Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Makinat fluturuese, në qiell vitin e ardhshëm

Bota e makinave 05/10/2017

Airbus po kërkon të ngrejë në qiell makinat fluturuese vitin e ardhshëm, konfirmoi shefi i CityAirbus Marius Bebesel këtë javë. Finalizimi i projektit është në rrugë të mbarë pasi CityAirbus ka kryer teste të suksesshme të sistemit të energjisë elektrike që po përdor për të ngritur makinerinë në ajër.

CityAirbus është një anije që ngrihet dhe ulet vertikalisht duke përdorur një dizajn katër rotorësh dhe që do të mund të merrte deri në katër pasagjerë në fluturime të shkurtra në zonat urbane të dendura, me qëllim lidhjen e stacioneve të mëdha të transportit duke përfshirë stacionet e trenave dhe aeroportet. Është projektuar për t’u drejtuar nga një pilot, por në fund të projektit pritet të jetë një makinë plotësisht autonome, ndërkohë që teknologjia do ta arrijë këtë.

Airbus po synon të operojë përgjatë rrugëve fikse dhe të paracaktuara, me shpejtësi maksimale prej rreth 130 km/orë. Këto makina fluturuese do të jenë në gjendje të kapërcejnë trafikun që mund të rrisë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe të dalë nga pika e tranzitit të zënë të qytetit, gjë që teorikisht do të ndihmojë në zbutjen e mbingarkesës së trafikut.

Fluturimet e shkurtra janë gjithashtu një aplikim ideal i teknologjisë së baterisë elektrike, meqenëse ky është një mjet që do të jetë në gjendje të menaxhojnë burime të energjisë elektrike në një afat të afërt. Shkëmbimi i njësisë së baterive ose ngarkimi autonom i tyre do të ndihmonte në lehtësimin e këtyre automjeteve në të ardhmen.

220 herë e lexuar, 3 herë sot

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit