Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Future Home RE: 100oferta, e domosdoshme për tregun imobilar, kryem 55 transaksione brenda vitit

Promovim 04/05/2017

Future Home Real Estate, edhe pse një agjenci e re në tregun imobilar, është shndërruar në një nga agjencitë më prestigjoze, e cila prej ditëve të para të aktivitetit publikon ofertat tek 100oferta.com. Për këtë arsye ne patëm një bashkëbisedim me agjentët e saj, të cilët na treguan më tepër për pasionin e tyre, profesionalizmin, mënyrat e marketingut, marrëdhëniet me klientët dhe planet për të ardhmen.  

 

 

Cili ishte motivi i krijimit të Future Home Real Estate?

Po e nis me fjalën pasion, sepse nga kjo fjalë ka lindur edhe ky Brand. Është krijuar nga hiçi, për të bërë revolucion në tregun e “Real Estate” në Shqipëri, nga një grup të rinjsh, që e duan këtë punë dhe punojnë me vendosmëri dhe profesionalizëm për të arritur objektivat e tyre.

 

Prej sa kohësh operon në tregun e pasurive të paluajtshme Future Home Real Estate? Si u hodhën hapat e parë?

Jemi shumë të rinj, por me shumë eksperiencë. Kemi vetëm 19 muaj në tregun imobiliar dhe aktualisht jemi me tre zyra. Hapat e para u hodhën në zonën e Unazës së Re, me një zyrë modeste dhe shumë dashuri, për t’u ngritur në një format të këtij standardi! U afruan shumë të rinj, të cilët investuan kohën e tyre dhe besuan te kjo logo.

 

Në botën e Real Estate marrëdhënia e agjentit me klientin mund të ndërtojë ose shkatërrojë të ardhmen e agjencisë. Si e ndërton marrëdhënien me klientin Future Home Real Estate?

Shumë e vërtetë. Agjenti është fytyra e një kompanie. Jemi munduar të bëjmë trajnime emocionale dhe profesionale për t’i lënë gjithsecilit përgjegjësinë, që ky proces pune është e ardhmja dhe e tashmja për gjithsecilin nga ne! Në radhë të parë konsiderohemi familje dhe nuk e lemë njëri – tjetrin të dështojë përballë klientit.

 

Çfarë ju dallon nga agjencitë e tjera imobiliare që operojnë në Shqipëri: nga agjencitë me përvojë dhe nga agjencitë e reja?

Shërbimi profesional, sinqeriteti dhe dëshira për t’i realizuar ëndrrën çdo klienti! Punojmë 12 orë në ditë dhe jemi gjithmonë në terren, të gatshëm për të shërbyer! KJO ËSHTË DIFERENCA.

 

Sa e vlerësoni përhapjen e emrit të mirë (forcimin e brandit) dhe marketingun në përgjithësi?

Për ne ka shume vlerë emri i mirë. Mundohemi të ecim me hapa të ngadaltë, por të sigurt dhe marketingu më i mirë është përfaqësimi në terren dhe shërbimi profesional e i sinqertë me klientët. Kjo do të na rritë emrin në treg më shumë se çdo formë tjetër marketingu.

 

Si e vlerësoni bashkëpunimin me 100oferta.com?

Bashkëpunimi me 100oferta.com ka qenë shumë i frytshëm. Është një faqe e domosdoshme për tregun imobilar në Shqipëri. Ju shërben si klientëve, ashtu edhe agjencisë për ta bërë sa më të lehtë menaxhimin e informacionit, në mënyrë korrekte dhe të shpejtë.

 

A mund të veçoni disa shembuj suksesi nga publikimi i ofertave tek 100oferta.com?

Ndër shembujt konkretë kemi qera hotelesh, shitje vilash dhe apartamentesh te shtrenjta. Vitin e fundit, prej publikimit të ofertave tek 100oferta, kemi kryer rreth 55 transaksione për qira dhe shitje!

 

Si e parashikoni zhvillimin e mëtejshëm të tregut të pronave të paluajtshme në përgjithësi dhe të Future Home Real Estate në veçanti?

Shikojmë një zhvillim dhe mundësi të artë për të investur në prona dhe pozicioni i kompanive imobiliare sa vjen dhe po forcohet në treg. Kjo tregon, që tregu po kulturohet dhe po e kupton pozicionin e agjensive. Shërbimi i tyre, sa vjen dhe po bëhet më i domosdoshëm. Future Home Real Estate, në harkun e 5 viteve do të jetë një faktor kryesor në tregun imobilar, duke pretenduar zgjerimin edhe në rajon.


