Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Rriten ndjeshëm çmimet e pronave në periferi

Info-Treg 05/10/2017

Nga një krahasim i çmimeve mesatare të pasurive të paluajtshme në zona të ndryshme të Tiranës vihet re një rritje e ndjeshme e çmimit në zonat e periferisë, në disa prej të cilave arrin deri në 16% brenda një viti. Nga publikimi i ofertave tek 100oferta.com kryesisht për shtëpi dhe dyqane, çmimet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2017 janë rritur me 6-16%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Rritjen më të madhe e kanë pësuar zonat e Unazës së Re me ndryshimin e çmimit nga 509 Euro/m² në 587 Euro/m², Yzberishtit (Kombinat) nga 410 Euro/m² në 476 Euro/m², pranë Kamzës (Instituti Bujqësor) nga 375 Euro/m² në 436 Euro/m² dhe Freskut nga 486 Euro/m² në 523 Euro/m². Një rritje më e lehtë 6-7% vihet re në zonat më pranë qendrës, si Komuna e Parisit dhe Liqeni i Thatë nga 785 Euro/m² në 840 Euro/m², pranë Qytetit Studenti nga 658 Euro/m² në 695 Euro/m² dhe Blloku nga 1643 Euro/m² në 1780 Euro/m².

Më poshtë është një paraqitje grafike e ndryshimit të çmimit mesatar të pasurive të paluajtshme: 6 mujori I 2016 – 6 mujori I 2017 (kliko hartën për ta zmadhuar)

203 herë e lexuar, 0 herë sot

Rriten kërkesat për blerje pronash

Info-Treg 27/01/2017

Kërkimi për prona në shitje në gjysmën e dytë të vitit 2016 u rrit pothuajse 3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 tek 100oferta.com. Rritja filloi që në muajt e verës; korrik – gusht, duke arritur përkatësisht në 134.678 dhe 143.094 kërkesa, ndërsa arriti shifrën rekord prej 265.298 kërkesa në dhjetor 2016.

Kutia e kërkimit vetëm për prona tek 100oferta.com është përdorur gjithsej 1.139.704 herë në gjashtëmujorin e dytë të 2016, ose afërsisht 3 herë më shumë krahasuar me 358.985 kërkimet e të njëjtës periudhë për vitin 2015. Mesatarisht janë regjistruar 6.332 kërkime në ditë për prona në shitje të tipeve të ndryshme si: apartamente, ambjente biznesi, shtëpi banimi ose vila dhe troje.

Kërkimet kryesore janë drejtuar tek kategoria “Apartamente 2+1” në shifrën 35% (ose 398.654 kërkime), e ndjekur nga kategoria “Apartamente 1+1” me 21% dhe kategoria “Ambjente biznesi” (dyqane, zyra, magazina) me 17% të kërkimeve. Kategoritë e tjera si “Apartamente 3+1 ose më të mëdha“ kanë regjistruar 8.6% të kërkimeve, “Troje” 8% dhe “Shtëpi, vila” 6.4 %.

Kryeqyteti i vendit, Tirana, mbetet e parapëlqyera për investimin në pasuri të paluajtshme me 78% të kërkesave ose 888.426 kërkesa për gjashtë muajt e fundit të vitit 2016, e ndjekur nga Durrësi me 6.1%, Saranda 4.7%, Vlora 3.2%, Shkodra 2.3% dhe Fieri 2.1%.

Rritjes së kërkesave për prona në shitje i është përgjigjur njëkohësisht edhe rritja e publikimit të ofertave nga agjenci të ndryshme imobilare dhe persona që zotërojnë titujt e pasurive të paluajtshme. Gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2016, janë publikuar 5.734 prona në shitje, nga të cilat 483, ose 8.4% e tyre janë deklaruar të shitura tek 100oferta.com, pra oferta të suksesshme për postuesit.

Pas 5 viteve në tregun shqiptar të ofertave 100oferta.com është kthyer në faqen më prestigjoze dhe të besueshme për shitësit e blerësit dhe krenohet me kontributin që jep për zhvillimin e tregut shqiptar nëpërmjet cilësisë së shërbimit të informacioneve të dobishme në internet. Tek 100oferta.com do të ketë gjithmonë hapësirë për publikimin e ofertave falas nga të gjithë personat dhe kompanitë, pa u kushtëzuar dhe duke u trajtuar me të njëjtën përkujdesje për çdo ofertë të publikuar.

555 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]