Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Ju prezantojmë aplikacionin Albania nga CityInformation

Promovim 30/08/2017

Ne pyetëm Menaxherin e Marketingut të CityInformation për Shqipërine, Geri Cakoni,  rreth modelit të tyre të biznesit, tendencat e përdorimit dhe çfarë mundësish mund t’u ofrojnë përdoruesve dhe reklamuesve.

CityInformation, cfarë mund të na thoni për këtë emër?

CityInformation është platforma më e madhe në botën e internetit kur bëhet fjalë për CityApps (aplikacione qytetesh) dhe ofron zgjidhje të gjithanshme për më shumë se 1000 qytete. Përdoruesi i CityApp, në Shqipëri me aplikacionin “Albania” , ka aftësinë të kalojë brenda qyteteve. Këta vizitorë nuk janë të vendosur vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. CityInformation vazhdimisht kërkon të përmirësohet duke u bërë partner me administratat, bizneset dhe shërbimet lokale dhe kombëtare. Si platformë leader në botë në CityApps, ne ofrojmë një kanal të shkëlqyer për të komunikuar mesazhet tuaja me banorët dhe vizitorët e qytetit tuaj.

 

A është me të vërtetë një zgjidhje gjithë-në-një?

Kur ju jeni në gjëndje të përdorni një aplikacion të vetëm për më të shumtën e shërbimeve dhe informacione të nevojshme, atëhere po! Albania CityInformation u mundëson përdoruesve të shohin lajme nga vendi dhe bota, lajme futbolli dhe ndeshjet live, të bëjnë Shopping online dhe të bëjnë rezervime në kinema, teatër. Ju gjithashtu mund të kontrolloni statusin e nisjeve dhe mberritjeve në aeroport, të prenotoni një taksi ose të merrni me qira një makinë , të rezervoni një tavolinë në restorantin tuaj të preferuar, të shihni aktivitetet e ndryshme në Tiranë dhe Shqipëri dhe shumë informacione dhe shërbime të tjera të gjitha në një aplikacion, duke kursyer kohë dhe memorien e telefonit.

Zgjidhja jonë gjithë-në-një është në sherbim të vendasve dhe turistëve.

 

Si funksionon modeli i biznesit i CityInformation?

Me teknologjinë tonë CityApps, pra me kalimin nga një qytet në tjetrin me thjeshtësinë e një klikimi, reklamuesit janë në gjendje të lokalizojnë përpjekjet e tyre të marketingut duke arritur konsumatorët në zona gjeografike specifike.

Krahas informacioneve rreth blerjeve lokale, ne gjithashtu u ofrojmë përdoruesve tanë një “magazinë” cilësore online ku ata mund të shfletojnë shumë dyqane dhe shërbime të ndryshme të botës online. Pra, me teknologjinë tonë CityApps reklamuesit pa lidhje fizike me qytetin gjejnë një vlerë të shtuar në aplikacion.

Bazuar në mënyrën se si përdoret aplikacioni ynë, ne mund t’i ofrojmë më shumë vlerë reklamuesit me modelin CPC.

Si e gjeneroni trafikun?

Para së gjithash, partneritetet tona në Shqipëri dhe në Botë janë të rëndësishme për strategjinë tonë të marketingut. Aktualisht, ne bashkëpunojmë me mbi 80 kompani në Shqipëri duke përfshirë Alpet, Abissnet, Iliria 98, 100oferta etj. Ky bashkëpunim është i dyfishtë. Nga njëra anë, ne integrojmë faqet e internetit të kompanive në aplikacionin tona, duke e bërë më të lehtë për klientet që të lexojnë lajmet, ofertat ose të shfletojnë shërbimet e kompanisë. Partneret tanë, nga ana tjetër, promovojnë përdorimin e Albania CityInformation përmes mediave të tyre sociale.

Së dyti, ne kemi filluar disa fushata lokale të marketingut. Për shembull, reklamojmë Albania CI në taksitë e qytetit të Tiranës me anë të partnerit tonë MerrTaxi. Kjo na lejon të rritim ndërgjegjësimin e markës CityInformation si edhe te aplikacionit specifik Albania CityInformation.

Së treti, ne investojmë vazhdimisht në zhvillimin e kanaleve tona të mediave sociale duke përfshirë Facebook, Instagram dhe Twitter.

Cilat janë planet që dëshironi të ndani me ne në zhvillimin e CityInformation në Shqipëri?

Para së gjithash, numri i informacioneve dhe shërbimeve do të vazhdojë të rritet në të ardhmen, duke pritur të ketë më shumë se 100 partneritete deri në Janar 2018. Kjo jo vetëm do të përmirësojë mbulimin e qyteteve në të cilat jemi tashmë aktivë por gjithashtu do të thotë se do të zgjerohemi gjeografikisht me informacion në qytete dhe rajone në jug dhe veri të Shqipërisë si Saranda, Vlora, Theth, Valbonë etj për ta bërë aplikacionin Albania CityInformation sa më të dobishëm dhe gjithëpërfshirës për vendasit dhe turistët.

Së dyti, ne po diversifikojmë partneritetet tona. Jo vetëm që po përpiqemi të krijojmë sa më shumë partneritete me kompanitë që ofrojnë shërbime dhe informacione por edhe jemi në proces dialogu me klubet e futbollit në vend dhe FSHF për ti integruar në App dhe ofruar fansave të tyre mundësinë të prenotojnë bileta dhe shikojnë lajmet e fundit nga skuadra e tyre e preferuar.

Së treti, produkti përmirësohet vazhdimisht duke implementuar risi për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit, p.sh. Një përzgjedhje më të gjerë të gjuhëve dhe mundësinë për të kaluar në ndonjë qytet tjetër pa pasur nevojë të shkarkojë një tjetër CityApp.

CityInformation ka partner tashmë kompani si TripAdvisor, Trivago, Booking.com, The Fork dhe MediaMarkt. Sidoqoftë, ne jemi të hapur për partneritete me reklamuesit që janë të interesuar në promovimin e tyre në platformën tonë mobile.

Me aplikacionin Albania CityInformation ju gjithmonë do të keni të gjithë informacionin që ju nevojitet për Shqipërinë.

Pjesa më e mirë është që ju keni akses në një rrjet mbarëbotëror qytetesh, të gjitha në brëndësi të Albania CityInformation. Thjesht prekni menunë për të kaluar në një qytet tjetër dhe për të marrë gjithçka që ju nevojitet!

Pra, nëse jeni duke kërkuar për një aplikacion që i ka të gjitha, shkarko tani falas Albania CityInformation dhe qëndro i përditësuar me informacionin më të mirë për Shqipërinë dhe të gjitha destinacionet tuaja të preferuara!

CityInformation: Qytetet tuaja në një aplikacion!


Shënim: Kategoria “Promovim” e blogut të 100oferta.com është e hapur për të gjithë kompanitë apo individët që duan të ndajnë idetë, projektet apo historitë e tyre të suksesit me lexuesit. Shkrimet publikohen gjithashtu edhe në faqet e rrjeteve sociale të 100oferta.com. Për më tepër ju lutem lexoni: “Promovo biznesin tek 100oferta.com”

313 herë e lexuar, 0 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]