Shënim: Kategoria “Promovim” e blogut të 100oferta.com është e hapur për të gjithë kompanitë apo individët që duan të ndajnë idetë, projektet apo historitë e tyre të suksesit me lexuesit. Shkrimet publikohen gjithashtu edhe në faqet e rrjeteve sociale të 100oferta.com. Për më tepër ju lutem lexoni: “Promovo biznesin tek 100oferta.com”

562 herë e lexuar, 2 herë sot

Si të bëhesh një agjent imobiliar i suksesshëm

Këshilla të dobishme 01/02/2017

Çfarë duhet të bësh, që të kesh sukses në botën imobiliare? Disa mund t’ju thonë se është shumë e thjeshtë, mjafton të shesësh. Por, për çdo agjent, veçanërisht për ata të rinjtë, mund të jetë e vështirë. Shitja e pronave është një biznes i komplikuar, dhe fitimi i të ardhurave të konsiderueshme nuk ndodh brenda ditës.

Ja 10 këshilla themelore për agjentët e rinj të pasurive të patundshme.

 

  1. Gjej kompaninë e duhur imobiliare

Në hapat e parë, askush nuk ka një reputacion për t’u mbështetur. Kjo është arsyeja pse duhet të jeni pjesë e ekipit më të mirë në treg. Mënyra më e mirë për të kuptuar se cila agjenci imobiliare është e duhura për ju, është të kryeni disa kërkime për të gjetur se cilat kompani kanë më tepër oferta për shitje pronash, cilat kanë infrastrukturën më të fortë të marketingut dhe cila ofron mbështetjen që keni nevojë për të ndërtuar karrierën tuaj. Pasi të keni piketuar disa prej tyre, bisedoni me ndonjë prej agjentëve që punojnë në këto agjenci dhe vëreni me kujdes reagimete tyre.

 

  1. Perceptimi realist

Mund të zhgënjehesh lehtë, nëse realiteti për vitin e parë si agjent i pasurive të patundshme nuk përputhet me synimet e mëdha që kishe vendosur për veten. Shumë agjentë të rinj e humbasin shpejt entuziazmin kur hasin në barrikadën e parë, ose shpenzojnë aq shumë para për marketing sa nuk kanë më mundësi të ndërtojnë siç duhet biznesin e tyre. Dhe pas kësaj ata vrapojnë me vrull drejt për të dalë nga ky labirint. Kjo nuk do të thotë se optimizmi është gjë e keqe, vetëm se duhet përzier me një dozë të realizmit në mënyrë që të mos e humbni vrullin, sidomos në kohë të vështira kur merrni përsipër telashet e  shpenzimeve të shpejta.

 

  1. Bëni një plan biznesi dhe zbatojeni me rreptësi

Pas çdo biznesi të mirë, ekziston një plan i saktë biznesi. Pasuritë e patundshme janë një biznes dhe në qoftë se doni të keni sukses, nuk mund ta bëni pa një plan të duhur biznesi. Një plan i mirë duhet të përmbajë elementë të tillë si: qëllimet e shitjes, reklamat dhe marketingu, analiza e shpenzimeve, analiza e konkurrencës dhe elementët tuaj unikë, pra ajo çfarë ju bën të ndryshëm në këtë biznes. Plani i biznesit do të ndryshojë me kalimin e kohës, por që të hidhen hapat e parë,keni nevojë për një themel të fortë. Një pjesë e këtij plani, ajo e marketingut, është një faktor veçanërisht i rëndësishëm. Duhet të keni ide të qarta se si do t’i gjeni klientët e mundshëm, si do të ngjallni interesin e tyre dhe se si do të kthehet ky interes në shitje.

 

  1. Gjeni një agjent me përvojë dhe të besueshëm

Edhe nëse keni arsimimin e nevojshëm për fushën e pasurive të patundshme, nuk ka ndonjë formulë të gatshme që t’ia dilni menjëherë me sukses në botën e ndërlikuar të shitjeve të pasurive të patundshme. Në mënyrë që hyni në lojë, duhet të trajnoheni nga një agjent me përvojë dhe i besueshëm. Ju mund t’i kuptoni të gjitha detajet financiare për të bërë shitje, por pjesa më e rëndësishme është kur vjen puna për gjurmimin e blerësit aktual. Zgjidhni dikë që ka pasur sukses të konsiderueshëm në zonën tuaj, ka një stil të ngjashëm profesional me tuajin dhe është e hapur për t’ju treguar gjithçka. Një marrëdhënie e mirë mund të jetë me dobi për të dyja palët.

 

  1. Krijimi i një markë që bën një përshtypje

Si në çdo treg, ashtu edhe në atë të pasurive të patundshme, konkurrenca do të jetë e madhe. Mënyra më e mirë për t’u përballur është krijimi i një marke biznesin tuaj, që iu identifikon dhe tregon se jeni ndryshe nga çdo agjenci tjetër. Kjo përfshin një logo të veçantë, skemën e ngjyrave, fotot e profilit dhe ndoshta një sllogan. Në mënyrë që të shisni pronat si një profesionist, do t’ju duhet të ndërtoni një markë prestigjioze.

