% të shumës së hipotekës.

 

Kërkoni për një shtëpi tek 100oferta.com

Ky kërkim ju njeh hollësisht me çmimet e tregut, duke bërë krahasimet e nevojshme sipas zonave, apo ofertave për shtëpi në shitje nga individë dhe agjenci imobilare.

Hapi juaj i parë është të kuptoni se në cilën qytet apo lagje dëshironi të jetoni. Shikoni shenjat e vitalitetit ekonomik: një përzierje e familjeve të reja dhe çifteve të vjetra, papunësi të ulët dhe të ardhura të mira. Kushtojini vëmendje të veçantë zonave me shkolla të mira, edhe nëse nuk keni fëmijë të moshës shkollore. Kur vjen koha për të shitur, do të zbuloni se një sistem i fortë shkollor është një avantazh i madh për të ndihmuar shtëpinë tuaj të mbajë ose të fitojë vlerë.

Mundohuni gjithashtu të merrni një ide rreth tregut të pasurive të patundshme në zonë. Për shembull, nëse shtëpitë po shiten afër çmimit të kërkuar, kjo tregon se zona është e dëshirueshme. Nëse keni mundësi, mendoni për një blerje jashtë sezonit, e cila në përgjithësi është në muajt e ftohtë të vitit – do të keni më pak konkurrencë dhe shitësit mund të jenë më të gatshëm për të negociuar.

Nëse nuk arrini në një përfundim që ditën e parë, mund të vazhdoni kërkimin për disa ditë, sepse çdo ditë tek 100oferta.com publikohen rreth 50 oferta të reja për pasuri të paluajtshme, duke pasqyruar edhe levizjen e çmimeve – tendencën e tregut. Jini të kujdesshëm në zgjedhjen e kritereve të kërkimit: për shembull, zgjidhni çmimet 10% më lart dhe 10% më poshtë çmimit tuaj të vërtetë, duke përdorur kutinë “Kërko me detaje”.

 

Gjeni një agjenci imobilare

Shumica e shitësve publikojnë ofertat për shtëpi nëpërmjet një agjenti, të cilët paguhen në bazë të një përqindjeje të çmimit të blerjes. Duke ditur se tek 100oferta publikojnë ofertat më shumë se 50 agjenci imobilare dhe 500 agjentë, ju mund ta kryeni krëkimin për një agjent imobilar tek 100oferta.com.

 

Bëni një ofertë

Sapo të gjeni shtëpinë që dëshironi, lëvizni shpejt për të bërë ofertën tuaj. Nëse jeni duke bashkëpunuar me një agjent për blerje, atëherë merrni këshilla nga ai për një ofertë fillestare, por nëse po pyesni agjentin e shitësit, hartoni vetë strategjinë.

Mundohuni të shihni të dhënat për të paktën tre shtëpi që kanë shitur kohët e fundit në lagje. Nëse e doni me të vërtetë shtëpinë, mos e humbni. Shitësi mund të heqë dorë nga zgjatja e tepërt.

Nuk ka sistem të pagabueshëm për negocimin e një çmimi të drejtë. Herë pas here është më mirë të merresh drejtpërdrejt me shitësin vetë. Pasi të keni arritur një çmim reciprokisht të pranueshëm, agjenti i shitësit do të hartojë një ofertë për blerje që përfshin një datë për të mbyllur transaksionin.

 

568 herë e lexuar, 0 herë sot

Rriten kërkesat për blerje pronash

Info-Treg 27/01/2017

Kërkimi për prona në shitje në gjysmën e dytë të vitit 2016 u rrit pothuajse 3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 tek 100oferta.com. Rritja filloi që në muajt e verës; korrik – gusht, duke arritur përkatësisht në 134.678 dhe 143.094 kërkesa, ndërsa arriti shifrën rekord prej 265.298 kërkesa në dhjetor 2016.

Kutia e kërkimit vetëm për prona tek 100oferta.com është përdorur gjithsej 1.139.704 herë në gjashtëmujorin e dytë të 2016, ose afërsisht 3 herë më shumë krahasuar me 358.985 kërkimet e të njëjtës periudhë për vitin 2015. Mesatarisht janë regjistruar 6.332 kërkime në ditë për prona në shitje të tipeve të ndryshme si: apartamente, ambjente biznesi, shtëpi banimi ose vila dhe troje.

Kërkimet kryesore janë drejtuar tek kategoria “Apartamente 2+1” në shifrën 35% (ose 398.654 kërkime), e ndjekur nga kategoria “Apartamente 1+1” me 21% dhe kategoria “Ambjente biznesi” (dyqane, zyra, magazina) me 17% të kërkimeve. Kategoritë e tjera si “Apartamente 3+1 ose më të mëdha“ kanë regjistruar 8.6% të kërkimeve, “Troje” 8% dhe “Shtëpi, vila” 6.4 %.

Kryeqyteti i vendit, Tirana, mbetet e parapëlqyera për investimin në pasuri të paluajtshme me 78% të kërkesave ose 888.426 kërkesa për gjashtë muajt e fundit të vitit 2016, e ndjekur nga Durrësi me 6.1%, Saranda 4.7%, Vlora 3.2%, Shkodra 2.3% dhe Fieri 2.1%.

Rritjes së kërkesave për prona në shitje i është përgjigjur njëkohësisht edhe rritja e publikimit të ofertave nga agjenci të ndryshme imobilare dhe persona që zotërojnë titujt e pasurive të paluajtshme. Gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2016, janë publikuar 5.734 prona në shitje, nga të cilat 483, ose 8.4% e tyre janë deklaruar të shitura tek 100oferta.com, pra oferta të suksesshme për postuesit.

Pas 5 viteve në tregun shqiptar të ofertave 100oferta.com është kthyer në faqen më prestigjoze dhe të besueshme për shitësit e blerësit dhe krenohet me kontributin që jep për zhvillimin e tregut shqiptar nëpërmjet cilësisë së shërbimit të informacioneve të dobishme në internet. Tek 100oferta.com do të ketë gjithmonë hapësirë për publikimin e ofertave falas nga të gjithë personat dhe kompanitë, pa u kushtëzuar dhe duke u trajtuar me të njëjtën përkujdesje për çdo ofertë të publikuar.

580 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]