Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Udhëtimi epik në Bjeshkët e Namuna

Promovim 26/05/2015

James Ottery nga gazeta e mirënjohur “The Telegraph” u ngjit në majat e Bjeshkëve të Namuna dhe tregon për eksperiencën e tij të paharrueshme.

Mos e lini emrin t’ju mbajë larg. Këto maja të qeta e të pashkelura mund të njihen si Bjeshkët e Namuna, por kur të jeni mes shpateve të tyre të fuqishme, “të bekuara” mund të tingëllojë një mbiemër më i mirë.

Për udhëtarët që pëlqejnë shtigjet e largëta, majat e thepisura dhe mikpritjen ballkanase, ky udhëtim do të shënojë një nga aventurat më të mëdha të verës. Shqipëria, në çdo formë, është një destinacion i shkëlqyer udhëtimi. Ajo është krenare, e bukur dhe e pasur në traditë – por ndryshe nga vendet e tjera, është e paharrueshme.

bjeshket e namuna shqiperi 1

Alpet Dinarike, ku përfshihen edhe Bjeshkët e Namuna, janë vetëm disa orë në veri të kryeqytetit. Fasadat gri të qyteteve ia lenë vendin livadheve të mbushura me lule. Lumenjtë e akullt gurgullojnë nëpër luginat e gjelbra. Shtigjet e qeta të barinjve gjarpërojnë mbi male, përmes pyjeve të ahut, nën hijet e të cilëve gjenden stanet.

 

A është ky udhëtimi më i lartë i Europës?

Kë është një udhëtim në një vend evropian, por jo si zakonisht, thellë në një qoshe të izoluar, por madhështore të kontinentit. Edhe pse shiu i verës është i rrallë, moti mund të ndryshojë aty për aty. Do t’ju duhet një xhaketë e papërshkueshme nga uji, bashku me një kapele dielli dhe disa pantallona të konvertueshme.

Do të ecni në këmbë për pothuajse një javë përmes peizazheve të mahnitshme. Në një pikë, gjurmët tuaja do të lenë shenjë mbi gurë në lartësinë 2,217 m, në malin e Arapit.

Mikpritja malësore këtu nuk është më pak e dobishme. Malet janë të populluar me fshatra të shpërndarë larg, kështu që akomodimi i zakonshëm mund të jetë në shtëpitë e vogla të fshatrave. Ju pret një dhomë me një pamje piktoreske dhe një vakt i bollshëm.

bjeshket e namuna shqiperi 2

Ka arsye pse udhëtarët e apasionuar pas hiking, flasin për Shqipërinë e Veriut me superlativa. Për këdo që vlerëson emocionin e vërtetë të aventurës jashtë rutinës, ka pak vende më tërheqës se sa majat gëlqerore të Ballkanit.

Pjesa më e madhe e maleve është e arritshme vetëm gjatë muajve të verës, ç’ka e bën shkëputjen nga bota e zakonshme edhe më tërheqëse. Shija e maleve plotësohet nga troftat e egra të pjekura dhe rakia e kumbullës.

Artikulli në origjinal: http://www.telegraph.co.uk/sponsored/travel/adventure-travel-clothing/11621436/europe-top-mountain-hike.html

1207 herë e lexuar, 0 herë sot

Land Rover teston në Bjeshkët e Namuna makinën e re Discovery

Promovim 22/05/2014

Drejtuesit e kompanisë Land Rover (në pronësi të TATA Motors) kanë vendosur që të testojnë modelin e ri të Discovery në bjeshkët shqiptare, pikërisht Bjeshkët e Namuna, të njohura si Alpet Shqiptare. Relievi është zgjedhur në Theth.

Ekipi që realizoi xhirimet e klipit është mahnitur nga pamjet në këtë mrekulli natyrore të Shqipërisë. Ata e cilësojnë Thethin, si vend mikëpritës, me njerëz me fytyra të qeshura, pavarësisht se jetojnë “të izoluar” nga zhvillimi.

Vazhdo leximin …

1052 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]