 

  1. Gjej prerjen e artë

Shumica e agjentëve iu thonë klientëve të tyre se ata mund të shesin çdo pronë, me çdo çmim. Ky është një shembull i gabuar për t’u ndjekur, veçanërisht kur jeni një agjent i ri. Jo vetëm që demonstron mungesë të besueshmërisë, por gjithashtu tregon se ju mungon ekspertiza specifike për vlerësimin e rastit në fjalë. Premtimet e pamatura në një treg të panjohur mund t’ju çojë në katastrofë. Një strategji e mirë do të ishte të forconit markën tuaj, duke u bërë një ekspert i tregut. Fillimisht ndoshta mund të merrni përsipër një shitje të lënë përgjysëm ose në harresë, kështu që do të shmangni betejat e panevojshme me një agjent me përvojë, për të fituar me vështirësi territorin.

 

  1. Mësoni të shisni njohuritë tuaja

Në mënyrë që të shisni pasuri të patundshme, duhet të keni njohuri rreth pasurive të patundshme. Nëse nuk keni njohuri për detaje të rëndësishme si prezantimi, çështjet që kanë lidhje me transaksionet, çështjet ligjore etj, atëherë mos nxitoni të filloni kontaktet me klientët. Nuk është e mjaftueshme thjesht të shisni veten sikur keni njohuri të përgjithshme, por duhet të demonstroni se ju i njihni problematikat dhe informacionin e tregut, në mënyrë që të ndërtoni reputacionin tuaj si ekspert në fushën e zgjedhur.

 

  1. Jeni produktiv në përcaktimin e qëllimeve

 

Nëse jeni i vetë-punësuar, ju nuk keni shef apo mbikëqyrë që ju vendosin oraret, apo që ju kontrollojnë a keni punuar mjaftueshëm çdo ditë. Kjo lloj lirie mund të jetë çliruese, por gjithashtu mund t’ju çojë në mungesë produktiviteti dhe humbjen e të ardhurave. Mënyra më e mirë për të mbajtur një standard të lartë produktiviteti është të caktoni objektivat për veten dhe të krijoni një rutinë që do ju ndihmonte të menaxhoni kohën në mënyrë efektive. Duhet të planifikoni çdo javë detyra të rëndësishme si publikim ofertash, ndërtimin e marrëdhënieve me klientët etj, dhe planin e marketingut. Nëse nuk i bëni këto detyra periodikisht, mund të mbeteni pas dhe biznesi juaj mund të vuajnë seriozisht.

 

  1. Trajtojeni klientin si mbret

Ky mund të përshkruhet si një rregull i artë në tregun imobiliar: “Trajtojini klientët tuaj, ashtu si do të donit t’ju trajtojnë.” Kur tregoni respekt të madh, integritet dhe mirësi ndaj klientëve, ju do të ndërtoni një reputacion si lloji i agjentit me të cilin njerëzit duan të punojnë. Si një agjent i ri, kjo është e paçmueshme, pasi disa prej klientëve tuaj të parë mund ta ndërtojnë ose shkatërrojnë karrierën tuaj. Në qoftë se i trajtoni drejt, ata mund të kthehet në shitës të mirë, gjë që kërkon çdo biznes.

 

  1. Vazhdoni të kërkoni për klientë të rinj

” Vazhdoni të kërkoni për klientë të rinj.” Ky mund të jetë një sllogan që duhet ta përsëritni me vete çdo ditë, ose shkruajeni me shkronja të mëdha në zyrën tuaj. Kjo tingëllon e thjeshtë, por shpesh agjentët harrojnë për rëndësinë e gjetjes së klientëve të rinj, pasi arrijnë një nivel të caktuar suksesi. Ndodh që mund të jeni mbytur me klientë një ditë dhe pastaj, një javë askush nuk i bie telefonit, as troket në zyrë. Duhet të jeni vazhdimisht duke kërkuar nga po shkon e reja, madje edhe kur ndjeheni se keni shumë kontrata në dorë, në mënyrë që të siguroheni se biznesi juaj i pasurive të patundshme është i suksesshëm jo vetëm sot, por nesër, javën e ardhshme, dhe dhjetë vjet më vonë.

