Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

Këshilla të dobishme 10/01/2018

Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka nxjerrë produkte të reja, apo ka fituar ndonjë çmim. Hulumtoni për kompaninë nëpërmjet blogjeve, publikimeve, studimeve etj. Përdoreni këtë informacion për të treguar njohuritë tuaja të pozitës aktuale të kompanisë në treg dhe synimin e saj për të ardhmen.

Rishikoni CV-në. CV-ja juaj është përzgjedhur për një arsye. Edhe po të keni dorëzuar një kopje dixhitale, mos harroni të sillni një kopje të printuar për intervistë. Rilexoni përshkrimin e punës përpara intervistës tuaj, për të ndërtuar një argument bindës që shpjegon se si përvoja juaj e mëparshme ju bën një kandidat potencial për këtë rol, në këtë kompani.

Gjithmonë tregohuni të ndershëm, konçizë dhe mos “tregoni me gisht” punëdhënësit e mëparshëm. Shpjegoni raportet që keni me ndershmëri dhe besim. Pas shqyrtimit të CV-së, ka të ngjarë të vijë radha e pyetjeve nga intervistuesit. Shumë herë edhe intervistuesit nuk e dinë se cila përgjigje mund të jetë e drejtë, ose pranojnë se nuk ka përgjigje të drejtë, kështu që mos u bëni nervoz.

Ja një listë me 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune:

  • Cilat janë pikat tuaja më të forta?
  • Cilat janë pikat tuaja më të dobëta?
  • Pse jeni të interesuar për të punuar për kompaninë tonë?
  • Ku e shihni veten pas pesë viteve? Dhjetë viteve?
  • A jeni të gatshëm për t’u zhvendosur?
  • A jeni të gatshëm për të udhëtuar?
  • Më tregoni një arritje tuajën.
  • Më tregoni për një rast kur keni bërë një gabim.
  • Si e ëndërroni punën tuaj?
  • Si keni dëgjuar për këtë pozicion?
  • Na flisni rreth fillimeve tuaja.
  • Diskutoni për formimin tuaj arsimor.
  • Përshkruaj veten.
  • Më tregoni se si e trajtoni një situatë të vështirë.
  • Pse duhet t’ju punësojmë ju?

1418 herë e lexuar, 1 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]