  • Agent Marketing Tips

980 herë e lexuar, 1 herë sot

Si të zgjidhni një agjent imobilar

Këshilla të dobishme 05/03/2016

  1. Takojeni agjentin jashtë në ambientin e tyre të punës, jo në zyrat e tyre. Agjentët e mirë shpenzojnë shumë pak kohë në tavolinat e tyre.
  2. Sigurohuni që agjenti ka realizuar disa shitje dhe ka punuar të paktën disa vjet. Agjent duhet të jetë i gatshëm të trokasë edhe në dyer që nuk janë për shitje. Më shumë shitje do të thotë më shumë përvojë.
  3. Shikoni pronat që ka në listë. Mos u shqetësoni nëse aty nuk gjeni pronën që ju intereson. Agjenti i mirë e di se pronat e shpallura në listë rrallë prodhojnë blerës, por i përdorin ato shpallje si një mjet për të gjetur blerësit.
  4. Kontaktoni agjentin me një mik ose të afërm që ka punuar. Nëse ky agjent ka patur rezultate pozitive për një të njohur, ka gjasa që të bëjë të njëjtën gjë edhe për ju.
  5. Sigurohuni që agjenti juaj është online. Sot mbi 85% e të gjithë blerësve shohin fillimisht shtëpitë e tyre në internet. Agjentët e aftë kanë laptopë apo smartfonë, pra përdorin teknologjinë për t’i ndihmuar kudo. Një agjent i pasurive të patundshme në botën e sotme duhet të dërgojë email, SMS dhe të jetë në dispozicion të blerësit dhe shitësit.
  6. Intervistoni disa agjentë, nëse po kërkoni për një agjent blerës ose shitës. Mos harroni, agjentët do t’ju tregojnë atë që doni të dëgjoni. Mos nënshkruani një formular marrëveshje para se të kërkoni për një pronë (ju duhet të ndjeheni të lirë për të ndërtuar besimin me një agjent të pasurive të patundshme).
  7. Shikoni me vëmendje nëse agjenti është i zënë me punë. Një njeri që punon shumë dhe energjik, është agjent i mirë, por kini kujdes, nganjëherë ata janë shumë të zënë. Një agjent i pasurive të patundshme mund të punojnë vetëm në mënyrë efektive vetëm me disa dhjetra blerës, pasi do t’i duhet koha e nevojshme për një blerës. Nëse ju kalojnë tek një “asistent”, më mirë gjeni një agjent tjetër që ka kohë për ju.
  8. Sigurohuni që agjenti juaj ka dijeni mjaftueshëm. Bëni pyetje në lidhje me gjetjen e pasurive të patundshme. Nëse ata nuk dinë më shumë se ju, pse ju duhet. Shkoni tek një agjent i aftë, me njohuri lokale dhe veçanërisht njohës për mjediset e qytetit. Ata duhet të kenë përvojë dhe të jenë në gjendje t’ju udhëzojë për kompleksitetin e procesit, duke përfshirë edhe veprimet bankare që mund t’ju propozohen.
  9. Shihni se si agjenti formulon një postim të ofertave online, a mund të lexohet mjaftueshëm nga personat e interesuar? Një fromulim i mirë i ofertave të postuara duhet të ketë fotot profesionale – kjo tregon se sa profesional dhe i përditësuar është ky agjent me tregun e sotëm.
  10. Bëni disa kërkime. Sa i respektuar është ky agjent? Ju doni një agjent që të ketë rrjetin e tij dhe të bashkëpunojmë me agjentë të tjerë. Agjentët e aftë priren të dinë rreth agjentëve të tjerë në zonë dhe kanë marrëdhënie të mira pune me ta.
  11. Kontrolloni referencat që një agjent duhet të jetë në gjendje të tregojë. Pyetni agjentët e tjerë të pasurive të patundshme në se ata e njohin dhe e respektojnë.
  12. Pyeteni agjentin tuaj ku jeton. Një agjent që jeton dhe punon në atë lokalitet e ndjen pulsin e tregut më mirë dhe do të jetë në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme rreth komunitetit. Ai duhet të dijë ku ndodhen shkollat dhe ambjentet publike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në qytetet e mëdha.
  13. Nëse e pyesni “Mund të më rekomandoni bankat që ofrojnë kredi të volitshme?”, ai duhet të ketë njohuri të mjaftueshme për t’ju orientuar. Mbani mend se një agjent i pasurive të patundshme në përgjithësi duhet të rekomandojë më shumë se një ofrues pa marrë komision (çështje etike).
  14. Pyesni se sa kohë ky agjent ka punuar me orar të plotë. Jo se agjentët e rinj nuk janë të aftë, por ky është një faktor i rëndësishëm. Agjentët me “shumë“ përvojë nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë.
  15. Pyesni nëse është një agjent me kohë të plotë. A është kjo puna e vetme? Ju duhet të kërkojnë një agjent me kohë të plotë.
  16. Pyesni se cili përgjigjet me komisione për transaksionin, blerësi apo shitësi dhe në çfarë shume (zakonisht, në Perëndim një agjent i pasurive të patundshme pothuajse gjithmonë mban komision nga shitësi)
  17. Pyesni “Si do të kryhet pagesa për transaksionin tim? Në çfarë kohe dhe në çfarë mënyre?”

1172 herë e lexuar, 1 herë sot

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]